Marku: PD s’fiton me militantët
Politike e Martë, 3 Korrik, 2012 | 13:05 pm
Deputeti i PD deklaron se idetë e tij për rithemelimin do t’ia paraqesë Berishës.
“Zgjedhjet fitohen me frymë, jo me besnikë në Qeveri”
Deputeti i PD-së, Mark Marku, po përgatit një projekt për mënyrën se si duhet rithemeluar PD-ja dhe si duhet të ndryshojë ajo për zgjedhjet e ardhshme. Në një intervistë në emisionin “Shqip” në Top Channel përballë gazetares Rudina Xhunga, ai thotë se këtë projekt do t’ia paraqesë Kryeministrit dhe strukturave të partisë.
“Unë kam ndër mend që idetë e mia për rikonceptimin e PD-së dhe të së djathtës, për rithemelimin dhe mënyrën se si duhet të paraqitemi në zgjedhjet e ardhshme, t’i formalizoj në formë të shkruar, të strukturuar, të konceptuar. Në këtë formë do t’ia paraqes Kryeministrit dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, strukturave të PD-së dhe opinionit publik. Debati duhet të mbahet edhe brenda strukturave, por edhe në opinionin publik. Kjo është ajo që mund të bëj unë në kuptimin politik, domethënë të qëndroj në PD. Nuk kam asnjë dëshirë të angazhohem në një formacion tjetër politik. Për mua ka rëndësi që çfarë them lidhet me mua dhe me asnjë tjetër. Nuk do ta shtroj këtë si platformë, sepse kjo do të ishte një arrogancë e madhe. Unë do të paraqes këndvështrimin tim për gjithçka ndodh në PD dhe për gjithçka duhet të jetë PD e së nesërmes dhe e djathta e së nesërmes. Mendoj se kështu i shërbej një debati”, shprehet Marku.
Ndryshimet në qeveri
Mark Marku e vë theksin te reformimi i Partisë Demokratike kur bie fjala për të fituar një mandat të tretë qeverisës. Sipas deputetit të PD-së, “nëse Flamur Noka është mesazhi, do të thotë që s’do të ketë mesazh”. “Do të jetë ideja që kështu jemi mirë, do të shkojmë me këtë qeveri në zgjedhje dhe mua më duket pak e rrezikshme. Mendoj se nuk frymëzon një qeveri e tillë pa ndryshime në zgjedhje. Zgjedhjet duhen fituar me frymë, duke analizuar problemet që ke dhe çfarë perceptimi kanë qytetarët për ty. Po aq ishte Ramiz Alia me Hekuran Isain, po aq i sigurt je me një ministër të Brendshëm që mendon se e ke tëndin. Në një sistem demokratik nuk mund t’i fitosh zgjedhjet duke vendosur besnikë në një funksion të tillë kaq të rëndësishëm”, deklaroi deputeti i PD. Për Markun, PD-ja nuk mund t’i fitojë zgjedhjet vetëm me votat e militantëve, dhe këtë e tregoi viti 2009, kur pushteti u përcaktua vetëm me votat e LSI-së. “Një parti, duke e mbajtur gjatë pushtetin, mund të konsumohet. Një parti, nëse shkon vetëm te militantët, nuk i fiton kurrë zgjedhjet. Kur PD bën koalicion me një parti të majtë për të mbajtur pushtetin, do të thotë se nuk e mban dot pushtetin vetëm me militantët. PD tani është një forcë kryesore në vend, por s’mund të sigurojë një mandat të djathtë. PD është një parti edhe e shantazhuar nga LSI. Kjo vetëm duke parë ndryshimet e fundit në qeveri. LSI lajmëroi ndryshimin e ministrave të saj sikur LSI të kishte një qeveri më vete dhe PD një qeveri më vete. Çdo koalicion ka një logjikë të ndryshimeve. Ajo që bëri Meta ishte fyese për sistemin politik, për Kryeministrin po e po”.
Presidenca e Nishanit
Deputeti i Partisë Demokratike foli dje gjatë intervistës edhe për Presidentin e ri të vendit, ish-ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. Marku tha se do të jetë vetë kreu i ri i shtetit që do ta përcaktojë se si do ta drejtojë atë institucion. “Presidenti e përcakton vetë seriozitetin apo mosseriozitetin e postit që ka. Presidenca e zotit Nishani do të përcaktohet shumë nga vetë zoti Nishani. Pavarësisht se nuk ka qenë nga figurat më të kuotuara politike në PD, ka pasur funksione të larta në qeverisjen e PD-së. Ai nuk është përfolur për shpërdorim apo abuzim me postin. Këto janë cilësi të mira”, shprehet Marku. Sipas tij, “po të kemi parasysh qëndrimin e tij politik brenda PD-së, unë mendoj se ai nuk do të jetë një President i pavarur. Duke pasur parasysh integritetin dhe dinamikën mes institucioneve, logjika do ta çojë drejt një lloj sjelljeje të pavarur sepse shumë shpejt do ta kuptojë që do të gjendjet para një përgjegjësie të madhe”.
Zaganjori dhe Hoxha
Sa u përket dy kandidaturave të përzgjedhura nga maxhoranca, anëtari i Gjy-katës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori dhe Artan Hoxha, deputeti i PD-së shprehet se është përgjegjësi e Berishës dhe Metës që propozuan emra të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit. Sipas tij, nëse kandidatët do të zgjidheshin në postin e kreut të shtetit, do të ishin lehtësisht të shantazhueshëm. “Është e patolerueshme për dy kandidaturat që janë të implikuara në regjimin komunist, që vijnë nga shoqëria civile dhe problemi i tyre është se kanë qenë që në nisje kandidatura të shantazhueshme. Mendoni sa problematike do të ishte sikur ata të ishin President Republike dhe mendoni që Presidenti të ishte i shantazhueshëm për shkak të implikimeve që ka pasur në regjim. Kjo është shumë e rëndë dhe përgjegjësia u bie atyre që kanë qenë propozuesit kryesorë, Berisha dhe Meta. Unë nuk mendoj se ata e kanë bërë nga padija, sepse njëri ka qenë ish-President dhe tani Kryeministër, tjetri ish-kryeministër dhe ministër i Jashtëm. Dy figurat e propozuara kanë qenë njëri ambasador dhe tjetri ish-ministër. Të dy propozuesit kanë pasur mundësi t’i njohin dosjet e tyre”, shprehet Marku.
Stanjacioni
Deputeti i Partisë Demokratike shprehet gjithashtu se qeveria është në stanjacion dhe ka disa ministra të Ekzekutivit që nuk kanë më as dëshirë për ta ushtruar funksionin. “Flamuri Noka është si të tjerët. Problemi nuk është Flamur Noka, por tek ajo që mendohet për sektorë të rëndësishëm të qeverisë apo të shtetit. Në bindjen time, qeveria është në stanjacion, disa emra janë konsumuar, madje nuk kanë as dëshirë më, por janë për inerci në ato funksione”, thotë deputeti i PD-së.E djathta
“Mendoj se ka pakënaqësi, përjashto ata që janë të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin, të cilët janë kategoria që nuk shprehen. Në Parlament ka 3-4 deputetë, të cilët kanë 4-5 mandate që qëndrojnë kot fare dhe janë njehsuar me karriget e Parlamentit. Janë aty sepse nuk flasin, por vetëm ngrenë kartonin. Pse duhet që 2-3 prej tyre të qëndrojnë katër mandate, për shembull Uran Butka, që është një përfaqësues i së djathtës, nuk është në PD? Pse të mos ishte ky një nga ata 4-5 përfaqësuesit e së djathtës që të qëndrojnë aty në mënyrë honorifike? E njëjta gjë edhe për rastin e zotit Arbnori, që doli nga jeta politike para se të vdiste”, shprehet Marku.Mandati III
Sipas Markut, nëse PD-ja fiton me këtë qeveri dhe pa u reformuar, vendi nuk do të fitojë, por do të vazhdojë të jetë në stanjacion politik. “Unë mendoj se PD duhet patjetër që për të fituar të ndryshojë tërësisht dhe thellësisht. Të rikonceptojë vetveten dhe të bëjë ndryshime themelore. Edhe nëse fiton kështu, sepse ka një tezë që mund të fitohet nëpërmjet aleancave, vendi do të jetë në stanjacion politik. PD ka vlera dhe i ka të gjitha mundësitë të fitojë. Në qoftë se fiton pa ndryshuar, nuk do të jetë vlerë për vendin, por do të jetë në stanjacion politik. Vendi fiton nëse PD fiton e transformuar”, thotë Marku.





























Marku beri ca pohime,mbase te drejta,ne vendin e gabuar,ne kohen e duhur.Pse ne vendin e gabuar,Mjafton te shikoje Zonjen drejtese te emisionit te ngazellehej kur Marku fliste si “TITAN”,ne kohen e duhur mund te korrigjohet ndonje gje e cila mbase dhe qendron,psh.zgjedhja e deputeteve qe kane lidhje te vazhdueshme me strukturat e PD-se,qe i njohin ato,kane lidhje reale e jo utopike.Nese ke njezet e dy vjet qe je pjese ne strukturat e PD,jo me porcione,e me shume te dhena profesionale e menaxheriale,e te katapultohet Marku,qe ben te njejten gje si nje deputet i Shkodres 2005-2009,qe nje vit para zgjedhjeve bente kritika te te njejtit lloj,dhe cili ishte kontributi i tij ne parlament,kujdesi ndaj flokeve,ndarja perfekte ne te dy anet e vijes se mesit te tyre,normal qe do te zesh koken me duar,Cne keto mosmirenjohes,a smund te jene korrekt me profilin e tyre,nese e dine qe jane jo te qendrueshem ne lloj te mos hyjne fare,e jo me pastaj te bejne te zgjuarin,triumfatorin,delirantin,qe ja thashe ate qe me thane.Bravo
nu e di por un personalisht shikoj disa drejtues kryesor qe nuk ma mbushin mendjen se jan militant te PDse :pse mun te pyesni Pergjigja ime esht se punet nuk shkojn mir ,qe do te thot,nuk jan militant te PDse por punojn kundra saj.
Qe asnje gje nuk shkon mire ne kete vend kjo eshte lehtesisht e identifikushme nga te gjithe, problemet e thella qe ka ky vend dhe te tmershme njekohesisht qe duhet ti zgjidhe qeverija jone jane aty per sa kohe kryeministri jone meret nga mengjezi deri ne dark me opoziten duke e fajsuar ate per gjithshka dhe ne rast se del ndonje Mark qe thote ndonje gje te vogel sa per ta nxitur Saliun dhe qe mund te thote shume me teper do te thete qe varka e Saliut po zhytet por po na zhyt dhe ne kjo eshte me e keqja.
Replike Deputetit te PD-së, zotit Mark Marku
Qe ti po përgatit një projekt për mënyrën se si duhet rithemeluar PD-ja dhe si duhet të ndryshojë ajo për zgjedhjet e ardhshme…eshte nje gje e mire,por qe ti deklarosh hapur keto ide ne media ne shqip apo gjuhe te huaj do te thote se ti po shkon me sa duhet ne rrugen e shokut Prec Zogaj.” Rithemelimin “ e PD-se nuk e ben as ti dhe as zoti Sali Berisha,te cilit do tja paraqeses keto ide. C’do Parti politike si rregull udhehiqet nga rregullorja dhe Statusi i Partise,nderkohe qe c’do anetar fillimisht i pranon ato dhe me perkushtim e profesionalizem jep kontributin e vet.Ne bote asgje nuk eshte absolute ndaj ne kete pike mund te te mbeshtes,por c’do gje ne kohen dhe vendin e duhur,jo ne pazaret mediatike,por ne strukturat e PD-se.Militantizmi ne Shqiperi vertet qe eshte nje problem shqetesues,por une nuk paragjykoj njerezit dhe kontributet e tyre si ty.Qe zoti Flamur Ndoka ishte nje Sekretar organizativ i PD-se e u be Minister nuk duhet te te coje ne konkluzione te gabuara.Ndoshta do te ishte me me vend qe ti te citoje zotin Bamir Topi i cili veproj kundra interesave te PD-se.Une nuk e di se c’do te theshe ti ne rast se PD-ja do ti fitoje edhe zgjedhjet e 2013?!!! Llogarite nuk behen duke u bazuar ne numurin e anetareve te Partise,por ne numurin shtese te elektoratit Shqiptar.Kjo do te thote se c’do anetar i PD-se duhet te punoje me perkushtim per te siguruar kete mbeshtetje masive te popullit pa parti dhe jo te qahet para zgjedhjeve?!!