Panorama Sport
Home » Panorama Plus » “Big Basta” dhe Vesa Luma pas një 1 viti lidhje, sillen në publik si burrë e grua

“Big Basta” dhe Vesa Luma pas një 1 viti lidhje, sillen në publik si burrë e grua

Mesa duket nuk kanë ç’të fshehin më. Reperi nga Tirana, Gerald Xhari, i njohur si “Big Basta” dhe këngëtarja kosovare Vesa Luma janë shfaqur më shumë se një çift i dashuruar në natën festive të promovimit të albumit të tij të dytë me titull “Radio & Club (R&C)” të shtunën e kaluar në “Muza Park”. Albumi i ri, një prodhim i “Big City’studio”, u promovua në festën ku ishin të pranishëm miq të shumtë artistë të Big-ut. Po atë natë, Vesa është prezantuar si e dashura në krah të tij, duke shfaqur në publik skena përkujdesjeje, njësoj siç do të bënte një grua me burrin e saj. Nga fotot, që janë realizuar atë natë, duket se Vesa ka madje autoritet ndaj Bigu-t, pasi është parë ta mbajë nën kontroll, duke mos e lënë për asnjë moment vetëm. Ndërsa Bigu nga ana e tij duket se është i dashuruar pas saj, duke lënë të kuptohet se për të, Vesa ka qenë burimi i frymëzimit për 20 këngët e albumit të ri. Lidhja e tyre u zbulua nga gazeta “Panorama” mbi një vit më parë, ndërsa ata ishin të dy protagonistë të spektaklit “Dancing With the Stars”. Në një nga after-party-t e këtij show, ata u fotografuan tek kërcenin bashkë dhe shkëmbenin sjellje intime. Edhe pse nuk preferuan të flisnin për këtë histori dashurie, ata deri diku e pohuan me sjelljen e tyre vetëm disa ditë pas publikimit të lajmit, ndërsa u shfaqën çift në tapetin e kuq të finales së “Top Fest-it” të vitit të kaluar.  Ndërkohë që gjatë këtij viti, edhe pse janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ata kanë preferuar ta mbajnë lidhjen larg shtypit rozë. Lidhja e tyre u përforcua më shumë pas shpërnguljes së Vesës në Tiranë, ndërsa ishte pjesë e jurisë së “X Factor”. Ky angazhim i saj në Tiranë erdhi pas publikimit të duetit të tyre në këtë fillimvit, me klipin me titull “Boom”. Pasi u shfaqën në ekran si çift në muzikë, ata u komentuan si çifti i vitit 2012, edhe pse nuk pranuan të dilnin hapur si të dashur. Ata e cilësuan si një bashkëpunim të miqësisë së krijuar në “Dancing with the stars”, duke sjellë secili stilin e tij. Për sa i përket albumit të ri, vetë Bigu ka pohuar se bazohet në historitë e tij personale. “Big City’s studio” publikoi fillimisht klipin “Sot jam vonë”, këngë e albumit. Pjesë e këtij albumi janë shumë emra këngëtarësh të tjerë, përveç Vesa Lumës, si: Jonida Maliqi, Dj Blunt & Real 1, Brisi i grupit “Supernova”, Mr. Dj Weed, Bicrav Pruduction France, Mc Kresha, Shpat Deda, Eni Koçi, Lyrical Son, Angelo, TDS. Ndërkohë që kjo natë promovimi është komentuar dhe si një natë e deklarimit të dashurisë së tyre. Vesa Luma dhe “Big Basta” janë të dy 26- vjeçarë, dhe ende nuk dihet se sa seriozisht do e vazhdojnë këtë histori, që deri tani është komentuar si lidhje romantike.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


6 + = 7

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept