Lotaria, s’na bie lotaria
Opinion e Martë, 3 Korrik, 2012 | 12:17 pmTë rinjtë e sotëm, ata që do të votojnë për herë të parë vitin e ardhshëm, ndoshta nuk e kanë dëgjuar kurrë këtë histori. Prindërit e tyre edhe mund ta kenë harruar atë trill të çuditshëm financiar që lulëzonte në Shqipërinë e diktaturës, kur “bankat shtetërore” ishin vetëm si kumbara fëmijësh ku hidheshin monedhat e kursyera dhe quheshin arka kursimi. Paralelisht me të, gjysmë ilegalisht dhe toleruar nga shteti që nuk e jepte këtë shërbim, në Shqipëri ekzistonte lotaria e famshme e punonjësve. Që organizohej që nga ata që punonin në aparatin e Komitetit Qendror të komunistëve edhe deri te shërbimet komunale. Nën sytë gjysmë të mbyllur të shtetit që shihte gjithçka, në mënyrë ciklike, kur merreshin rrogat standarde, punonjësit organizonin një lotari. Paguanin një shumë të caktuar parash që i mbante një nga ata dhe pastaj me short, shumën e mbledhur e merrte fituesi i lotarisë, pesëmbëdhjetëditëshin e dytë e merrte i dyti, më pas i treti e kështu me radhë. Shuma e konsiderueshme shërbente për të blerë zakonisht televizorin, lavatriçen dhe frigoriferin, tri mobiliet përfundimtare të familjeve shqiptare. Me raste, paratë shërbenin për dasma, funerale të papritura dhe atëherë, me mirëkuptim, ndodhte që radha e lotarisë prishej. Ky ishte një lloj kreditimi naiv në kushtet e mungesës së kreditimit, ishte një kredi pa interes, që në atë varfëri të përgjithshme afronte megjithatë një shërbim.
Sot kohët kanë ndryshuar, por jo zakonet. Sepse me zakonet e vjetra kanë ardhur nga ajo kohë e vjetër ata që drejtojnë sot vendin. Po! Shqipëria po tenton të ngrejë një lotari kombëtare. Si e gjithë dynjaja, thuhet zakonisht. Por po si zakonisht, në Shqipëri, do t’i jepen edhe kësaj sipërmarrjeje ngjyra “lokale”. Kupto, pa transparencë, me procedurë të errët dhe plot konflikte interesi. Në këtë histori që mendohet se do të kapë një xhiro prej dhjetëra milionë eurosh, me saktësi matematike, duart që kanë në dorë për të ndërtuar procedurat dhe për të vënë firmat, kanë llogaritur edhe xhepat e tyre. Jo në kuptimin, na ra lotaria, por në kuptimin, bëmë bingo!
Dhe publiku hesht. Në këtë vapë të madhe dhe sipas parimit të rrënjosur komunist, çfarë është e përbashkët, nuk është e askujt, qytetarët “mirëkuptojnë” se organizatorët kanë të drejtën e tyre dhe se po të kenë shans, ndoshta u bie atyre lotaria.
Ka shumë të panjohura që duhet të zbardhen. Ato nisin që me terrin në të cilin janë bërë procedurat e shpalljes së garës për kompaninë që do të organizojë Lotarinë Kombëtare në Shqipëri. Muaj më parë, Berisha e kishte pritur një të tillë. Zyrtarisht e kishte mirëpritur idenë e tyre për të organizuar Lotarinë Kombëtare. Se çfarë është thënë jashtë njoftimit për shtyp dhe se çfarë nuk ka funksionuar siç duhet mes palëve, mbetet vetëm të hamendësohet. Ka një detaj që do të hidhte në erë gjithë procesin deri në këtë moment. Fakti që kompania e konsulencës që pagoi qeveria shqiptare është e lidhur me kompaninë fituese, është i mjaftë që të kthehemi në nivelin e shkresës zero. Dhe sa më i madh skandali, aq më qesharak bëhet shpjegimi për të: Nuk kemi kontaktuar me shefin e kompanisë, por me sekretaren e tij, justifikon konfliktin e interesit qeveria shqiptare. Brrrrrr…avoooo! Rrrrr, qeveria shqiptare e ka ulur piacën e saj deri në këtë nivel. Si një i dehur që gjen gjithmonë justifikim për gotat që pi duke thyer premtimin, edhe këtë herë qeveria shqiptare thotë se është nisur në vendimmarrjen e saj nga serioziteti i kompanisë fituese. Më parë kriter i pandryshueshëm për të ka qenë çmimi. Si në rastin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën. Nuk janë të marrë, janë hileqarë!
Dhe përpos kësaj, premtohet një komision hetimor parlamentar. Si një nga mjetet që do ta bënte të vërtetën të fshihej në procedura që nuk mbarojnë kurrë dhe që kur duket se mbarojnë, e kanë sjellë të vërtetën në pikën e nisjes: ata, pushteti, gjithçka në rregull, ne, opozita, gjithçka e parregullt.
Këtej gardhit ia vlen sërish kritika. Pse ne, opozita, u kujtuam në momentin e fundit? Cilat janë garancitë që nesër, ne, opozita në pushtet, do ta anulojmë këtë procedurë?
Ka një mundësi të fundit. Përcaktimi në dokumentet e tenderit të ri që këtë lotari ta bëjnë vetë shqiptarët. Në mungesë të eksperiencës, mund të përdoret e quajtura Exit Strategy, që përcakton se një kompani e huaj, e përfshirë në këtë lotari, të kalojë çdo vit një përqindje të caktuar për kompaninë shtetërore që do të bëjë një gjë të tillë deri në momentin që aksionet e saj të bëhen 100 për qind shtetërore. Duhet të përcaktohet që sot se sa për qind e shumës së mbledhur do të kalojë për pensionet, edukimin, për zonat dhe shtresat e varfra. Ndryshe, nesër, pavarësisht se ministri i Financave do ta ketë blu apo rozë kravatën, ato para do të përdoren si zift për të mbyllur gropat e buxhetit.
Kam një frikë. Kam frikë se qeveria shqiptare e ka tjetërkund idenë. Lotaria Kombëtare, kështu siç është gatuar, mund të jetë një burim parash të pakontrolluara që do të shërbejnë për financim të fushatës së saj elektorale, si një licencë pushteti që blen të drejtën për të qeverisur edhe për katër vjet shtetin.
Dikur, lotaria që bënin me rrogat e tyre prindërit tanë, ishte shumë më e ndershme. Sepse ishte një procedurë transparente. Askush nuk humbiste, pothuaj të gjithë fitonin kohë. Sot, me këtë lotari humbasim të gjithë. Edhe kohë. Por koha është e Perëndisë dhe për të, për kohën, zakonisht në Shqipëri, nuk e vret mendjen njeri.




























Ti nuk ke nevoje per llotari, o Harasani. Ty te ra bingo kur u bere drejtor i pergjithshem i KESH-it.
Sipas mendimit tim liria akademike në Shqipëri është më e garantuar në shtet se sa privat.Arsyet janë të shumta.Kishim një akademi që antarët e saj lanë gjurmë. Aleks Buda, Eqerem Çabej, Kristo Frashëri, etj bënë shumë për Shqipërinë dhe veprat e tyre e kemi nder ti kujtojmë.Tashmë me miratimim e ligjit për universitetet jo publike kanë dalë shumë probleme.Aq doktorë-profesorë sa dolën në 40 vjet të cilët duhet respektuar për atë që i dhanë kombit shqiptar, kanë dalë vetëm në pesë vjet.Më vjen keq se unë i plotësoj kushtet për gradën e doktorit por më vjen turp ta marr kur shikoj të niohur të mi që u bënë doktorë-profesorë me para kur ata ende nuk dinë mirë dhe shqipen.Duke marrë parasush informalitetin dhe korrupsionin që ka përfshirë sektorin e arsimit dhe shkencësh duhet të ndalohen gradat shkencore që jepen nga universitettet jo publike që në thelb kanë fitimin e korrupsionin pse jo dhe pastrimin e parave.Kjo situatë ka krijuar një atmosferë të pakëndëshme, të keqe dhe të pakuptueshme.Tashmë askush nuk beson se ka shkencë në Shqipëri dhe as shkencëtarë.Kësisoj mendoj se kemi bërë hapa prapa dhe inisiativat për integrimin e Shqipërisë janë pa dobi.
Z.Celiku !
Me duket se ketu eshte fjala per llotarine e jo per titujt shkencore e per universitetet.
Po me qe e ke cekur kete problem, dhe na ngre ne qiell titujt shkencore te kohes se komunizmit, duke futur ne nje thes edhe ndonje shkencetar si Eqerem Cabejn me “shkencetaret” e shkencave marksiste-leniniste, apo historianet qe plotesonin veprat e shokut Enver,po te bej pyetjen :
Sa profesore doktore te shkencave ekzakte prodhoi Shqiperia gjate diktatures qe po i ben glorifikimin ?
Tituj shkencore meren ne te gjitha universitetet private te botes, perse u dashka qe “te ndalohen” ne Shqiperi ? Mos duhet te kalojme ne sistemin shteteror sciallist ku cdo gje e kishim shteterore, deri ne lopen, vetem se sistemi i tregut te lire kapitalist i jep prioritet edhe privatit e nga kjo detyrimisht qenka korruptive ?
Jeni i bindur vertet se sistemi shteteror komunist i arsimit ishte i pa korruptuar e titujt shkencore jepeshin sipas meritave shkencore e jo sipas meritave ideollogjike e partishmerise proletare ?
Ne anallogji me problemin qe ngre z.Harasani per llotarite.
I kam perjetuar vete ato llotarite qe permend ai ne kohen e komunizmit. Nje lloj llotarie krejte origjinale primitive qe nuk e ndesh ne asnje vend te botes se zhvilluar. Kurse per llotarite kombetare, mund te them se pak vende ne bote nuk i kane, jo vetem nje, por disa te tilla. A jane te administruara nga shteti apo jane private, ky eshte tjeter problem. Transparenca mund te sigurohet vetem me ligje e jo me llafe. Po qe per llafe, perse nuk e ngreme problemin e politikaneve e mediave private te fuqishme ne Shqiperi qe ta bejne te bardhen te zeze e te zezen te bardhe fare hapur ? A thua vetem per interesa politike, apo kryesisht per interesa paraje ?
nje spjegom shume modest dhe te ben te kuptosh mire gjitheshka Andis je jo si gjithe dynjaja je njesh
Z. Harasani merr guximin te tallet me sistemin komunist!!! ha ha ha! Ky “zoteri” nuk mund te na bej ne sot moral me teorine “hajduti bertet kapeni hajdutin” pasi e kemi akoma te fresket moralin tend kur ishe pjese e sistemit me korruptiv dhe degjenerues qe ka patur ndonjehere bota! Prandaj para se te permendesh sistemin e dikurshem si reference,duhet te lash gojen mire, se ky sistem, qe kemi ne sot,ku ti ke “kontributet e tua madheshtore” nuk jep per shqiptaret as 1% te atij sistemi te dikurshem! Meqe po na permend mosfunksionimin e atij sistemi qe i beri shqiptaret nga 700 mije analfabete ne 3,5 milione njerez normale dhe te civilizuar, po te kujtoj qe i vetmi aktivitet qe ky systemi i sotem i juaji( se shqiptaret jane te perjashtuar nga cdo gje sot) ka funksionuar mese miri keto 22 vjet, eshte ai vjedhjes dhe grabitjes te pasurise se shqiptareve duke i privuar ato nga cdo e drejte kontrolli mbi pasurine qe bene me mund dhe djerse per 50 vjet!!!
Ardhja e races suaj ( binomi PS-PD) eshte mallkimi i kombit shqiptar dhe per nja 500 vjet te tjera!
Ne Shqiperi skandalet ndjekin njeri-tjetrin,njerezit e thjeshte hutohen . Kaq te shpeshta jane skandalet sa eshte e veshtire te dallosh se cili eshte me i madhi.Pritet skandali i radhes,zhurma e te cilit do te vazhdoje tre dite…dhe si gjithnje asnje ndeshkim.
Ti nuk ke nevoje per llotari, o Harasani. Ty te ra bingo kur u bere drejtor i pergjithshem i KESH-it.