PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Aktualitet » Përgjigjet Ministri. Imami përzë deputetët, Rama: Ushtria na përgjon

Përgjigjet Ministri. Imami përzë deputetët, Rama: Ushtria na përgjon

Deputetet e PS para Ministrise se Mbrojtjes per te realizuar kontrollin parlamentar

Deputetët s’lejohen në Ministri. Kreu i PS: Kemi informacione nga brenda. Ministri: Sulmi, për interesa biznesi serbe. Debat mes deputetëve të PS e PD në Komisionin e Sigurisë për ministrin e Mbrojtjes. PS kërkon kontroll në Ministri, PD e thërret në Kuvend. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, do të raportojë në Kuvend më datë 16 korrik për akuzat e opozitës për tregti armësh dhe abuzime me strukturat e Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare u përfshi dje në debate të ashpra midis deputetëve të maxhorancës dhe opozitës për mbikëqyrjen që është kërkuar të realizohet në Ministrinë e Mbrojtjes. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, akuzoi dje ministrin e Mbrojtjes Arben Imami se po shkel Kushtetutën dhe po krijon një përplasje institucionale, duke mos lejuar për të dytën herë deputetët e opozitës që të ushtrojnë kontroll në këtë dikaster. Deputeti i PS-së, Gjoni, theksoi se opozita do t’i drejtohet me një ankesë kryetares së Kuvendit, që të marrë masa dhe për të vendosur në vend autoritetin e Komisionit të Sigurisë. Gjoni theksoi ndërkaq se i është mohuar deputetëve të PS-së e drejta e kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes, edhe pse kjo kërkesë është miratuar me unanimitet në Komisionin e Sigurisë. “Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes na ka thënë që nuk e njeh autoritetin e Komisionit të Sigurisë dhe që nuk e pranon këtë formë kontrolli të Legjislativit mbi Ekzekutivin, kësaj duhet t’i japim përgjigje sot. Ne, në radhë të parë duhet të mbrojmë dinjitetin e këtij komisioni, të parlamentarizmit dhe duhet t’i drejtohemi edhe kryetares së Kuvendit që na përfaqëson në marrëdhëniet institucionale. Sepse këtu kemi të bëjmë më një ngërç institucional”, deklaroi deputeti Ilir Gjoni. Por, për kryetarin e Komisionit të Sigurisë nuk ekziston asnjë shkelje ligjore dhe asnjë tentativë për grusht institucional. Demi theksoi se do të zhvillojë kontakte me Ministrinë e Mbrojtjes për këtë çështje. “Nuk ka asnjë puç institucional, nuk ka asnjë pengesë, por ka një bashkëpunim të ngushtë sipas Rregullores së Parlamentit, të cilën e kemi këtu”, theksoi Demi. Propozimi Deputeti i PD-së, Luan Skuqi, propozoi dje që Komisioni i Sigurisë për të gjitha pikat e kërkesës hetimore t’i kërkojë Ministrisë së Mbrojtjes që të sjellë dokumentacionin zyrtar dhe më pas të dëgjojë raportimin e Arben Imamit. Por, kjo kërkesë për të hequr dorë nga mbikëqyrja në institucion dhe kalimi i hetimit vetëm në rrugën shkresore në komision është cilësuar nga opozita si tentativë për të shmangur kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes. Deputetët u shprehen dakord që ministri të raportojë në Kuvend, por me kushtin që të mos i hiqet e drejta që të kontrollohet Ministria e Mbrojtjes fizikisht nga deputetët e PS-së. Deputeti i PS-së, Gazmend Bizhga, theksoi se ministri i Mbrojtjes në deklaratat e tij në komision ka treguar qëndrime të kundërta për tregtimin e armëve me Jemenin, çka sipas tij është faktuar e kundërta nga dokumentet zyrtare. “Ne kemi insistuar që në atë kohë Jemeni ka qenë në një luftë të hapur dhe përgjigja e ministrit ka qenë ‘ne nuk tregtojmë armë me vende që kanë probleme të brendshme apo janë në luftë civile’, në dokumentin publik që AKSHE i ka dhënë komisionit, thuhet që në datën 31 mars 2011, pra 10 ditë pasi ministri ka raportuar në komision, janë tregtuar drejt Jemenit 20 mijë copë predha-murtaje, 120 milimetra eksploziv thërrmues. Pra, tjetër gjë thotë ministri dhe tjetër gjë thonë dokumentet shtetërore”, deklaroi Bizhga.

Rama: Ushtria po përgjon opozitën

Kreu socialist akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se po përdor mjetet e Ushtrisë për të përgjuar opozitën “Kemi informacione nga brenda, Ministria fole punësh të pista”

Rama duke hyrë në mbledhjen e Grupit të PD

Kryetari i Partisë Socialiste hodhi dje akuza të forta ndaj Ministrisë së Mbrojtjes se po përgjon deputetët e opozitës. Gjatë fjalës së tij para deputetëve socialistë, Rama tha se përgjuesit do të përgjigjen pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Ashtu sikundër kemi informacione të besueshme nga brenda Ministrisë së Mbrojtjes se trafiku i sapozbuluar i armëve është vetëm maja e ajsbergut të një veprimtarie të paligjshme që shtrihet deri në përdorimin e mjeteve të Ushtrisë për përgjime me natyrë politike ndaj opozitës. I siguroj përgjuesit se do të përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Rama para deputetëve socialistë. Akuzat e kryesocialistit erdhën si reagim ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i cili sipas tij po bllokon mbikëqyrjen parlamentare të Ministrisë së Mbrojtjes. “Vetëm para një ore, një anëtar i këtij këshilli, ministri për Mbrojtjen Arben Imami, refuzoi kontrollin parlamentar në Ministrinë që është kthyer në fole parash dhe punësh të pista. Çfarë synon të fshehë Arben Imami duke penguar deputetët e opozitës të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese?! Ne e dimë mirë se çfarë fsheh, sepse i kemi të gjitha informacionet e besueshme se në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë aktualisht sundon një korrupsion që është bërë shqetësues edhe për vetë aleatët e Shqipërisë në NATO”, tha Rama. Ministria e Mbrojtjes është vënë në qendër të akuzave politike dhe mediatike kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë, drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ylli Zyla, i paraqiti dorëheqjen Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes Imami. Në motivacionin që ka shoqëruar këtë dorëheqje, kolonel Ylli Zyla shprehet: “Unë i nënshkruari, kolonel Ylli Zyla, me detyrë drejtor i Shërbimit Informativ Ushtarak, nisur nga disa sulme të pamoralshme dhe të pabazuara që më janë bërë mua dhe familjes sime në një të përditshme, për të ruajtur integritetin dhe moralin e familjes sime, integritetin e institucionit të SHIU-t si shërbim inteligjence i një vendi anëtar i NATO-s, marrëdhëniet e shkëlqyera të SHIU-t me shërbimet partnere strategjike të inteligjencës, si dhe për të garantuar vijueshmërinë normale të veprimtarisë dhe operacioneve të SHIU-t, më lejoni t’ju paraqes: dorëheqjen nga funksioni i drejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak”. Kreu i SHIU-t është përfolur për lidhje me tregti armësh, ndërsa sipas informacioneve të publikuara në media, bashkëshortja e tij ishte ortake në një kompani tregtimi armatimesh. Ilir Gjoni: Për herë të parë e dëgjoj përgjimin “Unë, për herë të parë e dëgjova sot nga kryetari i PS-së faktin që Ministria e Mbrojtjes përgjon deputetët e opozitës. Nuk kam informacion më të detajuar për këtë çështje dhe ajo deklaratë është bërë sot në Grup nga kryetari i PS-së dhe ai ka informatorët dhe burimet e tij të informacionit. Është një çështje që do kërkojmë ta hetojmë në vijim nga Komisioni i Sigurisë. Pirro Lutaj: Kryetari ka burimet e veta “Nuk kam informacion për deklaratën që beri kryetari në mbledhje, për mua ka rëndësi që ishte një fjalim shumë i saktë për atë hamulli që po ndodh sot në Ministrinë e Mbrojtjes. Unë nuk kam informacion dhe kryetari ka burimet e veta të informacionit për mënyrën sesi përgjohen deputetët e opozitës, që për mua nuk është çudi me gjithë ato shkelje që ka bërë Ministria e Mbrojtjes. Është e turpshme që të hidhet poshtë një kërkesë ligjore e Kuvendit për të kontrolluar Ministrinë e Mbrojtjes”.
Imami: Sulmi i Edi Ramës, në funksion të biznesit serb “Mjetet e Ushtrisë nuk përdoren për qëllime politike”

Arben Imami

Pas akuzave të kryesocialistit Edi Rama se Ministria e Mbrojtjes përdor mjetet e Ushtrisë për të përgjuar deputetët e opozitës, ka ardhur dje edhe reagimi zyrtar i ministrit Arben Imami. Në qëndrimin zyrtar, ministri Imami i cilëson si qesharake akuzat e kreut të opozitës, duke i quajtur ato një mentalitet i vjetër i Partisë së Punës. Imami ka siguruar opinionin se Shërbimet Informative të Ushtrisë në asnjë rast nuk përdoren për qëllime politike. “Lidhur me akuzën e dytë të ditës së sotme, për përgjime me natyrë politike, e sigurojmë opinionin publik se mjetet e Ushtrisë, të çfarë do lloji qofshin, nuk përdoren për qëllime politike. Akuzat e zotit Rama ngrihen mbi pretendime të informacionit të marrë brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është e turpshme, megjithëse fatkeqësisht opinioni publik është dëshmitar i dokumenteve e shkresave zyrtare që tundeshin në mes të sallës së Parlamentit nga deputetë socialistë, dokumente këto që mund të ishin siguruar në rrugë ligjore. Kjo tregon mentalitetin e Partisë Socialiste, ish-Partia e Punës, e cila në traditën e saj të shantazhit shpik bashkëpunëtorë politikë në Ministrinë e Mbrojtjes”, deklaroi Imami. Lidhur me akuzat për tregti armësh, në deklaratën e Ministrisë thuhet: “Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, nuk ka trafikuar dhe nuk trafikon armë. Sulmi që i bëhet tregtisë së ligjshme dhe transparente të armëve nga Republika e Shqipërisë, është në funksion të interesave të biznesit serb. Zoti Rama nuk mund të binte në një kurth kaq të lehtë, për më tepër që ai është kryetari i partisë së dytë më të madhe në vend. Ky është amatorizëm”.
Gjoni: Puç institucional i Imamit, shkelje kushtetuese Tre deputetët e Partisë Socialiste, Ilir Gjoni, Piro Lutaj dhe Armando Prenga, nuk u lejuan dje të kryejnë kontrollin në Ministrinë e Mbrojtjes. Deputetët e PS-së thanë se ministri Arben Imami, me një urdhër të veçantë, refuzoi kontrollin e këtij dikasteri nga anëtarët e Komisionit të Sigurisë. Deputetët e PS-së janë pritur sërish nga sekretari i Përgjithshëm, Edvin Kulluri, i cili i ka komunikuar urdhrin e ministrit. Pas moslejimit të kontrollit, nënkryetari i Komisionit, Ilir Gjoni, e cilësoi puç kushtetues qëndrimin e ministrit Imami. “U gjendëm përpara një rasti flagrant të shkeljes së Kushtetutës, madje unë do ta quaj një puç kushtetues. Është për të ardhur keq që ky ministër, i cili ka qenë një ndër hartuesit e Kushtetutës, të jetë edhe shkelësi më i rëndë i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Në historinë e Komisionit të Sigurisë në këto 20 vjet, unë nuk di të ketë pasur një rast të tillë. Unë kam qenë koleg me zotin Imami, kam pasur një përshtypje tjetër”, tha nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni. Pas akuzave publike të deputetëve të opozitës, ka reaguar dhe Ministria e Mbrojtjes me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Edvin Kulluri, i cili theksoi se deputetët nuk kishin një kërkesë të detajuar për kontrollin që do të ushtronin dhe nuk mund të lejoheshin të vijonin “hetimet”.  “Po sot (dje) paradite, disa deputetë të opozitës erdhën pa njoftim paraprak para Ministrisë së Mbrojtjes, duke kërkuar takim me ministrin. I prita, dhe i ngarkuar sërish nga ministri, u kërkova nëse kishin arsye konkrete për t’u takuar me zotin Imami. Deputetët e PS-së nuk shprehën ndonjë kërkesë konkrete dhe as paraqitën program të kërkuar në përputhje me procedurat. Pretendimi se ka një kërkesë të rregullt të deputetëve për kontroll apo mbikëqyrje në përputhje me procedurën parlamentare nuk qëndron. Më duhet të sqaroj se Ministria e Mbrojtjes i bindet vetëm Kushtetutës dhe ligjit të Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësisht, ashtu dhe siç u ra dakord disa ditë më parë, grupi i deputetëve nuk paraqiti kërkesën sipas procedurave parlamentare për të drejtën e mbikëqyrjes kuvendore”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes. Lutaj: Topalli të mos bëjë të paditurën Deputeti i PS-së, Piro Lutaj, kërkoi dje që në Komisionin e Sigurisë të merrte pjesë dhe kryerja e Kuvendit, në mënyrë që të vihej në dijeni për përplasjen institucionale me Ministrinë e Mbrojtjes. “I bëj thirrje kryetares së Kuvendit të mos bëjë të paditurën, por të marrë në analizë këtë çështje, të jetë e pranishme në Komisionin e Sigurisë, të njihet me praktikën për shkak të vakancave që ka marrë jashtë shtetit dhe të bëhet udhëzuese e deputetëve për të ushtruar një të drejtë kushtetuese dhe ligjore”, deklaroi Lutaj.
Rregullorja Rregullorja e Kuvendit u jep të drejtë deputetëve që të ushtrojnë kontrolle në çdo ministri, apo të kërkojnë dokumentacion në rastet kur e konsiderojnë të nevojshme. Nenet 18, 36 dhe 102 të Rregullores së Kuvendit i japin “dritën jeshile” kontrollit të Legjislativit ndaj institucioneve të Ekzekutivit. “Komisionet kanë të drejtë të thërrasin në çdo kohë ministrat për të dhënë shpjegime dhe sqarime për probleme të fushave ku ata janë individualisht përgjegjës, si dhe për zbatimin e ligjeve, të vendimeve, rezolutave ose deklaratave të miratuara nga Kuvendi. Drejtuesit e institucioneve shtetërore, me kërkesë të komisioneve, japin shpjegime dhe informojnë për çështje që lidhen me veprimtarinë e tyre. Komisionet e përhershme, brenda fushave përkatëse të përgjegjësisë, mund të kryejnë kontrolle ose të kërkojnë dokumentacione që i konsiderojnë të nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje të caktuar. Në këtë rast, kryetari i Kuvendit njoftohet me shkrim nga kryetari i komisionit. Në përfundim të kontrollit, komisionet hartojnë një raport, i cili i përcillet kryetarit të Kuvendit dhe bëhet i njohur publikisht, duke përfshirë edhe mendimin e pakicës”, thuhet në nenin 102 të Rregullores së Kuvendit.
FATION BINJAKU & ARISTIR LUMEZI

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

8 Komente per “Përgjigjet Ministri. Imami përzë deputetët, Rama: Ushtria na përgjon”

  1. Ne asnje shtet demokratik te botes, opozita nuk mund te futet brenda ne institucionet e shtetit dhe te kerkoje sqarime apo te ushtroj kontroll…keto gjera behen nga komisionet e parlamentit. Nese Ilir Gjoni e kompany kujtojne se do fitojn poena politike me keto veprime bajate e kan gabim…do u kthehet si bumerang PS:s dhe kryetarit te saj

    • Xhaxhi Guri
      Po ta kishe lexuar deri ne fund shkrimin do te kishe shancin e madhe te hapje horizontin tend “demokratik ” dhe te lexoje rregulloren e Kuvendit.Ai qe po futet eshte deputet (pra perfaqesues i popullit) dhe populli do te dije pse jo dhe te kontrolloj me ata qe e perfaqesojne dhe per te cilat paguan taxat. Ke te drejte kur thua qe kjo behet nga komisionet dhe Komisioni i Sigurise vendosi.

  2. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot

    Harroi ish-kryetari i bashkisë Tiranë Ra-ma, kur vinin kontrollet me dokumentacjon të rregullt parlamentar e ua mbyllte derën pa pyetur për ligje e për shtet. Kta lejfenat e PS janë të pafytyrë.

  3. Qe nga dita kur Shqiperia u pranua si nje shtet antar i NATO-s, ministria e mbrojtjes nuk mund te konsiderohet me si nje han pa dyer ku te fusin duarte e tyre bijte e armiqve te terbuar te kesaj aleance perendimore.
    Kete e kane shume te kjarte Gjonet e kompani, por e gjitha kjo behet vetem si nje skenar zhantazhi paraelektoral.
    Ne ministrine e mbrojtjes shqiptare ruhen sekrete qe kane te bejne jo vetem me sigurine e shtetit shqiptar, por edhe te NATO-s.
    Regullorja e parlamentit por edhe regulloret e NATO-s nuk mund te lejojne qe elemente te ish sigurimit komunist, qe duke qene punonjes te ketij dikasteri, nxjerin dokumenta sekrete per ti perdorur per qellime politike.
    Kam bindjen se ky skenar shantazhi do te kthehet ne bumerang per ata qe po e kurdisin, duke cuar para drejtesise shperdoruesit e detyrave ne ministrine e mbrojtjes.
    Me sa duket Rames i ka hikur fare fiqiri pasi kerkon tani te beje lufte edhe me NATO-n

  4. Futja kot Ded, ata nuk kerkojne te shikojne sekretet e NATO, kerkojne te shikojne korrupsionin e Xhemal GJunkshit Arben Imamit dhe atij qe organizonte pazaret daku Dritan Demirit qe ia dhane graden pa bere kursin akoma. Ministria e Mbrojtjes dhe ata qe e drejtojne jane bere turp i kombit. Ushtria duhet te jete nderi dhe krenaria e kombit, po njerez qe nuk kane as nder as komb as atdhe po e shkaterrojne dite pas dite. Na pyet ne qe jemi brenda ushtrise dhe e shikojme se cfare po i bejne ketij institucioni keta njerez. Pse nuk e dha doreheqjen me perpara Ylli Zyla po e dha tani? Prit se do dalin cudira ke per te degjuar.

    • Arjan !
      Une e shtroj problemin ne parim e nuk kam asnje fakt qe te bej akuzen tende se “Ministria e Mbrojtjes dhe ata qe e drejtojne, jane bere turpi i kombit”
      Na ndihmo ti si “i mbrendshem” te na japesh fakte per keto pazare, qe te bindem edhe une se kjo Ministri qenka e tille.
      Eshte ne natyren e shqiptareve qe per qejfmbetje te rendomta personale, ne kete rast per gradat, te ngjyje furcen me te zeze per te nxire gjithshka.
      Sigurisht qe edhe ne kete dikaster mund te kete probleme te kritikueshme si kudo ne cdo institucion shteteror ne bote. Por te mos jemi naive e te pretendojme se Ministria e Mbrojtjes e nje vendi anatar te NATO-s, te mos kontrollohet edhe prej saj. Ushtria shqiptare si nje pjese e NATO-s tashme eshte jo vetem e kontrolluar prej saj, por edhe e mbeshtetur financiarisht.
      Mendon vertete se NATO qenka kaq e verber e nuk shikon gjithe keto te zeza qe i shikon ti si “i mbrendshem” ?

  5. Ai eshte komision hetimor parlamentar dhe ka te drejten kushtetuese te ushtroje kontroll kudo e per cdo gje , per ato probleme per te cilat eshte miratuar ngritja e tij.Ngritja e ketij komisioni,perberja e tij si dhe ceshtjet qe do te hetoje,behet me ligj dhe ne kete rast nuk eshte se kemi vetem disa deputete “kokekrisur” te PS qe shkojne te futen me zor ne MIN.e Mbrojtjes,por anetaret e komisionit hetimor parlamentar ( PD+PS).Pra e thene ndryshe,A.Imami po ben nje shkelje te rende kushtetuese duke injoruar instutucionin me te larte kushtetues,kuvendin.Edhe mbrojtja e sekreteve behet me ligj,nuk i ruan ministri,pra e parashikon “ligji mbi sekretin shteteror ” se cilat dokumenta klasifikohen si te tille,si ruhen,per sa kohe ruhen, ku paraqiten,kush ka te drejte te njihet me to,etj.Pra mbi te gjtha eshte ligji,ligji nxiret nga kuvendi dhe kuvendi ka miratuar komisionin e siperpermendur.Ministri i mbrojtjes,eshte ne shkelje flagrante te ligjit.

  6. pak me siper lexova nje koment te dikujt qe i quante keta te PS si mbetje te partise se punse pra komunista. Duhet ta kujtoj zoterin se partia komuniste sot ekziston si parti me vehte, pastaj nqs se vazhdojme dhe ju drejtojme gishtin te tjereve dhe u themi te tjereve komunista. Duhet te shofim me kujdes kush po na qeveris te mos harrojme se Z. Sali Berisha ka pas qene anetar i saj. Nuk ju duket sikur populli u lodh me keto klasifikime partiake dhe se eshte i lodhur me gjithe kete menyre te shemtuar te te berit politike. Kjo do duket tek pjesmarrja e votuesve ne zgjedhjet parlamantare te 2013 ka kohe qe nr i votuesve nuk i kalon 45%. Kjo do te thote dicka apo jo?!

Beni nje Koment


5 + 5 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Me fund në biçikletë? Ja ‘truku’ që të shpëton nga sikleti

25 Kor 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy