Berat, burri vret me sende të forta bashkëshorten
Lajmi i Fundit e Mërkurë, 4 Korrik, 2012 | 18:49 pm
BERAT- Një 35 vjecare ka mbetur e vdekur, e goditur me sende të forta nga bashkëshorti i saj.
Krimi brenda familjes ka ndodhur në fshatin Lapardha të Beratit, ndersa bashkeshortet kane qene duke punuar ne nje sere.
Sipas të dhënave të para, viktima është identifikuar si shtetasja Alma Gjata. Ajo mësohet se është qëlluar me sende të forta nga bashkëshorti i saj, 40 vjecari, Sokol Gjata.
Dyshimet e para të krimit flasin për një reagim për shkak të xhelozisë, por gjithsesi mbetet ende fjala e policisë pas hetimeve për ngjarjen.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe mbledhjen e dëshmive për të zbardhur shkaqet e krimit, nderkohe qe autori i dyshuar eshte vene ne pranga.




























ehhhhhh xhelozia cfare nuk ben .. gjithsesi R.I.P gruaja e Vdekur ..
o kriminele te ndyre o mostra qe po shtoheni dita dites ne te gjitha cepet e shqiperise po pse duhet ta vrisje beje divorcin .Une them se rastet e shumta po behen nxites te vrasjeve me mire mos ti publikojme se po degjojne nga njeri tjetri dhe po perdorin vrasjen si kur te ishte loje ,Une i beje thirrje qeverise se bashku me opoziten dhe te gjitha forcave politike te shtrohen ne tavoline dhe te diskutojne per miratim te nje ligji te forte per krimin se perndryshe pasojat po ja lini brezave te ardhshem .Nuk ka mundesi qe burri apo gruaja te behen prone e njeri tjetrit dhe ta perdorim si te duam ne njeri tjetrin .Ju lutemi shume miratoni ligjin kapital le te mos doje europa nuk na duhet ne se cbene BE ne duam jetet tona ndryshe ne shqiperi per dite po ndodhin tragjedira.
Vetëm dënimi kapital,kush vret të vritet i pakson krimet.