SHBA, zbulohet pas 60 vjetësh avioni me 52 viktimat
Kuriozitete e Martë, 3 Korrik, 2012 | 13:56 pm
Një avion transportues i aviacionit luftarak të SHBA-ve, “Douglas 124C”, i shfrytëzuar gjatë luftës në Kore, i rrëzuar më 22 nëntor 1952 diku në Alaskë, u identifikua pas rreth gjashtë dekadash. 52 udhëtarët në bordin e këtij avioni rezultonin të zhdukur dhe kushtet e këqija atmosferike nuk e kishin mundësuar gjetjen e tij. Disa ditë më parë, mbetjet e këtij avioni u gjetën në akullnajën Knik, 100 km larg Ankorazh, Alaska. Ekuipazhi i helikopterit UH-60 “black howk” i gardës kombëtare të ushtrisë së Alaskës e identifikuan avionin në bazë të materialit të gjetur në vendin e rrëzimit të tij. “Douglas 124C” ishte avioni më i madh transportues i kohës.




























kujt i binte ne mendje atehere per nje aeroplan ne alaske,,,,subjekt per film
miku im e ke gabim mendoj amerikanet ngrihen ne kembe kur humb edhe nje qen e jo me nje Aeroplan me 52 njerez ej thirri mendjes