Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Turqi, dhëndri rreh nusen ditën e dasmës

Turqi, dhëndri rreh nusen ditën e dasmës

Një dhëndër ka rrahur nusen e tij përpara ceremonisë së dasmës në rajonin Kadýkoy të Stambollit, ka raportuar e përditshmja turke “Hurriyet”. Sherri nisi mes dhëndrit dhe nuses, por u përhap edhe mes familjeve të tyre dhe ndaloi vetëm me ndërhyrjen e policisë. Dhëndri me inicialet I.O. dhe nusja C.A. po udhëtonin drejt një lokali në Kadýkoy, ku do të zhvillohej dasma e tyre me të afërmit e të dy palëve. Rrugës nusja i ka thënë dhëndrit se tezja e tij i kishte dhënë një byzylyk fals dhe jo të florinjtë gjatë ceremonisë së fejesës. Dhëndri i fyer dhe i zemëruar i tha: “Si guxon të flasësh kështu për tezen time?”; Dhe, “me të drejtën që i takonte”, ka nisur ta qëllojë atë. Grushtet kanë vazhduar edhe pasi kanë arritur në lokal. Kur të afërmit e vajzës kanë dashur të ndërhyjnë, ai i ka drejtuar një armë. Më pas, të afërmit e dhëndrit dhe nuses kanë sulmuar njëri-tjetrin në rrugë. Disa nga pala e dhëndrit janë përpjekur ta qetësojnë atë, por ai, i pangopur, u ka ikur nga duart dhe e ka sulmuar përsëri nusen e cila ishte rrëzuar në tokë. Policia në rajonin aty afër ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar dhjetë persona, por ata janë liruar përsëri pasi janë marrë në pyetje.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

19 Komente per “Turqi, dhëndri rreh nusen ditën e dasmës”

  1. po veq gjuha na ndan nga ky mentalit.

  2. KUSHURINJTE E PARE TE SHQIPETAREVE :):):):)

  3. tamam si ne shqipetaret…….

  4. edhe gjuhen shumicen e fjaleve na i kane lene ne ,si ne dhe turqit jemi anadollak pa piken e kultures ,edukates ,dime vetem me dhune ti zgjidhim problemet per nje fjale qe ajo ja besoi burrit te vete ai e ka bere camur gjithe ate dite te shenuar te jetes tij.ne ngjajme shume me ta jemi dhunues .Nuk i dua turqit dhe telenovelat nuk shikoj asnje nuk me pelqen .fundet e filmave turq jane tragjik nuk dine ta ndajne personaxhin kryesor nga te tjeret nuk kane perfundime te mira nuk i perjetojne situatat sic duhet.Nuk ja vlen te shikosh asgje.

    • Ke te drejte!! Ashtu eshte e njejta mentalitet si e turqeve eshte edhe kjo e jona,sidomos tek meshkujt,pasi nuk gjejne komunikim,por vetem grushta… Rrace m…i..mire kane thene ku ka shkelur turku,ska mbire bari…edhe per fat te keq na ka pushtuar pese shekuj,dhe kjo nuk eshte pak…na duhen tani po pese shekuj qe te modernizohemi dhe te marrim kulture evropiane…:(:(:(

  5. Kush te do te zhdep ne dru thote populli, se keshtu na e kane mesuar turqit 500 vjet rresht

  6. halla halla hahahhahaaa

  7. nuse e pangopur

  8. Djaloshi Kosovar

    Ndaluni ju shqiptaret e Shqiperis e asgje nuk kemi te perbashket ne shqiptaret me turqit krejt jemi nderyshe por nje dite qe psikopati eshte psikopat nuk ka indetitet ok PEACE

  9. shume te perbashkata kemi me ata…lexoni dhe beni pak studim dhe aty do dalim. 500 vjet eshte kohe e gjate…mos permendim edhe ndikimin e myslymanizimit ketu

  10. dajakllar turkleri

  11. fadilcamaj@hotmail.com

    turqit jan komb turlish si thom na shqiptaret une personalisht nuk i due jan kombi e populli qe na ka ba shum te keqia qe i trashigojm edhe sot per pasoj te bahem tan shqiptaret sic ka qen heroi yne komtar gjergj kastrioti larg nga fanatizmi primitiv turk

  12. me duket e pabesueshme //???? megjithate turqi hesapi

  13. Perse u duket cudi veprimi i turkut.. Pak raste te tilla ka ne shqiperi, ku familja e burrit dhe burri vete kane te drejte superiore ne komunikim, sharje deri ne dhune.. kjo eshte prapambetja fetare e kesaj feje, ku gruaja eshte robinje ….ku mashkulli me i rendomte dhe i trashe behet trim dhe i zgjuar para femres se tij..
    mjere ato femra qe kane kete fat, mjere ato qe hyjne ne keto lloj familjesh…

    • E dashura Leta,Roma dhe Orienti e kane bere gjithmone robinje gruan,e kane mbyllur si ne kuvli;Po gruaja qe dashuron behet robinje vetvetiu dhe mbyllet me vete deshiren e saj.

  14. Ka edhe me keq, keto ndodhin ne Turqi ne Amerike dhe jane vetem per njerez psikopate,dhe nuk mund te etiketosh nje popull per nje gafa te iddivideve te veçante,ku ka dhe psikopate te tille qe vrasi me dhjetra te pafajshem edhe ne perendim???????????????????????.

  15. Mir ja ka boee se tezja asht ne vend te Nenes ..e kshtu qe tjeter her keni kujdes ju nuse treja mos folni keq per tezet hahahaaahah ..

Beni nje Koment


+ 3 = 10

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept