Panorama Sport
Home » Bota&Rajoni » Francë, policia bastis shtëpinë dhe zyrat e Sarkozisë

Francë, policia bastis shtëpinë dhe zyrat e Sarkozisë

Nikolas Sarkozi

Hetuesit francezë kanë bastisur dje shtëpinë dhe zyrat e ish- presidentit Nikolas Sarkozi si pjesë e një hetimi mbi financime ilegale për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007, nga trashëgimtarja e kozmetikeve “L’Oreal”. Sipas “France24”, telashet ligjore e kanë ndjekur Sarkozinë që pasi humbi garën presidenciale në zgjedhjet e majit kundrejt Fransua Holande, e pas kësaj humbi edhe imunitetin nga hetimi, më 15 qershor. Por ai mohon të ketë bërë ndonjë veprim të jashtëligjshëm. Hetuesi Zhan Mishel Gentil dhe hetues të tjerë nga krimi financiar në Paris të martën kanë kontrolluar shtëpinë dhe zyrat e Sarkozisë. Zyrtari që dha lajmin për mediat franceze foli në kushte anonimiteti, sepse nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht mbi hetimin. Ndërsa stafi i ish-presidentit nuk ka bërë komente për mediat. Hetimet kanë lidhje me financimin e gruas më të pasur të Francës, trashëgimtaren e “L’Oreal”, Lilian Betenkourt. Ato nisën në vitin 2010, kur në familjen Betenkourt pati një grindje të madhe familjare mbi trashëgiminë, e cila u kthye në një hetim që përfshiu politikën. Supozohet se Betenkourt ka dhënë ilegalisht para për fushatën e Sarkozisë dhe partinë e tij në vitin 2007. Nisja e hetimit të asaj kohe mori mbështetjen dhe inkurajimin e madh të kritikëve të Sarkozisë, të cilët e akuzonin atë shpesh për “përkëdhelje” të të pasurve dhe mbrojtje të interesave të tyre. Një llogaritare e Betenkourt tha se në vitin 2007 i kishte dhënë 50 000 euro kesh partisë së Sarkozisë për fushatën presidenciale, një shumë tejet e madhe në krahasim me limitin ligjor që duhet të ofrohet si donacion nga individët, 4 600 euro. Lajmi u publikua në atë kohë në media dhe “Le Monde” akuzoi Sarkozinë se po përdorte shërbimet sekrete shtetërore për të zbuluar burimin e informacionit. Aktualisht Sarkozi dhe gruaja e tij, Karla Bruni, ndodhen me pushime në Kanada.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 1 = 6

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept