Zhduket nga mali parulla “ENVER”, shfaqet “NEVER”
Kuriozitete e Hënë, 2 Korrik, 2012 | 14:58 pmBERAT/ Pas 35 vitesh hiqet emri i diktatorit.
Për rreth 35 vite, beratasit dhe kushdo që hynte në qytet dallonte në malin e Shpiragut parullën me emrin ENVER.
Germat e mëdha dukeshin me kilometra larg, falë punës disavjeçare për të realizuar një vepër që u gdhend në shkëmb. Por, prej 1 jave emri i diktatorit nuk është më. Një grup të rinjsh janë ngjitur në lartësitë e Shpiragut për t’i thënë “Kurrë” atij sistemi. Ata kanë nisur punën për të zëvendësuar emrin e Enver Hoxhës me fjalën anglisht NEVER. Për këtë kanë gjetur dhe mbështetjen e pushtetarëve vendorë. Pas ndryshimit të dy shkronjave të para, puna ka mbetur tek pastrimi dhe mbushja me gëlqere dhe pllaka të germës së fundit R. Nismëtarët e këtij ndryshimi i përkasin shtëpisë kinematografike “Debatik Center Production Distribution”, të kryesuar nga profesori Armando Lulaj, i cili ka studiuar për art kinematografik. “Iniciativën e ndërmorëm për të ndryshuar një parullë që simbolizonte izolimin e pashembullt të shoqërisë shqiptare dhe të tregojmë se shoqëria nuk duhet të bëhet pre e kompromisit të një shteti të kalbëzuar”, u shpreh Lulaj. “Për të kryer këto ndryshime kemi pasur ndihmë nga disa bashkëpunëtorë personalë të mi, të shtëpisë kinematografike dhe mbështetje nga komuna Sinjë dhe Bashkia e Urës–Vajgurore. Është për t’u vlerësuar ndihma e dy miqve të mi, kryetarit të Bashkisë Urë–Vajgurore, Syrja Ormenaj dhe kryetarit të komunës Sinjë, Pelivan Sina, të cilët më kanë dhënë një mbështetje të gjithanshme”, shtoi ai. Parulla me emrin Enver është realizuar në fund të viteve ’70 dhe në fillim të viteve ’80 për të nderuar udhëheqësin komunist të Shqipërisë. Pas mbërritjes së demokracisë, shumë parti të ndryshme me militantët e tyre kërkuan që 5 germat e mëdha me dimensione 150 metra të gjata dhe 50 metra të gjëra, të shkatërroheshin. Për eliminimin e tyre u arrit dhe përdorimi i lëndëve plasëse, megjithatë as nëpërmjet tyre nuk mund të prishej parulla e gdhendur në shpatin malor të Shpiragut, pikërisht në 5 prej 12 brinjëve të malit, në afërsi të fshatit Paftan. Mësohet se fillimisht të rinjtë kanë pastruar zonën nga shkurret dhe më pas kanë rimbushur germat, duke arritur vetëm të zëvendësojnë dy të parat, çka i korrespondonte më së miri fjalës kurrë në anglisht. Për momentin mbetet pa u realizuar vetëm germa e fundit R, e cila do të mbushet për t’u dalluar nga larg si dikur, por tani me tjetër simbolikë: atë të mospërshtatjes me asnjë lloj shtetari apo qeverie që nuk mendon për qytetarët. Një pjesë e mirë e banorëve të Beratit e kanë përkrahur këtë iniciativë, ndërsa të tjerë, kryesisht mbështetës të Partisë Komunistë dhe veteranë, janë shprehur kundër ndryshimit që simbolizonte udhëheqësin monist.
Parulla për Enverin
Ka zgjatur disa vjet realizimi i parullës me emrin ENVER në shpatin e malit Shpirag. Për shkak të punës gjigante që duhej për të shkruar 5 germat e emrit, ajo përfundoi plotësisht në fillim të viteve ’80. Shpati i malit u zgjodh pasi diktatori mund ta shikonte emrin e gdhendur në shkëmb që nga ballkoni i Komitetit Ekzekutiv në qendër të qytetit të Beratit.
BERAT/ DILAVER XHELILI






























pertritne emrin e ketij kollosi shqiptar,qe udh-heqi me nder kete popull.
Kta çunat ndryshuan emrin e diktatorit, por do bënin mirë të ndryshojnë mentalitetin e tyre mugoshist. Prandaj Berati antik nuk ka përparuar sa qytetet e tjera pse atë e kanë kapur prej fyti ktu e 21 vjet mugoshistat e PPSH-PS.
Emri nuk do te thot Sistem. Pse merren me emra, pse e mbajne koken prapa, mos vall se nuk e dijne qe bien ne grope?? Shif c’po ndodh sot dhe nga se vijne te keqijat? Ato nuk vijne nga shkronjat ne SHPIRAG, por nga bemat e keqija te PUSHTETAREVE qe e kane barazuar vehten me SHTETIN, duke i bere gropen POPULLIT. O BERATAS ku i kini veprat e dikurshme, por u ka mbytur tymi i furrave te gelqereve> Nuk u vjen e keqja nga SHPIRAGU, por nga SHPIFARAKU.
Nuk ka ndonje te dhene te sakte se cilet jane keta te rij qe kane ndermare kete veprim te domosdoshem per heqjen e emrit te diktatorit nga mali i Shpiragut.
Nese eshte ndonje nisiative e nxitur nga socialistet qe qeverisin rethin e Beratit, megjithe qellimin elektoral qe kerkon te njesohet me te ashtuquajturen “Rilindje” te Edi Rames me origjine nga fshatrat e Shpiragut, e vleresoj si nje veprim me te vertete per tu pershendetur ne prag te 100 vjetorit te pamvaresise.
Ashtu eshte . KURRE mos paste Shqiperia nje diktator si Enveri.
Por shqiptareve tek fjala KURRE, duhet t’ju shtohet edhe fjala komunizem sepse Enveri ishte produkt i komunizmit lindor e jo demokracise perendimore.
Nisur nga kjo, kam dyshimin se nese dikush kerkon te heqe emrin e Enverit nga mali i Shpiragut, dhe kembengul qe te mbaje ne mes te kryeqytetit piramiden permendore te diktatorit, do te rezikoje qe ne te ardhmen ne ate mal do te kete iluzionet per te vendose emrin e tij, si nje diktator komunist i ardhshem.
Keta jane te rinj te aleances Kuq e Zi! Mesa degjova nga miqt e mi udheheqesi i tyre eshte nje djale qe jeton ne Berlin dhe vjen here pas here per te bere presione te tilla. hiqja v……
Ky vend nuk behet kurre. This place will never be a place. per mendimin tim ky eshte qellimi. Ky vend nuk do behet kurre.
PO NE QE PUNUAM PER KETE VEPER SI THUA TI NUK BEHEMI
Bravo,bravo,bravo rinia e Beratit. Never “again. Ka shume domethenie veprimi i te rinjve. Madje do te ishte mire te ishte formuar nje OJQ “NEVER” Ju pershendes nga Usa.
FAIL AGAIN FAIL BETTER FAIL NEVER!!!!!!
Never eshte pergjigja me e mire per ate vuajtje qe kaloi Shqiperia.Ajo diktature na perndjek akoma me disa nga pasardhesit e vet.Mjaft me,popullit po I zihet fryma.usa
E bënë që e bënë mundimin pse duhej të bëhej ky arnim? Duhej të shkruhej shqip “kurrë më”, se nuk lamë vend pa e futur anglishten, tani ja edhe në mal. Për mua edhe mund të lihej, se nuk vjen e keqja nga emri, madje në një kuptim na bën mirë t’i bëjmë thirrje kujtesës, të cilë ne shqiptarët, për fat të keq, e kemi të shkurtër.
Bravo Armando!!!!
….., – mesonjese, mesonjese ejvallah…,- po ne kemi fjalet e bukura shqipe si : kurre, asnjehere… , Pse duhet Never
Sa per veprimin e kryer une them se duhet ‘never’ ne mentalitetin tone.
problemi eshte se ti nuk ke asnje lider politik ose asnje individ qe te dale me shpate per te mbrojtur te varferin. ke nje lider shume te fuqishem miliarder me bregdet e banka. ke nje lider qe thote skam buke dhe leke, kur vec kravata i ben 4000euro. ke nje tjeter qe e kapin me presh dhe del i pafajshem. o shoku ku ju con mushka. ikni sa seshte vone nga ky vend…
duhet te dini mire se kush eshte (jane) ky i ri (keta te rinj). Duhet ditur me ke kemi te bejme fillimisht. Zoti eshte tek detajet!!!
Pergezime Armandit dhe te rinjeve qe kane punuar per kete projekt. Duhet tju themi Never mbeturinave te te shkuares dhe aq me teper te te tashmes.
Pergezimet e mija. Une e njoh filmin per te cilin po pergatitet ky instalacion i madh qe do te qendroje me vite ne ate mal. Biles kam dhe nje bluze me design te bere nga artisti vete.
Kush eshte ky artisti? Sa vjec eshte? Eshte i mire?
aman more, por kush eshte ai qe do te jete me i madh se Enver Hoxha ne historine shqipetare me nje pushtet prej 40 vitesh? Mos valle shqipetaret jane me te lumtur tani se atehere? Ju mbyti lumturia e madhe juve qe po hidhni poshte nje figuren tuaj historike. Te mire apo te keqinj udheheqesit i perkasin historise sado te keqinj te kene qene ata. Emri te kishte mbetur edhe si vlere muzeumi i se shkuares. Edhe Skenderbeu eshte treguar i keq me myslimanet e asaj kohe, pse tani sipas jush keta duhet te cohen dhe t’i rrezojne bustin sipas jush dhe t’i fshijne emrin? Sot ne boten figuren e Enverit e hedhin poshte te burgosurit e asaj kohe qe jane ne pushtet, por do vija koha qe kur te vdesin keta, emri i Enverit do te ngrihet prape ne histori dhe te marre vendin qe meriton.
PO NE QE E PUNUAM ATE VEPER JEMI SHTETAS SHQIPTARE