Panorama Sport
Home » Sport » “Topi i Artë shkon për Kasijasin”

“Topi i Artë shkon për Kasijasin”

Kristiano Ronaldo dukej sikur ishte fituesi i “Topit të Artë” pa përfunduar ende sezoni futbollistik me Realin e Madridit. Ylli portugez realizoi një paraqitje të shkëlqyer, duke ndihmuar ekipin e tij që të fitojë titullin kampion në Spanjë dhe duke shënuar 60 gola në 55 ndeshje. Ndërkohë, në kampionatin europian ai e nisi keq, por e vazhdoi mirë, duke shënuar dy herë dhe duke e çuar Portugalinë e tij deri në gjysmëfinale. A mjaftojnë këto për të fituar “Topin e Artë”?! Revista prestigjioze “France Football”, e cila krijoi edhe çmimin në vitin 1958, duket se ka kurorëzuar Iker Kasijasin. Në një përshkrim të bërë për portierin e Spanjës, shkruhet: – “Për paraqitjen e tij të shkëlqyer ndër vite, duke filluar nga Europiani i vitit 2008, për thjeshtësinë, maturinë, qetësinë dhe talentin e tij, Iker Kasijas meriton pa diskutim “Topin e Artë”. Ai shkëlqeu në Europianin e fundit, duke qenë një nga lojtarët që kontribuoi më shumë në triumfin e Spanjës. Me pritje dhe reflekse mbresëlënëse, ai pësoi vetëm një gol në gjashtë ndeshje dhe qëndroi 509 minuta radhazi i pamposhtur. Iker Kasijas ka zhvilluar 137 ndeshje me kombëtaren e tij, ku 100 prej tyre i ka fituar dhe plot në 75 raste nuk ka pësuar gol”. Një përshkrim me nota të theksuara vlerësimi, të cilat pa diskutim janë të merituara. Gjithsesi, pavarësisht se “France Football” e ka vlerësuar si fituesin e çmimit prestigjioz, nuk është ajo që e vendos atë. Kandidatë të tjerë potencialë janë edhe Kristiano Ronaldo, Andrea Pirlo, Ksavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Lionel Mesi. E ndonëse në fillim listën e favoritëve e kryesonte Ronaldo, tashmë në krye është ngjitur Kasijasi.

Zhordi Alba, sot nis aventura katalanase
Zhordi Alba do të rikthehet sot në shtëpi për herë të parë, pas 6 vitesh. Barcelona do të prezantojë blerjen e saj më të fundit në “Kamp Nou”. Katalanasit i paguan Valencias 14 milionë euro për mbrojtësin e majtë, dhe 23-vjeçari e justifikoi gjithçka duke shkëlqyer në Europian me Spanjën. Alba do të mbërrijë sot në orën 12:30 në Barcelonë, për të bërë foton zyrtare me presidentin Sandro Rosell. Ai do të japë edhe një konferencë për shtyp. Ndërsa nesër, ora 08:30, do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore në qendrën e klubit “Joan Gamper”. Në orën 16:00 po të ditës së enjte do të hedhë dhe firmën në kontratën 5-vjeçare. Një orë më pas do të shkelmojë topin e parë si katalanas në “Kamp Nou”.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 5 = 14

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept