GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Ekonomi » Kollozi: Vendim politik për ndërtimet pa leje pas 2006

Kollozi: Vendim politik për ndërtimet pa leje pas 2006

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Kreu i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi

“Për pronarët do kalojnë 2700 dosje për kompensim për tokat e zëna”
Kreu i ALUIZNI-t: Rreth 30 mijë dosje janë jashtë procesit. Sipas Bankës Botërore, janë rreth 80 mijë ndërtime pa leje të shtuara pas vitit 2006. Sipas ligjit të legalizimeve, pas këtij viti çdo ndërtim nuk do të përfitonte nga procesi. Pra, do të duhej të shembej. Por, në momentin kur BB bëri verifikimin, numri i ndërtimeve përbën një problem të rëndë social për të zbatuar direkt ligjin. Në emisionin “Prizëm”, të gazetarit Aleksandër Furxhi, kreu i ALUIZNI-t pranon gjendjen dhe thekson se të gjitha këto ndërtime nuk janë objekt i ligjit për legalizimet. Por, Ardian Kollozi jep një zgjidhje tjetër. Sipas tij, bashkë me Bankën Botërore, po punohet për një zgjidhje politike për këtë kategori të re. “Ka për të pasur një vendimmarrje politike. Banka Botërore po merret me këtë çështje, ka propozimet e saj”, theksoi Kollozi në televizionin “Albanian Screen”. Kreu i ALUIZNI-t pranoi se i gjithë procesi për 240 mijë vetëdeklarimet do të plotësohet brenda viti 2013, por pranoi se ka edhe rreth 30 mijë dosje të tjera, të cilat janë dërguar jashtë afatit ligjor. Edhe për këtë kategori, Kollozi tregoi se do të ketë një vendimmarrje të re pas një verifikimi që ka nisur tashmë. Për pronarët, tokat e të cilëve janë zënë, pritet që të kalojnë në qeveri 2700 vendime kalim pronësie dhe për kompensim. Zoti Kollozi, sipas vlerësimit të opozitës (deputetit Eduard Shalsi), ligji ka dështuar… Kuptohet që në këtë proces opozita përgjithësisht në qëndrimet e saj ka qenë skeptike dhe ka ndikuar për të rritur skepticizmin gjatë hartimit, miratimit të ligjit dhe më pas gjatë zbatimit dhe implementimit të tij. Së pari dua të them si relator i ligjit, si një njeri që e njoh ligjin që gjatë hartimit të tij, se koha ka provuar që ky ligj është zgjidhja më e drejtë, më e ndershme dhe më e drejtpërdrejt për këtë proces dhe për këtë problem i cili lindi pas viteve ‘90. Ky ligj i jep një përgjigje të drejtpërdrejtë tanimë kësaj problematike. Ne legalizojmë, formalizojmë, i kthejmë tregut me mijëra shtëpi të shqiptarëve, mundin dhe djersën e tyre. Investimin e tyre. Po me kaq kujdes ne përpiqemi të kompensojmë deri në qindarkën e fundit ish-pronarët, të cilëve u është zënë kjo pronë e tyre nga ndërtuesit informalë. Pra  koha ka provuar se ky është propozimi më i drejtë, kjo ishte zgjidhja më e duhur. Propozimi i bërë nga opozita ishte ligji i 2004-s, i cili thoshte urbanizim dhe pastaj legalizim. Ku është ndryshimi? Kuptohet që ligji i tyre është i pazbatueshëm, utopik, kurrë nuk do të gjendeshin fondet, kurrë shteti nuk do të kishte aftësi financiare për të urbanizuar gjithë Shqipërinë dhe më pas të bënte legalizimin, pra ky proces do të kalonte në kalendat greke. Ne themi legalizojmë pronën e ndërtuar dhe me lekët e mbledhur nga ky proces dhe me fonde të tjera të dhëna nga shteti, të bëjmë urbanizimin e këtyre zonave informale. 20% e fondit që merret nga legalizimet shkon për t’u riinvestuar në ato zona. Banka Botërore, në një raport të saj lidhur me gjendjen e informalitetit të pronave në Shqipëri, jep një vlerësim, sipas të cilit, rreth një e treta e ndërtesave në Shqipëri janë të paligjshme në një mënyrë ose tjetër. Vërtet kemi një situatë të tillë? Ky është një informacion që e ka BB dhe unë nuk kam asnjë argument për ta kundërshtuar. Ata, në fakt, kanë thënë një gjë tjetër, që përtej 270 mijë vetëdeklarimeve ka dhe 80 mijë të tjera që janë ndërtuar pas afatit të hyrjes në fuqi të ligjit. Unë jam drejtor i ALUIZNI-t, kam një ligj në punën time që më përcakton se cilat janë objektivat, kriteret, kur kualifikohen, apo jo. Në këtë kuptim, të gjitha ato ndërtime që janë zhvilluar apo ndërtuar pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit, natyrisht, nuk janë objekt i ligjit të legalizimeve se ato skualifikohen. Nuk janë objekt i këtij ligji, janë objekt ligjit e inspektimit të ndërtimit. Ka struktura që merren me zbatimin e këtij ligji, është Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit, por edhe inspektoratet rajonale të njësive vendore. Që do të thotë se vendos Inspektorati ç’do të bëhet me ndërtesat? Këtu do të ketë një vendimmarrje politike, pasi numri i atyre ndërtimeve është i madh. Një vendimmarrje politike që do të merret në kohën e duhur. E vërteta është kjo, që ligji i legalizimeve  duhej dhe duhet të konsiderohet si vija fundore, si ora zero e ndërtimeve informale në Shqipëri. Shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk mund të ecin më me iniciativa spontane të marra nga ata vetë, duhet të respektojnë ligjin dhe duhet të respektojnë zhvillimin e territorit. Duhet bashkërisht me institucionet e tjera përgjegjëse të punojmë dhe të ndalojmë që të zhvillohen iniciativa të tjera private të pambështetura në ligj, që nuk zbatojnë procedurat, që nuk kanë leje ndërtimi, që nuk zbatojnë lejet urbanistike. Theksoj që të vetmit të dëmtuar nga moszbatimi i ligjit do të jenë vetë qytetarët. Sa kërkesa për legalizim janë në total, 270 mijë, apo ka të tjera? Në fakt, janë rreth 270 mijë vetëdeklarime dhe databaze është i plotë, nuk mund të ketë më vetëdeklarime. Janë mbyllur në afatin e tyre ligjor. Prej tyre janë kualifikuar rreth 240 mijë, të tjerat janë skualifikuar për shkaqe kohore, kanë ardhur pas afatit ligjor të deklaruar. Jemi duke punuar mbi 240 mijë dosje. Struktura e organizuar e ALUIZNI-t shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Kuptohet, Tirana është kryeqendra e ndërtimeve informale, që ka rreth 92 mijë vetëdeklarime. Durrësi me 37 mijë, Fieri me 27 mijë, Vlora me 24 mijë, Elbasani 24 mijë, Korça 11 mijë e kështu me radhë në qytete të tjera. Po punohet me intensitet kudo për t’i mbyllur brenda afatit kohor. Çfarë do të ndodhë me këta 30 mijë që kanë bërë deklarimet jashtë afatit? Janë njoftuar ata? Ky ka qenë një vendim i marrë në fillim të procesit. Të gjithë janë njohur me këtë vendimmarrje. Ajo që dua të garantoj unë është se ne do të tregohemi të kujdesshëm, sepse dimë se pas çdo dosjeje të skualifikuar qëndron mundi dhe djersa e një shqiptari. Qëllimi është që ky proces të fitojë ritmet e duhura që ne të ecim shpejt dhe të japim produktin për ato dosje që janë aty dhe që e kanë dokumentacionin e plotë. Më pas, hap pas hapi, të shikojmë ato dosje që kanë problematikë, që do të kërkojnë vendimmarrje të specifikuara, sepse duam që ky proces të shkojë deri në fund dhe  çdo ndërtim informal që nuk cenon ligjin të përmbyllet. Sa janë dosjet e përfunduara në momentin që flasim? Kanë qenë 7 mijë të përfunduara deri në momentin kur kam filluar detyrën, dhe brenda këtyre tre muajve ne kemi bërë 11 500 të tjera. Të martën tjetër do të publikojmë listën e 2500-3000 lejeve të reja të legalizimit. Ritmet janë përshpejtuar ndjeshëm, objektivi ynë është që ne duhet të bëjmë 2500 deri në 3000 leje legalizimi në javë në rang vendi dhe të bëjmë të mundur që ta mbyllim të gjithë procesin brenda vitit 2013. Ju premtoni ta mbyllni këtë proces voluminoz brenda 2013-s. Ku e bazoni këtë premtim? Ju thashë, brenda këtyre dy muajve e gjysmë kemi bërë 11 500 dhe 2500 të tjera që publikohen javën tjetër, shkojnë 14 mijë në më pak se tre muaj. Nuk është ky ritmi që duam. Nëse ne do të realizojmë rreth 2500 në javë, në muaj do të shkojmë në rreth 12 mijë dhe për 18 muaj që kemi në dispozicion, shifrat dhe aritmetika na bëjnë të besojmë se ky proces do të përmbyllet. Janë sot 20 mijë leje legalizimi të dhëna dhe deklaroj me bindje të plotë se në 2013-n do të mbyllet. Çfarë ndodh me fondet që mblidhen? Raporti i BB-së flet për 30 milionë dollarë të inkasuara. Ne jo vetëm legjitimojmë, formalizojmë, legalizojmë pronat, por edhe kujdesemi që të kompensojmë ish-pronarët. Prandaj ky ligj është i drejtë dhe prandaj në Gjykatën Kushtetuese gjithë ky proces u konsiderua si një ligj i drejtë. Tashmë po kujdesemi që ky proces të ecë paralel, pra 20% u kalon njësive vendore që kanë obligimin ligjor t’i investojnë në zonat ku ato janë vjelë dhe 80%  shkon për kompensimin e ish-pronarëve. Tashmë kemi përgatitur rreth 2700 vendime për t’ia dërguar Këshillit të Ministrave për kalim pronësie dhe për kompensim. Më lart folëm për raportin e Bankës Botërore për rreth 80 mijë ndërtime të paligjshme që nuk përfitojnë nga ligji i legalizimeve. Mund të na thoni diçka më shumë rreth tyre? Të paktën në raportin e BB-së flitet për ndërtimet e realizuara pas vitit 2006, pra pas hyrjes në fuqi të ligjit, dhe për këtë arsye, siç e thashë edhe më parë, ato nuk mund të jenë objekt i ligjit tonë. Pra janë rreth 80 mijë ndërtime të ndërtuara jashtë kritereve ligjore pa respektuar ligjet në fuqi. Kanë bërë shumë gabim, është një veprim i kundërligjshëm. Ka një ligj që operon në këtë fushë, ai që operon dhe inspekton ndërtimet dhe zhvillimin urban kudo, por siç e theksova, ka për të pasur një vendimmarrje politike. Banka Botërore po merret me këtë çështje, ka propozimet e saj. Si drejtor i ALUIZNI-t mund të them se zgjidhja që dhamë ishte një zgjidhje që duhet t’u jepte fund  ndërtimeve informale. Kuptohet që institucionet e shtetit, por dhe të njësive vendore, duhet të bënin kontrollin e territorit dhe duhet të ndërprisnin ndërtimet pa leje, t’i shkurajonin ato. Shqiptarët duhet të respektojnë ligjin sepse është ai që prevalon dhe të dëmtuarit do të jenë vetëm ata. Sipas Eduard Shalsit (deputetit të PS), procesi ka qenë selektiv, por ndjeshmëri të tilla ka dhe nga publiku. Në fakt, ky deklarim është spekulim, sepse nuk ka pasur selektivitet. Nëse ka pasur ndërhyrje, ka qenë me plan të miratuar, i shtrirë në të gjithë territorin, kryesisht në zonat bregdetare, dhe kjo para së gjithash për të shkurajuar iniciativat e paligjshme. Gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe nuk mund të ketë raste kur legalizohet në mënyrë selektive, sepse ne bëjmë kalimin e punës në blloqe, pra gjithë pronat që legalizohen janë në bllok, dhe kjo e bën procesin më të lehtë, bën të pamundur selektivitetin dhe subjektivitetin në vendimmarrje. Dosjet janë të arkivuara sipas zonave kadastrale, dalin nga arkiva të tëra në bllok dhe punohen po ashtu, nuk ka selektivitet. U bëj thirrje qytetarëve të lënë ndërhyrjet për të marrë lejen, pasi u them se gjithë procesi do të mbyllet në fund të 2013-s. Nuk fitohet me ndërhyrje majtas dhe djathtas. Përgjigjja do t’u shkojë në shtëpi, ashtu siç kemi bërë deri sot. Si do të veprohet me ata që kanë ndërtuar, por që nuk kanë bërë vetëdeklarimin? Mosdeklarimi i ndërtimit brenda afateve ligjore është një kriter për skualifikim. Megjithatë, ne jemi duke marrë dhe parë të gjithë informacionin që duhet për të verifikuar se sa është numri i ndërtimeve pa leje, aplikantët e të cilëve kanë tejkaluar afatin ligjor. Natyrisht, do të ketë një vendimmarrje. Në bindjen time është që të gjithë këta persona që për shkaqe objektive ose jo nuk kanë mundur ta bëjnë vetëdeklarimin sipas afateve ligjore, por që ndërtimi i të cilave ka ekzistuar para ditës që është bërë fotografimi ajror dhe kemi tashmë një situatë të ngrirë të ndërtimeve në atë datë, të fitojnë të drejtën të përfshihen në procesin e legalizimit. Ky nuk është një vendim që e marr unë i vetëm. Do t’u bëj një propozim strukturave. Do të ketë një vendim të Këshillit të Ministrave, por ky propozim do të vijë pasi ne të kemi të gjitha të dhënat e sakta dhe sa është numri real i të gjithë atyre që nuk kanë mundur të bëjnë deklarimin e pronës para afatit ligjor. ALEKSANDER FURRXHI

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Kollozi: Vendim politik për ndërtimet pa leje pas 2006”

  1. Zoti Kollozi ka nje detyre teper te veshtire per te realizuar, por si kolloz qe eshte besoj se do t’a realizoje ate me sukses, po qe se nuk ndikohet vete nga politika! Nuk duhet te pranoje asnje dosje nga ato qe po tentojne te privatizojne hapesirat publike ne Tirane, ku jane ndertuar lloj-lloj tregjesh, deposh, lokalesh, lavazhesh, por t’i ktheje ato mbrapsht dhe te kerkoje prishjen e tyre nga Inspektoriati Ndertimor. Ndonjehere kur shikon fotot e vjetra te merr malli per Tiranen e para ’90 ku pallatet ishin ne distance midis njeri-tjetrit dhe kishe mundesi te levizje i lire dhe pa pengesa perreth tyre! Sot nuk gjen dot hyrjen e pallatit tend!

Beni nje Koment


2 + = 8

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy