Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Shigjeta e zjarrit në qiell mahnit australianët

Shigjeta e zjarrit në qiell mahnit australianët

Një “shigjetë” e zjarrtë në qiejt e Australisë Perëndimore ka mahnitur vendasit për 20 minuta të hënën, kur një objekt që besohet të jetë meteor u përplas në det. Banorët e kanë fotografuar fenomenin natyror, duke e ndarë këtë ngjarje të pazakontë me të gjithë botën. Mediat australiane kanë komentuar të gjitha për të. Sipas shkencëtarëve, flaka që lë pas një meteor nuk zgjat kaq 20 minuta, por vetëm pak sekonda dhe kjo e bën akoma më interesant fenomenin. Daniel Jongue, menaxher në një lokal në plazhin australian Perth, ku ngjarja ishte më e dukshme, tha se fenomeni në qiell “dukej si avull. Ishte i kuq, portokalli dhe i verdhë dhe dukej shumë i bukur”. Meteoritët, të tërhequr nga graviteti i Tokës, hyjnë në atmosferë dhe atëherë marrin flakë duke lënë një gjurmë zjarri ndërsa kalojnë. Qindra gurë qiellorë hyjnë në atmosferë çdo vit, por pjesa më e madhe digjen pa arritur në Tokë.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


1 + = 4

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept