Panorama Sport
Home » Kulture » “Zonja e zezë” e Fahri Balliut botohet në çekisht

“Zonja e zezë” e Fahri Balliut botohet në çekisht

Shkrimtari dhe publicisti Fahri Balliu

Rritet harta e lexuesve për librin “Zonja e zezë, Nexhmije Hoxha”. Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Çeki, shtëpia botuese “Nase Vojsko” hedh në treg për lexuesin monografinë e shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu. Libri, çdo botim i të cilit është shoqëruar me kritika pozitive, është përkthyer në gjuhën çeke nga Hana Matousu dhe Ilir Allushi. Ashtu si në të gjitha botimet, edhe botimi çek shoqërohet nga parathënia e shkrimtarit Ismail Kadare. “Gratë e diktatorëve kanë pasur fate të ndryshme, disa prej tyre kanë qenë viktima, si gruaja e Stalinit, e cila iu kundërvu gjithmonë egërsisë së regjimit që kishte vendosur i shoqi, të tjera kanë qenë po kaq keqbërëse sa burrat e tyre, e një rast spikatës mishërohet tek zonja Mao, por edhe pse më pak e njohur se këto, Nexhmije Hoxha ishte më e poshtra ndër të gjitha, mund të themi se qe më e keqja”. Libri i publicistit Fahri Balliu “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha” është botuar në disa gjuhë. Prezantimi i parë me lexuesin perëndimor me këtë vepër ka qenë publikimi i editorit franko-zviceran “Le Favre”, më pas ka ardhur përkthimi në anglisht, botimi në rumanisht, nga botuesi më i madh në vend “Humanitas”, në maqedonisht nga shtëpia botuese “Serembe” dhe në turqisht nga enti më i madh botues në vend, “Hayat”. Për shumë kritikë, përfshi dhe kritikat e fundit nga shtypi çek, libri është një nga rrëfimet më të mira të bëra ndonjëherë për komunizmin. Libri konsiderohet si një akuzë e gjallë ndaj krimeve të komunizmit, si mënyra më e mirë për të kuptuar një filozofi të frikshme, me të cilën jetuan disa vende të Ballkanit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per ““Zonja e zezë” e Fahri Balliut botohet në çekisht”

  1. Liber me te dobet artistikisht nuk kisha lexuar tere jeten time. Si nga me te pasionuarit pas letersise vazhdoj te lexoj tashme nga vesi per te lexuar, por kur lexova kete liber u cudita nga niveli letrar i autorit. Nuk e kam fjalen per Nexhmien se nuk me behet vone fare per demaskimin e saj se meriton akoma me teper, por per nivelin e trajtimit te fakteve dhe te argumenteve. Shume artifica pa vend, hakmarrje per vitet si sherbyes i PPSH, primitivizem ne analizen e situateve te shoqruara me figura letrare aspak artistike. Per mua ky liber eshte nje dokumentar e dobet i krijuar nga nje autor medioker. Eshte fatkeqesi per letersine shqipe qe te perfaqesohet ne bote me autore te tille qe nuk mund te quhen asnjehere shkrimtare.

Beni nje Koment


+ 6 = 12

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept