“Heqja e parullës ‘Enver’, veprim hakmarrës”
Kuriozitete e Martë, 3 Korrik, 2012 | 14:51 pmKomunistët: Sot po jetohet me industrinë e veprat që ngriti udhëheqësi.
Veteranë e përfaqësues të PK-së: Tentojnë të fshehin historinë.
Ndryshimi i parullës “Enver” në malin e Shpiragut me fjalën anglisht “Never” (kurrë) ka sjellë reagimin e veteranëve dhe komunistëve të Beratit. Ata e cilësojnë iniciativën për zëvendësimin e parullës si një ndër veprimet hakmarrëse ndaj figurës së komandantit të tyre, Enver Hoxha. “Për ndërtimin e asaj parulle u desh shumë mund e djersë, pasi duhej gërryer shkëmbi. Mali i Shpiragut është shumë i shenjtë, që prej Luftës Nacionalçlirimtare, kur kjo zonë ishte baza e luftës, si dhe mbështetja e forcave partizane. Parulla me emrin e udhëheqësit nuk e meriton këtë veprim të ulët. Pse shpejtohen kaq shumë këta persona për të eliminuar sa më shumë veprat dhe punën e një drejtuesi 50-vjeçar, i cili e mori Shqipërinë nga moçali e malarja, luftoi kundra shumë ushtrive të cilat e shkatërruan Shqipërinë prej kohësh. Edhe në kohën e Enverit kishte shumë të rinj, të zgjuar dhe të ditur. Ata jo se kishin frikë, por vlerësonin punën e bërë të atij sistemi me në krye Enverin”, u shprehën ata. “Historia është një histori që do të jetojë, e mirë apo e keqe qoftë. Brezat e ardhshëm duhet ta njohin atë. Pikërisht ata dolën në jetë nga universitetet që ndërtoi Enveri”.
Rrapo Sina, sekretar politik i Partisë Komuniste, thotë se të sulmosh figurën e Enver Hoxhës do të thotë se nuk je shqiptar. “Shqiptarët vetë, edhe pas 22 vjetësh po jetojnë me kockat e Enverit, duke shitur hekurishtet e industrisë që krijoi ai. Ky ishte Enver Hoxha, që sot i shkatërrojnë varrin, i prishin parullat”. Ndërsa veterani i luftës Anastas Arbëri shprehet se historianët duhet të thonë të vërtetën për të kaluarën e mos të nxiten nga bindjet politike. “Jemi të befasuar nga ndryshimi i parullës. Parulla ‘Enver’ nuk trembte njeri”, tha veterani. Reagimet vijnë një ditë pas publikimit të faktit të ndryshimit të parullës me emrin e diktatorit pas rreth 35 vitesh dhe zëvendësimin me fjalën “kurrë” në anglisht. Sipas iniciatorëve që janë ngjitur në malin e Shpiragut, ky ndryshim dhe zgjedhja e fjalës “Never” bëhet me qëllim që shoqëria të mos pranojë kurrë kompromise me kundërvlerat. d.xh
Zhduket nga mali parulla “ENVER”, shfaqet “NEVER”: http://www.panorama.com.al/kurizitete/zhduket nga mali parulla enver shfaqet never




























Ikni mor spiunet e diktatorit ju qe nuk donit familjet tuaja perpara fares se kuqe
Ciao!!! Veper fantastike. Ky i ri sfidon sistemin!!! I thote NEVER shtetit dhe politikaneve shqiptare nga A-ja tek Z-ja. Bravo. Ciao da Milano!!!
Labi pershendetje!! Nuk mendoj se kan te bejn me spiune a me far komunistesh. keta jane idealist
Pershendetje Dori,e kisha me shume me reagimin e veteraneve sesa me ke ka bere zv e dy germave.Ciao Dori non volevo offendere nessuno
per mendimin tim, me kupton, puna nuk eshte tek ENVERI por tek Enveristi qe ka shkruar shkrimin. Nuk ka vizion me te gjere, me kupton,, sesa ngacmimin e disa pensionistesh qe luajne domino ne cepat e Beratit? C’duan ti thone qytetit keta? Perse? KUsh jane? Te PS-se? Do te humbiste vota!! Te PD-se? Do ta kish thene Maloku!! Te LSI-se? Sja vlen ta permendim, me kupton..
une mendoj se zevendesimi i dy germave eshte nje veprim i ulet i personave ne fjale. nuk zhduket kurre emri Enver. historianet do te mshihen dhe kesaj here. ata duhet ta denoncojne kete nisem te madhe ne permasa per te vogel ne mendim.
Hey. Une dje isha ne Berat dhe u gjenda perballe shkrimit gjigand (never). Me miqt e mi Candez do te kishim deshire te njihnim personat ne fjale. Mund te me ndihmoje redaksia?
Dhe une them ,oZot si ka ndenjur gjithe keta vite ai emer satrap pas clirimit nga komunistet?????? Prandaj dhe kane goje e te kundershtojne idiotet mbetur pas “babes”!Kur shpetuan kokat pse mos te kerkojne dhe inicialet !!!!
kyeveper, kombinimi i germave, “enver”, ne “never”
Me mire vone se kurre.I prifte largimit pergjithmone edhe te bijve te Enverit nga drejtimi i shtetit shqiptar.
zevendesohet fjala enver me fjalen never.
Pormos te harojme qe enverat dhe neverat i kemi te gjithe ne Politike .
Ju ta respektoni Enverin se nga kunguj ju beri Prokurore.xhenerale,Kryetare e ku ta di une por emrin e tij ne Mal ce doni.Po jeni me idealet e tij shkruheni ne ZEMER dhe ta merrni me vehte kur te shkoni ne ate bote
Imagjino se sa frike kane tradhtaret e kombit sa dhe emri tij akoma sot e kesaj dite i tremb, i le pa gjume hordhite e pleshtave!!! Emri tij dhe busti i tij do ngrihen perseri deri ne piedestal kur te vije nje brez tjeter i ri idealist sic ishte ai viteve te Enver Hoxhes! Nje brez qe keta zagare e lapanjoze,mashtrues dhe hajdute te peshtire dhe sherbetore te zellshem te cdo njeriu qe flet gjuhe te huaj, do ti tregoje vendin sic ja tregoje Enver Hoxha kur erdhi ne pushtet ne 1944! Kjo eshte e bukura e historise ajo perseritet perseri!
Brezat e rinj kane fatin qe historia e tij eshte betonuar ne filmat, arkivat dhe shkrimet e kohes se lavdishme e tij dhe nuk do vdesi kurre, sado te perpiqen zagaret e pleshtat,te heqin nje emer te tij ne gur qe ishte vetem nje shenje mirenjohje e nje populli te vuajtur dhe te prapambetur per shkak te historise se hidhur te gjate pushtuese osmane, ashtu si shume kenge popullore te asaj kohe per udheheqesin e madh qe sakrifikoj cdo gje deri ne fund te jetes se tij duke mos vjedhur asnje kacidhe ketij populli,per ti kthyer fiset barbare komplet analfabet te albanistanit nga njerez me bisht ne boten e qyteruar europiane!
Emri i tij eshte ne te gjithe strukturen shtetrore te te gjithe liderave politik qe jane ne qarkullim. Mendimi im eshte se ata e imitojne ate deri ne detaje. Qarkullon ne gjakun e tyre vetem beshtyma vrasese e Enverit dhe fara e tij e fuqishme qe sa prekte toke o e digjte o e mbinte sipas interesit te tij. populli yne nuk ka modele te tjera. Historianet nuk jane munduar te nxjerrin ne pah njerez per tu admiruar nga te gjithe brezat. Enveri vuri kultin e tij ne male e ne cepa. Ju kerkoni perseri kete sepse me kete jeni mesuar. Vetoja e politikaneve te te gjitha partive eshte e njejta me ate te Enverit. Pra mendoj se stampimi Enver qe kane keta njerez ne mollaqet dhe barqet e shendosha duhet te stampohet me Never porsi stampohen kafshet me hekur te nxehte. Por tek ne eshte e kote, sepse me te lodhurit jane te rinjte, servile te nje lideri politik te cilet jane ne gjendje te perdhunojne cdo ideal per ti cuar kafene liderit te tyre. Diktator nuk ishte enveri por liderat e sotem me gjasa te renda fashiste, porsi Evropa e sotme. Never edhe per Evropen? Te rinjte nismetare duhet te dalin ne rruge e jo te shkruajne ne male.
Ti cojne dhe nje i e ta bejne neveri. Mua ai emer ate ndjenje me shkakton. Keta komunistat e vjeter besuan 50 vjete genjeshtrat e tyre. Skane luftuar nji dite te vetme nga 1941 deri 1943. 28,000 deshmore genjeshter e paster. Nuk jane as 3,000.
never apo mai dire mai do te ishet emri perfekt i nje fondacioni me qëllim që shoqëria të mos pranojë kurrë kompromise me kundërvlerat. Kjo ngjan me shuem si MAI DIRE MAI dhe rikthim nostalgjik tek figura e diktatorit. EN (english) te kembehet me NE provon zellin e ushqyer per nje rikthim te mundshem. Te mos jete nje tjeter KOMETE se do te na merrte historia
ZEVENDESIMI I FJALES ESHTE SHUME DOMETHENES. PRA, NE NJE MAL TE SHQIPERISE VIHET NJE FJALE E NJE GJUHE QE S’KA LIDHJE ME SHQIPERINE. POR, PO, HARROVA. KA LIDHJE ME KARAKTERIN E SHQIPTAREVE. PERJETESISHT, PA SHTYLLE KURRIZORE DHE SAHANLEPIRES TE TE MEDHENJVE.
Per shkak te moshes time por edhe te moshes se tyre nuk po dua te perdor fjalor percmues per kufomat komuniste te Beratit,por me sa duket mendesia e tyre komuniste dhe udheheqjes komuniste te qytetit e ka degjeneruar Beratin ne nje fshat te stermadh te trishtuar.Turp te kene per te mos thene me shume.
u shporrte ai sistem me gjithe kelyshet qe la prapa
Jame shume dakort Silvia, por te zhduken edhe ata qe e mbeshtesin akoma ate sistem gjakpires.Poshte komunizmi dhe fara e tyre
llogje dembelash dhe inatcinjsh kokenxehte
Kam bindjen se asht veprim i drejt sepse vuajtjet, torturat skamja dhe mjerimi ishin karakteristikat e atij reghimi ,paramendoni lidhjet qe kishte aj reghim ishin kryekput me miqe te rreme si rusija ,kina etj qe sot kan qendrim per mosnjohjen e kosoves si shtet ,prandaj kjo duhet te jet e kaluara e ne duhet te ecim drejt botes se qytetruar perendimore.Po e hedhe nji ide disi naive kur Enveri ngritke permendore per Stalinin pse stalini si mik i tij nuk e ngriti nji permendore ne MOSKE per enverin por sigurisht ka than sa naiv qe ashte ky vend i vogel kur dihet qendrimi ruse qe ka qen dhe eshte kundershqiptare.RRnofte miqsija SHqiptaro -Amerikane.
ca te shpelame qe i ka bo trunit te robve ky dulla edhe pse ka kaq vite qe ka ngordh,kta prap dum baben.i’dont……..
O popull dhe forumista injorantë!!! Nuk e kuptoni se duke ndryshuar shkronjat po ndryshoni dhe po e përmirni trashëgimninë tonë! Po ajo është historia jonë, është identiteti ynë. Prandaj nuk kemi asnjë gjë çfarë ti tregojmë të huajve ne, sepse i prishin ju injorantët.
Pershendetje!!! Nuk ka lidhje fare per mendimin tim se eshte ne anglisht apo ne turqisht. Vete emri enver eshte me origjine turke, te cilet na sunduan me shekuj, por asnjeri prej jush nuk e can kete llogore. Fjala NEVER eshte ne anglisht. Mos valle do te thote me shume sesa mendoni ju? Per dite me rradhe u la pa R ne fund, pra NEVE. Mos ka lidhje me sekte sekrete?
Me vjen shume keq qe reagoni ne kete menyre. Nqs ju intereson historia mos lini qe tua perdhosin dita dites. Mos lini qe tua ri-shkruajne dita-dites. Por reagoni. Kerkoni se kush eshte ky njeri qe sfidon nje veper qe e kane realizuar mijra vete.
ENVER=NEVER=EVER=FOREVER=TOGETHER
Pse Never? Eshte vetem vloje fjalesh? Kujt i thoshka ky tipi Never?
O Zot c’me degjojne veshet. Sa hap syte ne mengjes shoh Never dhe c’mendem nga ky popull qe mashtrohet perdite nga njerez te pazgjedhur. Perse nuk mendoni mire mbi kete fjale? Jam gati te flas gjere e me shume.
Ai qe e ka bere kete eshte nga Tirana dhe jeton ne Itali. Ai eshte artist shume i fujqishem, sic e percakton edhe kjo veper e tij e fundit. Bravo edhe nje here Armando Lulaj.
perballe atij mali eshte qyteti i njemije dritareve. qyteti i enderrave ku jane mahnitur nga mariza lino e deri tek aktore te famshem. si e lejon kryetari i bashkise qe kut te dalin qytetaret e tij ne dritare te shohin NEVER. apo ata jane te gjithe Enveriste? te ishin ashtu e kishin thene nje fjale dhe i kishin ndaluar keta njerez qe shkruajne male.
E kam thene dhe e perseris ate qe ka thene Populli: “Po e mbajte koken mbrapa kur ecen, bije ne grope”.Koha, njerzit dhe personalitetet i vlereson jo nga fjalet, por nga Veprat. Vetem mendje lehtet, flasin edhe kur vete nuk e dijne c’flasin.?/ Sot eshte e pa mundur te marresh cila eshte e vertet dhe cila jo, sepse me shume flasin injorantet.E verteta per c’do gje del kur te nderrohen disa breza dhe shkenca Historike, mbi fakte dhe dokumenta te shkruaj realitetin.Perse o njeres merreni me emra dhe prishje guralecesh ??/
Bravo agron ketij populli nuk ja mban te meret me te gjallet qe ka ne pushtet e po vjedhin e shfrytezojne postin sa te munden po meren akoma me te vdekurit(ku jeni o popull trim pse nuk e ngrini koken e te kerkoni ose protestoni per rritje cmimesh etj duke filluar qe nga ushqimet karburantet)
po aleks, bashkohem me mentimin tuaj. te rinjte e sotem nuk jane aktiv aspak. jane te zene me internetin e me seksin. asgje nuk me ben te mendoj per nje rilindje te rinise shqiptare. mendimet e tyre pa pasjon po kthehen si ato te brezit tim nje here e nje kohe. por ne te paktem enderronim per nje me te mire, ndersa te rinjt e sotem nuk kane me endrra, nuk kane me pasion ne vena. ata jane thjesht fansa. me pelqejne keta te rinj qe kane marre nje nisme madheshtore. dhe me e mira qendron tek zgjedhja e fjales anglisht. ne kemi pranuar politikisht shume gjera. liderat tane nuk bejne asgje pa miratimin usa. prandaj te rinj tju vije turp. pergezime te rinjeve qe shpresoj te jene te medhej edhe ne numer.
mos u merni o njeres megermat ne mal por meruni me prapambetjen dhe skamjen qe ka mbuluar albanistanin
do doja te mbusheshin malet me envera ,dhe te zhdukej enverizmi sesa te zhdukesh germa dhe te ekzistoj enverizmi.poredhe 50 vjet enverizmin dota kemi gju me gju me popullin.enverizmi eshte frym nuk njeh mosh.
ENVER HOXHA he tungjatjeta
sa t’ka shqiptarë e sa t’jetë jeta…
se, Ti -shqiptarët n’dritë i qite…
Ti -Shqipërinë e ngrite dhe e rrite…
se, Ti -Shqipërinë e mbrojte dhe e ndrite!!!
Më vjen shumë keq, që harxhoni kohën me vepra të tilla, Enver Hoxha ka bëre të kqija, por ka bërë dhe të Mira. Edukimin , shëndetsine, fabrika ,uzina, ushtrinë e ngriti ,e tjera e tjera. Kishin mundësi komunistat të bënin më shumë për popullin, Po, Po ata ishin të vendosur në idet e tyre, ata ishin komunista të vendosur,të brymosur, ata me të vërtete besonin se socializmi ishte e vetmja menyre jetese ,që ishte I drejtë, dhe I qartë për të ardhmen e popullit, në fund të fundit, a luftuan, a fituan? Ata ishin idealista, dhe gjate rrugës se ngritjes dhe zhvillimit komunist, ata bën shumë gabime the krime. Në emer të idealit të tyre,Po një gjë e bëne madheshtore, vete fakti se ne tani Po komunikojme në shqip, tani, është vepra e tyre. Se të kishim ndonje qeveri tjeter, do flisnim, greqish, ose serbisht, mos ma keqkuptoni ktë koment ,s’jamë komunist as socialist, apo demokrat, jam arratisur nga shqipëria në 88 tën, nga forcat e e zbulimit,disa nga ju s’kishit lindur akoma. Nejse, dhe një gjë tjetër, e duam se duam Enver hoxhen, ai është Shqiptar, është pjesë e historisë ,tonë, Po to fillojmë të prishim veprat e tij,pse mos të prishim veprat veprat e grekve të lashtë, romakeve, turqve, zogut, apo italianeve,dhe gjermaneve, ata ishin pushtues? Apo Jo? Apo ishin më të mirë se Enveri, ose anasjelltas. Lëreni historinë rehat, ata hoqën dy gêrma, Po se heqin dot historinë, ajde shëndet dhe lek, për mua dhe ju, bashkë.
Në radhë të parë ,Ja kalofshi mirë, të gjithë ju komunista socialista demokratët ,e dreqi me të birin.vëndi jonë është 200 km I gjate dhe 50km I gjërë Shumë parti paska, si mendoni ju? Për enverin flet historia .Enveri më shoke bën shumë të kqija, por bën dhe shumë gjera të mira për popullin. Ata ishin idealista komunista të brymosur e të betuar,luftuan fituan. Ata më të vërtete besonin se komunizmi ishte e vetmja rruge për popullin tonë. Dhe s’është e drejtë ti mohojme edukimin ,shëndetsine.fabrikat uzinat. Ushtrinë mbi Të gjitha. Dhe vetë fakti që ne Po komunikojme shqip tani Është vepra më madheshtore e tyre. Se Po të kishim qeveri tjetër,do flisnim serbisht, ose greqisht tani. Kishin mundësi Të Benin më Shumë për popullin ,por ishin idealista ,dhe komunista të brymosur.Për Ato ide luftuan the FITUAN, APO JO ??????. Dhe një gjë tjeter ,Nuk ndryshohet historia më dy gërma. Enveri ,e duam ,se duam , është Shqiptar , I taknon historisë sone . Sipas mendimit të disave ne ketë forum ,duhet to prishim monumentet e Enverit, mirë pra Le tja fillojmë që nga monumentet e greqise se lashtë, dhe të romakeve, turqve të italianeve ,gjermaneve, se të gjith kta ishin pushtues,Apo ishin më të mirë se Enveri???? Dhe kush të vije në pushtet mbas berishes, to prishi të gjitha ato Çfar janë ndertuar nga pushteti I berishes!!! Mos më keqkuptoni në ktë koment, s’jam komunist. Jam arratisur nga shqipëria në 89nten, nga forcat e zbulimit, disa nga ju I mbani mënd kush ishin. Unë jam një demokrat shumë I zhgënjyer nga klasa politike Shqiptare, Ajde ,shëndet dhe lekë për të ju të gjith dhe mua ,ne Amerik, TUNG.
Enveri me shoke ,bën shumë gabime, dhe krime,me dashje ose pa dashje. Por Nuk është e ndershme tju mohojmë dhe të mirat që bën për popullin. Edukimin uzina, fabrika, elektricitetin. Shëndetsine, etjer të tjera. Enveri , e duam apo se duam ne është Shqiptar, është pjesë e historisë sonë. Të rrimë shtrember po të flasim drejtë. Ata ishin komunista idealista, të betuar, të brymosur, luftuan dhe fituan, për atë që besonin, apo jo ??????? Ata kishin shumë mundësi të bënin më shumë për popullin, po si linte ideali I tyre, ata më të vërtete besonin në komunizëm,po nejse. Ata që hoqën dy gêrma nga mali ,se ndrojnë dot historinë ,disa nga ju jeni dakortë, për mendimin tim është shumë gabim, sipas jush duhet të prishet ç.’do gjë që ka lidhje me Enverin dhe komunizmin, mirë pra le tja fillojmë nga greket e lashtë, me romaket me turqit me italianet Gjermanet, ti prishim te gjitha ç’far ndertuan kta. Pse jo ishin pushtues, Apo ishin më të mirë se Enveri??????. Lëreni historinë dhe kohën të behet gjykates për Enverin, Salen, dhe ata të tjeret, që si njoh. Mos më keqkuptoni, s’jam komunist as socialist, jam arratisur në 88tën nga repartet e zbulimit. Disa nga ju I mbani mënd. Por shumica e Shqitareve në Amerik janë shumë të zhgënjyer nga politikanet e Shqiperisë.. Ajde Shendet e lekë.
Dy gêrma se ndryshojnë dot historinë, duam s’duam ne ,Enveri është Shqiptar dhe është pjesë e historisë sonë të PËRBASHKËT. Enveri me shoke bën shumë gabime,dhe dashje ose pa dashje, dhe shumë krime. Por mos tju mohojmë dhe të mirat që bën, po përmënd disa, edukimin, shëndetsine, industrine, ushtrinë. Dhe më të mirën që bën, është vete fakti që në po komunikojme në gjuhen tonë. Se të ishte qeveri tjeter, greqisht, ose serbisht, do flisnim. The tjera është ,disa nga ju janë dakortë me prishjen, e emrit, ose varrit të Enverit, mirë pra, ajde të prishim apollonin, butrintin , durresin, se I ndertuan greket e lashtë, të prishim, ato të romakeve, të turqve, italianeve, gjermaneve. Ata ishin pushtues. Apo Jo???? Apo ishin më të mirë se Enveri ????? Lëreni kohën dhe historinë të behet gjykatsi I Enverit dhe komunizmit. Enveri me shoke luftuan për atë që besonin, dhe fituan, Apo jo?????
vlerat jane jo ne emra te pervecem edhe ana negative edhe ana pozitive e nje personazhi duhet len ti vlersoj cdo njeri sipas mendimit te vet nuk duhet te imponohemi kjo eshte dmokracia qe aspirojme te shkojme
U shofshin me kuc e me mac te gjithe ideolloget dhe perkrahesit e ideologjis komuniste. Rrofshin popujt ne liri dhe demokraci te vertete. Larg nga horrat e te majteve qe nepermjet mashtrimit kerkojne sundimin mbi popujt. Boll jemi genjy nga mashtrimet e asaj ideologjije. Hapni syte shikoni ndryshimet si per mire edhe tek horrat qe kerkojne te vazhdojne mashtrimin tek shtresat e popullsise.
Mirmengjes te gjitheve. sa me postoi miku im linkun me kete artikull dhe keto komente teper interesante nga njera ane dhe teper banale nga ana tjeter. mua me ngacmoi kjo gje dhe biles do te shkoj ta shoh personalisht. fillimisht mendova ish ndonje fotomontazh pasi eshte gati e pabesueshme qe ne nje qytet te shqiperise te shkruhet nje parrulle kaq e rende. kjop eshte shqiperia miku im. ketu eshte loja e forcave te errta te ketij vendi… me duhet te veje ta shikoj me syte e mi fillimisht pastaj te shpreh ndjesite. Faleminderit.
po pse se vute SALI ore
ca sali… ta venin never never never tre here. ky eshte vend hajdutesh.