Panorama Sport
Home » Sociale » Risia te “Luarasi”, studentët regjistrim dhe nota online

Risia te “Luarasi”, studentët regjistrim dhe nota online

Një sistem i ri menaxhimi për të dhënat e studentëve në universitetin “Luarasi”.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një zgjidhje të drejtuar nga teknologjia, por një mjet të ri për të transformuar mënyrën si do të organizohet i gjithë procesi i mësimdhënies për studentët,duke u ofruar atyre aksesin maksimal në informacion. Portali online në faqen zyrtare të universitetit është një nga risitë e adaptuara nga pak shkolla të larta në të gjithë vendin. Me instalimin e sistemit të ri, regjistrimet, notat, literatura, oraret e mësimit, por edhe pagesat e studentëve do të kryhen në mënyrë elektronike. “Në këtë mënyrë, studentët nuk do të kenë më nevojë të informohen në sekretari për të gjithë veprimtarinë e shkollës”, tha administratorja e universitetit “Luarasi”, Dajena Kumbaro.
Po kështu, pedagogët mund të konsultohen në çdo moment me ecurinë e procesit të mësimdhënies në të kaluarën dhe me programin apo informacione që ata kanë hedhur në sistem. Sistemi është i projektuar në mënyrë të tillë që mund të menaxhohet lehtësisht nga studentët. “Në këtë portal do të ofrohet konsultimi me të gjitha modulet e shkollës, si dhe do të mund të integrohen në një fazë të dytë të gjitha veprimtaritë jashtëshkollore. Në këtë mënyrë, të gjithë aktorët e universitetit do të shkëmbejnë informacion, çka do ta bëjë më të shpejtë vendimmarrjen në të gjitha proceset”, sqaroi Kumbaro. Një tjetër benefit do të jetë procesi i administrimit të notave. Studentët duke disponuar paswordin e portalit do të mund të kontrollojnë të gjitha ndryshimet e notave që janë bërë nga sekretaria. Në të njëjtën mënyrë ata do të shohin oraret e leksioneve dhe seminareve. “Sistemi është i projektuar për të mbështetur personelin shkollës në mënyrë që të jepet performanca maksimale”, sqaroi Kumbaro. Pjesë e tij do të jenë kurrikulat, programi mësimor, statistikat ekonomike dhe informuese. Janë 7 fusha të cilave u është dhënë përparësi.
Sa u përket pagesave të studentëve, për to do të ekzistojë një sistem kontrolli e raportimi për mënyrën si janë kryer apo kur ka vonesa. “Me këtë risi i gjithë funksionimi i universitetit ‘Luarasi’ do të jetë ndryshe. Modele të tilla zbatohen në universitetet më në zë të vendeve të zhvilluara. Në Shqipëri, në dijeninë time, nisma të tilla janë ende në hapat e para. Ndaj mendoj se jemi avangardë”, tha administratorja e universitetit “Luarasi”. Sipas saj, një vend të rëndësishëm zë literatura, e cila gjithashtu do të ofrohet online. “Kjo është vetëm një nga iniciativat tona të reja. Kemi në proces të tjera të cilat garantojnë cilësinë e mësimdhënies që ofrohet në universitetin “Luarasi”. Kemi përzgjedhur studentët elitarë dhe do t’u japim atyre mundësitë e një shkollimi po aq elitar dhe me standarde”, tha administratorja e “Luarasit”.

Sistemi i ri
•    Regjistrim online
•    Pagesa online
•    Literatura online
•    Konsultimi me pedagogët
•    Oraret e mësimit online
•    Të dhënat personale të studentit
•    Notat për çdo student
•    Literatura online
•    Akses maksimal duke shmangur sekretarinë

ZIRINA LLAMBRO

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Risia te “Luarasi”, studentët regjistrim dhe nota online”

  1. Nuk mund te quhet risi sistemi i aplikuar nga universiteti “Luarasi” ,sepse nje sistem i tille po aplikohet prej 4 vjetesh a me shume ne universitetin e Vlores.Fillimisht SIUV ( sistemi informatik i unversiteti ,ose sic quhet tani UMS ,university managment sistem) Sistemi lejon regjistri on line ,zgjedhje oraresh ,zgjedhje pedagogesh ,informacion per leksionet ,te dhena personale ,statistika per studentin ne vite.Nderkohe nje sitem te tille ,mbase jo kaq me obsione po perdor prej nje viti dhe universiteti i Durresit.Gjithsesi pune te mbare “Luarasit”

Beni nje Koment


9 + 6 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept