Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Sot, minuta e fundit e ditës bëhet me 61 sekonda

Sot, minuta e fundit e ditës bëhet me 61 sekonda

Horologët kanë kërkuar t’i shtojnë një sekondë më shumë minutës së fundit të ditës së shtunë, 30 qershorit, për të kompensuar lëvizjet e Tokës. Sekonda ekstra është e rëndësishme për të mbajtur orët në botë të sinkronizuara me “orën diellore”, në mënyrë që ditët dhe netët të përputhen me dritën dhe errësirën. Koha në botë matet duke përdorur orët atomike, dhe duhet të sistemohen për të mbajtur ritmin e orbitave të Tokës. Planetit i duhen rreth 86 400 sekonda për një rrotullim 360 gradë. Por lëkundjet e aksit të tij ndikohen nga tërheqja e Diellit, Hënës dhe kjo do të thotë se mund të dilte jashtë hapit me Kohën Ndërkombëtare Atomike (TAI). Për të evituar një diferencë të madhe mes kohës diellore dhe TAI, Koha e Koordinuar Universale (UTC) është rregulluar për të na dhënë 86 401 sekonda në ditë. UTC rregullohet manualisht për të mbajtur ritmin me orbitën disi të çrregullt të Tokës dhe kjo ka ndodhur që në vitet ’70. Koha universale, e vendosur sipas standardeve globale të kohës, përdoret për orët, kompjuterët dhe celularët në mbarë botën. Për më tepër, ajo shërben për të siguruar që pajiset GPS të mund të navigojnë siç duhet. Koha mbi tokë numërohet nga një rrjet prej katërqind orësh atomike.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Sot, minuta e fundit e ditës bëhet me 61 sekonda”

  1. Bardhyl Qirjaku

    Problemi eshte se cfare kemi quajtur dite. Kete e kemi ndare ne 24 pjese qe i kemi quajtur ore e me radhe minuta e sekonda. Keshtu dita ne del me 86 400 sek. Por kapriciot e rrotullimit te tokes ne orbite na detyrojne te bejme kete ndryshim. Kjo behet nje dite ne vit e jo per dite, keshtu dita do te vazhdoje te kete 86 400 sek. Nuk eshte ndryshimi qe bejme ne qe ndikon ne kapricot e levizjes se tokes, ai vetem i pasqyron keto kapricio dhe u bindet atyre.
    Ju faleminderit !

Beni nje Koment


1 + 1 =

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept