Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Kuriozitete » Ish-oficerja e FBI-së: Pashë engjëjt më 11 shtator

Ish-oficerja e FBI-së: Pashë engjëjt më 11 shtator

Vendi i rrëzimit të avionit

Një ish-nëpunëse e FBI-së, e cila ka kaluar shqetësime stresi post traumatik që lidhet me rolin e saj në hetimet e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka shkruar një libër ku thotë se ka parë legjione me engjëj që ruanin zonën në Pensilvani ku u rrëzua avioni i rrëmbyer nga terroristët. Lillie Leonardi ishte një police e zonës së Pitsburgut përpara se të punonte për FBI-në. Ajo tha se e ka shkruar librin e saj, “Në hijen e një distinktivi: kujtime shpirtërore” për të inkurajuar njerëzit që humbën të afërm dhe ata që vazhdojnë të kërkojnë përgjigje mbi sulmet terroriste të asaj dite. Leonardi, tani 56 vjeç, thotë se ajo ishte e bindur që kishte parë engjëj dhe nuk e vë aspak në dyshim. Ajo që nuk kupton, që e ngre si pyetje edhe në libër, është përse asaj iu lejua t’i shohë engjëjt.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 9 = 17

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept