Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Dënohet me burgim të përjetshëm, Admir Tafili

Dënohet me burgim të përjetshëm, Admir Tafili

Admir Tafili

Dënohet me burgim të përjetshëm Admir Tafili, ekzekutori i vëllezërve Pjetrushi në Grudë në muajin mars të këtij viti.

Mbrotja ka kërkuar shkurtim të shkurtuar, por kërkesa nuk është pranuar.

Vete Tafili ka pranuar vrasjen, duke treguar se vellezerit i ka ruajtur per gati dy jave dhe ka ditur gjithe levizjet e tyre. Me pas i ka pritur dhe i ka qelluar ne prite.  Sipas tij, vrasja eshte bere per gjakun e babait te tij. Ai ka treguar madje se e ka njoftuar Prel Pjetrushi se do te hakmerrej ndaj vellezerve, duke qene se nuk hakmarrej dot ndaj tij.

Tafili akuzohet per vrasjen e dyfishtë, te  Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç qe ndodhi më 18 mars rreth orës 08:00 në fshatin Grudë e Re, të komunës Rrethina.

Dy vëllezërit e ish shefit te krimeve te renda, ne Shkoder, Prel Pjetrushi,  u qëlluan me breshëri armësh dhe mbetën të vdekur në një pritë të organizuar në rrugën kryesore të fshatit.

Admir Tafili i konsideruar si një nga personazhet më të frikshëm të krimit në 10-vjeçarin e fundit në Shkodër, u arratis nga burgu më 2 tetor 2010.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Dënohet me burgim të përjetshëm, Admir Tafili”

  1. Admir Tafili nuk ka kene asnjehere nje person i frikshem i krimit, po nje njeri i ndershem e i drejte me virtyte te nalta njerezore e burrenore. Ti vrasesh tjetrit baben e ta akuzosh per kriminel kjo nuk eshte e drejte. Prel Pjetrushi nje vagabond e hajdut malcorhaneje i vertete me detyre shef i krimeve te randa i emrum nga Sali Shpellari dhe i miratum nga Fatos Kumarxhija mbas ardhjes se sicialisteve ne pushtet. Kur Prel Pjetrushi ne detyren e policit vret dhe shefin e policis dhe baben e Admirit ne te njejen kohe e te njejtin vend ne Shtepine e babes se Admirit. Pra vrasesi e krimineli eshte Prel Pjetrushi e jo Admiri. Ky i fundit merr hakun ose vendos drejtesi kur ajo mungoi nga shteti i Kumarxhive e hajdutave mafjoze. Admir Tafili e familja e tije asnjehere nuk kane shqetsu askend per gjane ma te vogel, po dhe kane ken jane e do jene te zotet mi dal zot vedit kur drejtesija mungon. Keshtu sot ka shume ne Shkoder e shqiperi qe vrasjet vazhdojne.

Beni nje Koment


+ 4 = 5

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept