Panorama Sport
Home » Bota&Rajoni » Siri, zbulohen qendrat e torturave, mijëra veta të abuzuar nga agjentët

Siri, zbulohen qendrat e torturave, mijëra veta të abuzuar nga agjentët

Shërbimet sekrete siriane kanë hapur një rrjet qendrash torture nëpër të gjithë vendin, ku të ndaluarit rrihen me shkopinj dhe kabllo, digjen me acid dhe sulmohen seksualisht. Deklarata shokuese u bë në raportin e “Human Rights Watch” të martën. Abuzimet janë renditur në akuzat për krime kundër njerëzimit që duhet të hetohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka deklaruar grupi i të drejtave të njeriut. Në raportin e tyre janë identifikuar 27 qendra torture që shërbimet sekrete siriane i kanë përdorur që në mars 2011, kur qeveria e Presidentit Bashar Al Asad nisi sulmin kundër protestuesve. Qeveria siriane nuk iu përgjigj menjëherë akuzave në raportimet e mëparshme të OKB-së.  Sipas “Human Rights Watch”, dhjetëra-mijëra njerëz janë marrë nga Departamenti i Inteligjencës Ushtarake siriane, Drejtoria e Sigurisë Politike, Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës (shërbimet sekrete), dhe Drejtoria e Inteligjencës së Forcave Ajrore. Sipas rreth 200 të intervistuarve, janë përdorur më shumë se 20 lloje torturash. Ndërkohë Presidenti i Sirisë, Bashar al Asad, ka shprehur keqardhje për rrëzimin e avionit turk në kufi me Sirinë, duke theksuar se nuk do të lejojë që konflikti me vendin fqinj të përshkallëzohet në konflikt të armatosur. Në një intervistë për një të përditshme turke, “Bashar”, Asad tha se nuk kishte dijeni se avioni që u qëllua ishte i Turqisë dhe shtoi se nuk do preferonte që forcat siriane ta qëllonin avionin turk. Pas kësaj, Turqia ka përforcuar kufirin me mjete të rënda ushtarake.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 7 = 13

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept