Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » “Berisha, i lig. Kemi votuar çdo heqje imuniteti”

“Berisha, i lig. Kemi votuar çdo heqje imuniteti”

Kreu i PS, Rama

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi në twitter pasa deklaratave të kryeministrit, Sali Berisha lidhur me heqjen e imunitetit. Rama tha se kryeministri përgojon ligësisht deputetët e Partisë Socialiste, duke theksuar se është gënjeshtër që heqjen e imunitetit e pengon Tom Doshi, pasi sipas Ramës, Doshi është pa imunitet me votën e tij dhe tonën.

“Këshilli i Miliardereve në PS s”do heqjen e imunitetit vijon KM!Ligësi e gjallë, PS ka votuar çdo heqje imuniteti unanimisht,edhe për veten.”- thuhet në një tjetër mesazh të Ramës.

Më herët në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha u shpreh se kreun e PS-së, nuk e lejon Këshilli i Miliarderëve që të votojë pro heqjes së imunitetit.

“Të bëjë zgjedhjen, midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të ngushta të socialistit, që ka 20 vjet që e voton dhe robtohet mbas tij, dhe që janë jo 1 por qindra mijëra.”- tha kryeministri.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

13 Komente per ““Berisha, i lig. Kemi votuar çdo heqje imuniteti””

  1. Nese Berisha eshte i lig ! Z.Rama e kupton vete se çfare i bie me qene Ti,…….!

  2. Sekretari Gjeneral i Ps-së ka kapacitetin të analizoj të tilla të dhëna.,lëvizjet malsore të berishës jan me rrezik për partin nën të Kryeministrit Berisha.Z.RAMA dhe Sali Berisha njihen aq mir që më vjen çudi që sekretet e tyre shtetrore (një pjes e mir e tyre) i zbërthen shtypi.MARKETS: (London)100,75$ Barrel (New York) 87,73$. OR 1618,35$ Dow Jones 12943,82 Nasdaq 2976,08.

  3. enveri ka qene diktatore dhe vrases por berisha i paska te gjitha sa te jete berisha ne fuqi ai vend ska per te bere perpjete ,per ber per pjete vetem berisha dhe miqte e berishes

  4. z, Rama; Voto ate qe te kerkon Europa dhe interesat e popullit, heqjen e imunitetit tend dhe dhe te kujtdo fytyre si tenden qe eshte mesuar te abuzoje me fondet publike te keti populli, dhe jo te dikujt qe deshiron ti ta votosh per tia hequr imunitetin, ose sa per te lare m… me sh..rre, Nuk jan kaq injorante Shqiptaret, sa mendon zotrote, Prandaj shko e voto per heqjen e cdo lloj imuniteti, perfshi edhe ate tendin, ashtu sic po ta kerkon Europa,dhe leri lojerat e fjaleve, se nuk i hane me as kalamajte!!!!

  5. Po mire qe ta na mbushni mendjen ne pse nuk veni ne parlament e ti thoni popullit ja ku jemi ne deputet e PS-se per te votuar heqjen e imunitetit. Keshtu me llafe na mban gjithe diten. Prandaj mos u bej karagjoz,por shkoni ne parlament dhe votoni heqjen e imunitetit,reformen zgjedhore dhe ate [parlamentare. Ne e dime qe ju po beni cdo perpjekje qe te mos i votoni me mendimin se duke mos marre statusin per ne BE ne shtator do te beni popullin e pakenaqur dhe do te fitoni ne 2013. Por keshtu si po veproni ju do te ndodhe e kunderta. TAni te gjithe shqiptaret e dine se ju po beheni pengese per reformat. Prandaj z.Rama nese ne shtator nuk marrim statusin per ne BE ti personalisht do ti vesh nje njolle te madhe vetes para popullit. Ndersa per sakrifikimin e popillin per te futur ne BE vetem qe ti te behesh kryeminister,keto shikoje ne enderr, se keshtu si po ben nuk do ta provosh ate karrige.

  6. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot

    Or Ra-më, pse bëhesh qesharak dhe pse gënjen? Nëse ju keni votuar për heqjen e imunitetit (dhe ti përmend vetëm Dosh-pisqollën) pse e kërkon Brukseli heqjen kur ti me miljarderët e tu e keni votuar? Me kë tallesh ti ? Pse nuk urdhëron të shkojnë e të votojnë në parlament miljarderët e tu por cicëron? A nuk po e kupton se çdo ciu-ciu i yt irriton shqiptarët nga njëra anë e nga ana tjetër ju mbyll derën atyre për në europë?

    • malok me dhi dje- tirons sot

      Te gjitha fajet pse Shqiperia eshte vendi me i varfer dhe injorance me shumice,patjeter fajin e ka opozita,ne ketej nga bathorja keshtu e kuptojme

  7. Heqje te imunitetit te deputeteve me kerkese te prokurorise per hetim, nuk kane bere vetem tre deputetet socialiste te implikuar direkt ne ngjarjet e 21 janarit. Heqje e imunitetit per kete qellim eshte bere edhe per deputete ministra e bile deputetet e pd jane deklaruar ne grup se heqin dore nga imuniteti.
    Por dihet se derisa heqja e imunitetit nuk eshte e percaktuar me ligj, e BE kete po kerkon, eshte qesharake te na e nxjeresh milionerin Doshi si nje trim me ndergjegje te paster e kryeministrin “te lig”.
    Heqja e imunitetit, jo vetem per deputetet, por edhe per drejtesine e administraten , eshte nje kerkese e adresuar ne luften kunder korrupsionit e kjo behet ose duke ndryshuar kushtetuten, ose duke gjetur ruge ligjore te tjera ne mareveshje te perbashket ne kuvend.
    Per mendimin tim, deputeteve shqiptare duhet qe vec heqjes se imunitetit, duet t’ju shtohet edhe nje ligj ku automatikisht nese vertetohet se kane shpifur publikisht, jo vetem te gjobiten, por t’ju hiqet perfundimisht mandati.
    Ju z.Rama keni disa vite qe shpifni se ju kane “vjedhur” voten dhe asnjehere nuk e keni vertetuar kete pretendim ne ruge juridike. Pra ju juridikisht konsideroheni si shpifes.

  8. Meqe Berisha po ‘pergojoka’ ligesisht. c’far po e pengon z Rama te votoje per heqjen e imunitetit te pushtetareve? Ate qe duhej ta kerkonte Rama, e kekon Berisha!! Eshte absurde te mendosh qe Berisha ne pushtet i kerkon Rames te votoje heqjen e imunitetit, kurse Rama nuk pranon!! Kush Shqiptar mund te besoje se z Rama nuk e voton heqjen e imunitetit, per te miren e Shqiptareve!? ABSURDE dhe TALLJE me inteligjencen e SHqiptareve!!

  9. Mire imuniteti heqet me ligj dhe dakort jemi,po inati,hakmarrja,rushfeti ,miqesia,neopotizmi etj. ,a hiqen me ligj? Po u deshi qefi hiqeni ,po su deshi mos e hiqni , pushtetari dhe i pasuri gjithmon do fitojne mbi ligjin.Nnjeri fiton me pushtetin tjetri me parane. Beni si te doni ,ne si popull s’ua kemi sevdane.

  10. Sa per kulture,Rama nuk ka imunitet ! Imuniteti i deputetit hiqet me shumice te thjeshte votash te cilat i ka PD.Praktikisht asnje deputet socialist nuk ka imunitet,imunitet kane ata te PD + LSI qe kane 73 vota me te cilat zgjodhen edhe presidentin.Ja pra pse Berisha eshte i lig dhe ju mashtron ju budallenjve qe akoma e votoni versnikun e Bushit te pare.

  11. Perse e shqetesojne zotin Rama si Berisha edhe Nano,ai eshte duke ndejtur urte dhe vetem mendon per te ardhmen e PS dhe te integrimit te vendit ne BE.Ai vete ska asnje lidhje me imunitetin sepse nuk ka pasuri per tu deklaruar dhe as shtepi te tijen pasi eshte qiraxhi.Perse nuk i besoni ato qe thote ?Po ky tjetri qe vjen poshte e perpjete sepse nuk u be president,mendoni se eshte me i ndershem se sa Rama ? Kurre jo .Nese une do te isha dikush sot do tja falja shume gjera Rames vetem per qendrimin e tije ndaj ibringut te shu…..,i cili eshte kthyer i pezmatuar per te majten e cila eshte duke vuajtur sepse nuk ka ne krye nje si “lideri historik” qe e njeh shume mire harten qe i ka mbetur pasurise te vendit, e qe i qan zemra “ruajtur” per ta ndare ate ne pjese te “barabarta” me bashkepuntoret e “majte” e te “djathte” sa here i lind nevoja, sepse nuk eshte lehte te jeshe
    “lider historik……..” ne te ashtuquajturen politike.

  12. Me flani po heqje e imunitetit nuk ju behet vetem te mengjerve. Imuniteti ju hiqet te gjitheve, pa dallim opozite apo maxhorance. Kete duhet ta kerkoje keta te opozites qe po bertasin hajduti dite per dite po si duket duan te ngelen vetem trima deklaratash.

Beni nje Koment


+ 5 = 9

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept