Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Kocijançic: Kosova mbetet prioritet për BE-në

Kocijançic: Kosova mbetet prioritet për BE-në

Maja Kojançiç

“Kosova vazhdon të mbetet prioritet i BE-së. Ajo ka prespektivë të qartë evropiane, siç e ka edhe i tërë Ballkani Perëndimor”.

Keshtu kane deklaruar sot ne Bruksel zyrtarë të Bashkimit Evropian, nderkohe qe komentet i beri me dije Maja Kocijançic, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, pasi u pyet nga gazetarët lidhur me vendimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues per përfundimin e mbikëqyrjes se pavarësisë së Kosovës.

“Sundimi i ligjit është prioritet për Kosovën. Ne atje e kemi misionin, i cili ka mandat të qartë, që mbështetet nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Misioni do të punoj në bazë të ligjeve përkatëse vendëse”, tha Kocijançic.

Ajo ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdoje te ndihmoje Kosovën, nëpërmjet misionit për sundimin e ligjit EULEKS dhe Zyrës së përfaqësuesit të BE-së në Kosovë.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


5 + = 7

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept