Panorama Sport
Home » Kronike » Halimi: Mandati i Ina Ramës mbaron në nëntor

Halimi: Mandati i Ina Ramës mbaron në nëntor

Eduard Halimi

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka deklaruar se mandati i prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, përfundon në nëntor të këtij viti.
Sipas Halimit, asnjë institucion nuk mund të ketë mandat të palimituar. “Si rrjedhojë, mandati i prokurores së Përgjithshme është i paracaktuar në Kushtetutë për përmbylljen e tij në nëntor të këtij viti”, ka thënë ministri Halimi gjatë një interviste në RTV “Ora News”. Sipas Halimit, kushtetutëbërësi kur harton Kushtetutën përcakton dhe dispozitat tranzitore për mandatet. Halimi tha se ndryshimet kushtetuese të 2008-s për mandatin e Prokurorit nuk kanë fuqi prapavepruese. “Qoftë Kushtetuta, qoftë ligji ‘Për mbrojtjen e Prokurorisë’ flasin qartë se mandati për Kryeprokuroren e Përgjithshme mbaron në nëntor të 2012. Çdo institucion, që nga Presidenti deri te institucionet e tjera, duhet të jenë me mandate, ka qenë diskutimi i bërë kohë para se të emërohej zonja Rama”, tha Halimi. Ai theksoi se nuk mund të ketë institucion pa mandat. Kushtetutëbërësi kur harton Kushtetutën, përcakton dhe dispozitat transitore për mandatet. Ndryshimet kushtetuese të 2008-s për mandatin e Prokurorit nuk kanë fuqi prapavepruese.
Dy projektligjet
Ministri Halimi bëri publik edhe faktin se Ministria e Drejtësisë ka paraqitur tashmë në qeveri dy projektligje, që kanë të bëjnë me KLD-në dhe Gjykatën e Lartë. Duke paralajmëruar kalimin e projektligjeve në qeveri, Halimi tha se bëhet fjalë për rregullime që prekin Gjykatën e Lartë dhe ligjin “Për konferencën e Gjyqësorit”. Bazuar në faktin se ligjet kërkojnë 3/5-at për miratim në Parlament, Halimi u shpreh optimist, sidomos për ligjin “Për konferencën e Gjyqësorit”, pasi sipas tij opozita deri më tani ka dhënë pëlqimin rreth draftit të hartuar. “Të mërkurën në Këshillin e Ministrave do kalojmë 2 projektligje, atë për Gjykatën e Lartë dhe për konferencën e Gjyqësorit. Besoj se do të marrë konsensusin e opozitës; ka një vit e gjysmë që po hartohet si ligj, para pak muajsh pati një konferencë ku ishin dhe deputetë të opozitës. Ligji parashikon të njëjtat rregullime që ka pasur, ka disa risi si zgjedhjen e anëtarëve të KLD në mënyrë të drejtpërdrejtë jo me delegim, organizimin e fushatave nga gjyqtarë, është një ligj teknik më tepër. Edhe anëtarët e PS janë shprehur pozitivisht për draftin, besoj se do marrë miratimin e opozitës brenda korrikut. Sa i përket ligjit për Gjykatën e Lartë, është rënë dakord që të ketë 19 anëtarë, do funksionojë me tri dhoma me 6 gjyqtarë dhe një gjykatës. Procesi i emërimit të anëtarëve udhëhiqet nga meritokracia dhe vlerat e juristëve dhe gjyqtarëve, vendosen kritere dhe kushte më të qarta për përzgjedhjen qoftë nga Presidenti, apo dhe kalimi që bëhet në Parlament. Kryesorja është transparenca që e shoqëron këtë proces nga gjeneza deri në përfundimin e saj, si dhe konsultimet e Presidentit me Grupin Parlamentar”, sqaroi Ministri i Drejtësisë. Ai tha se anëtarët e KLD-së do zgjidhen drejtpërdrejt dhe jo në mënyrë të deleguar.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 8 = 17

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept