Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Lajmi i Fundit » Imuniteti, Berisha: Rama dëgjon miliarderët

Imuniteti, Berisha: Rama dëgjon miliarderët

Berisha gjate nje mbledhje qeverie

Kreu i qeverisë, Sali Berisha i ka bërë thirrje edhe njëherë kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama që, siç tha ai, të mos dëgjojë këshillin e miliarderëve të partisë por zërin e socialistëve të thjeshtë, dhe të heqim imunitetin. Në fjalën e tij në Këshillin e Ministrave, Berisha tha se kryesocialistin Rama nuk e lënë të votojë heqjen e imunitetit, pas ai nuk e ka për veten e tij, sepse nuk ka imunitet. “Të bëjë zgjedhjen, midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të ngushta të socialistit, që ka 20 vjet që e voton dhe robtohet mbas tij, dhe që është jo 1 por qindra mijëra. Mos të dalë me retorikë për varfërinë në tribuna, korrupsioni është faktori më kryesor në një vend të lirë që nxit varfërinë. Nuk e lënë, se vetë nuk ka imunitet, nuk mund të them se e ka për vetën e tij, por nuk ë lë këshilli i miliarderëve.”- tha kryeministri Berisha. Kryeministri, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë e vuri gjithashtu theksin tek rritja e rrogave dhe pensioneve. Ai tha se qeveria e tij ka dëshmuar një ndjeshmëri maksimale ndaj halleve të derteve dhe problemeve të 820 familjeve, të cilat do të përfitojnë nga rritja e rrogave dhe pensioneve. Berisha tha se kjo rritje nuk bëhet me asnjë qindarkë borxh, pasi shumica e të ardhurave realizohen nga institucionet përkatëse në vend. Tre javë më parë tha Berisha, vendosëm rritjen e pagës minimale. Kur erdhëm në pushtet e gjetëm në nivele çnjerëzore, ajo u rrit në 210 mijë lek. “Unë e kuptoj dhe mirëkuptoj sipërmarrësit e prodhimeve tekstile, këpucëve, që për ata është rritje e kostos, por nga ana tjetër ne vjet hoqëm tarifën doganore për mallrat që ata importojnë për prodhim.”- tha kryeministri, i cili shtoi se, qeveria e tij është përpjekur të jetë sa më miqësore me investitorët dhe të balancojë qëndrimet e saj.  

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


3 + 8 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept