Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Pengmarrje në Gjermani, 5 persona të vdekur

Pengmarrje në Gjermani, 5 persona të vdekur

KARLSRUHE- Pesë persona mbetën të vrarë këtë të mërkurë në Gjermani gjatë një pengmarrje. Pengamarrësi dhe pengjet e tij, të gjithë mbetën të vdekur, tha një zëdhënës i policisë gjermane.  Fillimisht policia njoftoi për katër viktima, por më pas gjatë kontrolleve në shtëpi, u gjet edhe trupi i pajetë i një gruaje, e cila ishte qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në qytetin verior të Gjermanisë, në Karlsruhe.

Mbeten ende të paqarta arsyet që kanë shkaktuar këtë situatë të rëndë. Kanë qenë banorët e apartamentit, që pasi kanë dëgjuar të shtënat e armëve kanë lajmëruar policinë. Banorët e zonës ndërkaq janë evakuuar për shkaqe sigurie. Më shumë se 200 oficerë policie, përfshirë edhe forcat speciale janë angazhuar në aksion.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Pengmarrje në Gjermani, 5 persona të vdekur”

  1. Panvarsin e Kosovës dhe Italia ka dyshime.

  2. Kjo eshte Gjermania, sipas politikave ekonomike te Merkelit.

  3. Ky eshte qytet jugperendimor i Gjermanise dhe jo verior

Beni nje Koment


2 + 9 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept