Kronikee Mërkurë, 4 Korrik, 2012 | 14:33 pmNjë zarf prej 100 eurosh për një notë 5 në provim. Kjo mënyrë ryshfeti çoi në pranga pedagogun e Ekonomikut në universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Policia e Elbasanit bëri të ditur dje se arrestoi profesorin e Matematikës, Pëllumb Kllogjeri, 61 vjeç, pas një hetimi prej gjashtë muajsh, nisur nga denoncimi i vetë studentëve. “Pedagogu i Matematikës në Fakultetin Ekonomik në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, Pëllumb Kllogjeri, u prangos në zyrën e tij, me më shumë se shtatë zarfe me para dhe euro, si dhe tezat e provimit”, pohuan burimet zyrtare të Policisë. 61-vjeçari u arrestua mesditën e djeshme, në sajë të operacionit të koduar “Zarfi”, nga ana e sektorit të krimit ekonomik në Policinë e Elbasanit. Sipas Policisë, Kllogjeri është arrestuar në kushtet e flagrancës pak pas provimit, teksa u kishte marrë paratë studentëve në këmbim të notës kaluese në lëndën e Matematikës që ai jepte pranë këtij universiteti prej disa vitesh. Shuma që Kllogjeri kërkonte në këmbim të notës ishte nga 10 mijë lekë deri në 100 euro. Ditën e djeshme, studentët kanë dhënë provimin, ndërsa i kanë dorëzuar zarfet me para dhe euro në këmbim të notës 5. Policia ka ndërhyrë pasi pedagogu ka mbledhur fletët e provimit, brenda të cilave studentët kishin futur zarfin me emrin përkatës. Në cilësinë e provës materiale, efektivët e krimit ekonomik sekuestruan një sasi parash prej 70 mijë lekësh, të ndarë në zarfe me nga 10 mijë lekë secili dhe një zarf me 100 euro.
Mësohet se denoncimi në Polici për pedagogun është bërë nga vetë studentët e këtij universiteti, kryesisht konviktorë, të cilët në pamundësi për të marrë provimin, kanë shkuar në Prokurori duke depozituar denoncim ndaj profesorit të tyre. Kjo e fundit, në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, nisi hetimet gjashtë muaj më parë, kohë kur është bërë denoncimi i parë ndaj pedagogut. Burime të Prokurorisë bënë të ditur se arrestimi i pedagogut është bërë në bazë të materialeve të mbledhura në ngarkim të tij, ku pas hetimeve, të gjitha denoncimet e bëra rezultuan se ishin të sakta. Pëllumb Kllogjeri akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që kryejnë funksione publike”. Duke pasur parasysh moshën, reputacionin dhe profesionin, policia e arrestoi profesorin e Matematikës në një orar ku në ambientet e Fakultetit Ekonomik nuk ka pasur shumë lëvizje studentësh. Mësohet gjithashtu se po në Fakultetin Ekonomik të universitetit “Aleksandër Xhuvani” po vijon operacioni edhe për dy pedagogë të tjerë, ndaj të cilëve janë bërë denoncime nga studentët se u kërkojnë para në këmbim të provimeve. Vetë pedagogu, i lindur në Pogradec dhe me banim në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, mësohet se nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas shoqërimit të tij në Policinë e Elbasanit. Nga ana tjetër, organi i akuzës cilëson si provë e pakundërshtueshme shumën e parave që u gjet në zyrën e pedagogut. Më parë nuk ka pasur asnjë shkelje të kryer nga ana e profesorit të Matematikës Pëllumb Kllogjeri.
Pedagogu, pjesëmarrës në konferenca ndërkombëtare
Pedagogu i arrestuar dje, Pëllumb Kllogjeri, është i njohur dhe jashtë vendit si specialist i mirëfilltë i fushës që ai mbulonte. Emri i Kllogjerit rezulton si pjesëmarrës në disa aktivitete e konferenca ndërkombëtare, ku ai ka prezantuar dhe ka mbrojtur tema mbi lëndët që ai jepte në Universitetin e Elbasanit. Një pjesë e tyre janë zhvilluar në Hungari, Maqedoni, Greqi etj.
Paratë hungarezeMes parave të bllokuara nga Policia e Elbasanit në zyrën e pedagogut të Ekonomikut kishte lekë, euro si dhe një kartëmonedhë, e cila mësohet se i përket shtetit hungarez. Pritet që nga ana e Policisë të zbardhet nëse valuta hungareze (ketezer forint) ishte dhënë nga studentët, apo iu gjet pedagogut, i cili kishte udhëtuar dhe më parë në Hungari. Kjo kartëmonedhë pritet që të zëvendësohet nga euroja, nisur nga fakti që Hungari është pjesë e BE.
ELBASAN/ MIRANDA SADIKUtweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
une jam as. dr. ledjana kllogjeri. zoti pellumb kllogjeri eshte xhaxhai im. xhaxha per te cilin gezoj respektin maksimum. eshte njeri i nderuar e fjalepak. eshte mesues kerkues dhe ne vogeli kujtoj ti mbante dritaret me rrjeta sepse nxenesit ia thyenin xhamat. rron ne nje shtepi te mbushur plot me libra dhe standarte te uleta sepse nuk eshte materjalist. ne kete ane e shume te tjera e kam shembull. nuk mund te flas asnje gje per rrethanat se si jane gjetur leket e si eshte perpiluar rrengu per ta kapur ne gracke. nxenesit (ne pergjithesi) jane mesuar te kalojne fakultetin si pa te keq. te jesh nxenes i akademikut pellumb kllogjeri eshte nder. ai eshte mesuesi me i fundit qe duhej arrestuar. kjo ngjarje eshte pjelle e injorances. duhet shume per te punuar, dijen me djerse per ta fituar…
une jam as. dr. ledjana kllogjeri. zoti pellumb kllogjeri eshte xhaxhai im. xhaxha per te cilin gezoj respektin maksimum. eshte njeri i nderuar e fjalepak. eshte mesues kerkues dhe ne vogeli kujtoj ti mbante dritaret me rrjeta sepse nxenesit ia thyenin xhamat. rron ne nje shtepi te mbushur plot me libra dhe standarte te uleta sepse nuk eshte materjalist. ne kete ane e shume te tjera e kam shembull. nuk mund te flas asnje gje per rrethanat se si jane gjetur leket e si eshte perpiluar rrengu per ta kapur ne gracke. nxenesit (ne pergjithesi) jane mesuar te kalojne fakultetin si pa te keq. te jesh nxenes i akademikut pellumb kllogjeri eshte nder. ai eshte mesuesi me i fundit qe duhej arrestuar. kjo ngjarje eshte pjelle e injorances. duhet shume per te punuar, dijen me djerse per ta fituar…