Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Kuriozitete » Aksident me motor uji në Ohër, plagoset këngëtarja “Big Mama”

Aksident me motor uji në Ohër, plagoset këngëtarja “Big Mama”

Big Mama

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia, Big Mama, ka mbetur dje e plagosur nga një aksident me motor uji në liqenin e Ohrit. Personi që e shoqëronte këngëtaren në manovrat në sipërfaqen e ujit ka mbetur i vdekur. Policia dhe mediat maqedonase kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje në liqenin e Ohrit, një kilometër larg Strugës. Agjencia INA, duke cituar zëdhënësin e Policisë së Ohrit, Stefan Dimovski, ka bërë të ditur se nga ngjarja e ndodhur në liqen, ka humbur jetën një 26-vjeçar nga Debreshti i Tetovës, i cili ishte me punë të përkohshme në Danimarkë. Sipas njoftimeve nga Policia, ky person, së bashku me këngëtaren “Big Mama”, po drejtonin motorin e ujit në liqenin e Ohrit në orët e mbrëmjes. Incidenti ka ndodhur në një moment kur dy personat që ndodheshin në motorin e ujit, kanë humbur drejtimin dhe janë përplasur në sipërfaqen e ujit. Shoqëruesi i këngëtares nuk është mbajtur dot dhe trupi i tij ka dalë nga motori, i cili e ka goditur në kokë viktimën gjatë lëvizjes së çrregullt. Nga goditja e rëndë në kokë, njoftohet se personi që e shoqëronte këngëtaren ka mbetur i vdekur dhe është fundosur në ujë disa metra në thellësi të liqenit. Burimet nga vendngjarja kanë pohuar se në këtë kohë, një grup personash ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nxjerrë viktimën me plagë të rënda, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Strugës. Burimet zyrtare bënë të ditur se në orën 20:00 është konfirmuar klinikisht vdekja e personit në fjalë. Këngëtarja “Big Mama” mësohet se ka marrë lëndime, por është jashtë çdo rreziku, ndonëse ka pësuar tronditje të thellë. Aksidenti me motorin e ujit ka ndodhur ditën e djeshme, në një kohë kur ka hyrë në fuqi ndalesa për lëvizjen e motorëve në ujë nëpër liqene nga ora 11:00 deri në orën 18:00. Kjo ndalesë, sipas autoriteteve në Maqedoni, do të vlejë deri më 31 gusht.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Aksident me motor uji në Ohër, plagoset këngëtarja “Big Mama””

  1. valja haxhidema

    ngushllime big mame per shokin e saj te ngushte qe ka pasur nje aksiden fatal ne uje tung edhe uroj qe big mama te sherohe sa me shpej qe te del prape ne skene

Beni nje Koment


4 + 5 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept