Panorama Sport
Home » Panorama Plus » Diellza Kolgeci ndërpret pushimet për filmin

Diellza Kolgeci ndërpret pushimet për filmin

Bukuroshja e ekraneve shqiptare, Diellza Kolgeci, edhe këtë radhë është zhveshur në plazhin e Ulqinit për të treguar se akoma mban një fizik të mrekullueshëm. Shtatëlartë dhe shumë sensuale, Diellza ka kohë që ka filluar pushimet në bregdetin e Malit të Zi, pasi atje ajo disponon një vilë personale, të cilën e kablerë para shumë vitesh. ”Unë verën e dua tepër, tre muaj shkoj në bregdet, ngjyrë kam marrë, por unë dua akoma det, se deri më 22 shtator e kemi verën”, tregon bukuroshja Kolgeci, e cila duhet patjetër t’i ndërpresë pushimet, pasi projektet e reja presin aktivizimin e saj. Është përfolur shumë se do të fillojë xhirimi i pjesës së dytë të filmit ”Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, ku rolin kryesor e ka pasur vetë Diellza, ndërsa xhirimet e këtij filmi nuk kanë filluar. ”Unë jam duke pushuar në bregdet, por më 25 korrik fillojnë xhirimet e para për filmin, këtë ma tha mbrëmë regjisori e për këtë arsye më duhet t’i ndërpres pushimet e të shkoj në Rugovë, vend të cilin e dua shumë. Janë vetëm disa sekuenca që do xhirohen atje, e më pas mund t’u kthehem përsëri pushimeve të mia verore”, thekson Diellza, e cila si para disa vitesh, do të kthehet në qendër të vëmendjes për shkak të temës së filmit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


6 + = 13

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept