Kosovë, pedagogu vlerëson me notën 15 dy studentë
Kuriozitete e Shtunë, 30 Qershor, 2012 | 10:38 am
Dy studente të vitit të dytë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, janë “shpërblyer” për talentin e tyre me notë “Pesëmbëdhjetë” në lëndën pikturë.
Profesori i pikturës, Agron Bytyçi, ka vendosur që t’i inkurajojë studentet duke u lënë notën 15, në afatin e qershorit, ngase ato i vlerëson si “talente të rralla”, njofton “Koha Ditore”. Për fotografinë e indeksit të njërës prej studenteve që po qarkullon nëpër rrjetin social “Facebook”, ku shihet nota 15 dhe firma e profesorit Bytyçi, ky i fundit ka thënë se nuk ka njohuri që është publikuar, mirëpo për t’i vlerësuar me këtë notë ai ka thënë se e ka vendosur vetë.
“E di që është jashtë rregullores të vendoset një notë e tillë, mirëpo unë kam dashur që t’i inkurajojë studentet të cilat janë piktore të suksesshme dhe punëtore të mëdha. Kam dashur që ato ta kenë kujtim një notë të tillë për punën e madhe që kanë bërë dhe talentin e tyre”, ka thënë Bytyçi.
Profesori Bytyçi, këtë hap e ka ndërmarrë për herë të parë, dhe ka thënë se studentet vetëm në librezë e kanë të vendosur notën 15 “ngaqe libreza i mbetet studentit”, mirëpo në fletëparaqitje dhe evidenca të tjera figuron nota 10, notë kjo maksimale për vlerësim që u vendoset studentëve sipas Rregullores së UP-së.(koha)




























E ndoqa intervistën e Enver Hoxhaj te zëri i Amerikës dhe komenti im ësht se s’ësht i formuar për detyrën që mburret.Në 16 pyetjet e gazetarit të një interview prej afro 28 minutash s’u ndëgjua emri i asnjë nga shqipëria,foli për luftën e serbis me kroacin mësuesi i vetshpallur i historis dhe shëtitjet që bën në kurriz të popullt leckaman kosovar.Me një dialekt kosovar i viteve 30 dhe një zyr që s’shihej flamuri i shqipërisë burri 130 kg bymehej dhe jepte statistika se si do vejn punët në të arrdhmen e afërt.Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës së Shqipëris z.BAMIR TOPI qe një ndër të më sukseshmet në plan ekonomik ushtarak diplomatik dhe humanitar.Bërja e Presidentit aktual “QYTETAR NDERI” tregon që ata me ne kur s’do ken vij kufitare,ndërsa kreu yn duke folur për Adem Jasharin nënkuptohet lufta e amerikës ndaj irakut dhe fundi sadam hussein.,ku sot për të flejt të qet kosova duhet të ftoj më shpesh Arben Imami.,pasi supefuqis së shqipëris i mjafton sikur bota të hap dhe mbyll syt për 2 minuta për të rruajtur beogradin.sot s’jemi akoma aty.