Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Shkencëtari pret dhe ha buzët e gruas, kërkoi divorc

Shkencëtari pret dhe ha buzët e gruas, kërkoi divorc

Një profesor i respektuar suedez ka prerë dhe më pas ka ngrënë buzët e gruas së tij, pasi ajo i kërkoi divorcin, dhe tha se e bëri këtë veprim që ajo “të mos puthte më kurrë”. Akademiku 52-vjeçar u ka thënë hetuesve se ai planifikonte të vriste veten pasi sulmoi gruan e tij në maj, në shtëpinë e tyre në Stokholm. Dhe ai shtoi se vendimi për shpërfytyrimin e gruas së tij 32-vjeçare ishte “spontan”. Ai tha: “Nuk doja ta vrisja. Doja që ajo të vuante për gjithë jetën për atë që kishte bërë”. Prokurorët thanë se profesori, i cili besohet se ishte nga Irani, ka shfryrë tërbimin e tij të xhelozisë sepse gruaja vazhdimisht i kërkonte divorcin. Sherri i fundit ndodhi kur ajo ishte kthyer nga një udhëtim, në të cilin i shoqi besonte se gruaja kishte shkuar me të dashurin e saj të ri. Profesori, një shkencëtar në institutin “Karloinska”, tha se “Desha të përdor një thikë, por nuk ishte shumë e mprehtë, kështu mora një bisturi që përdor në operacione”. Ai shtoi se gruaja e tij ishte pa anestezi gjatë sulmit. Profesori tha se, kur i preu buzët gruas, besoi se ajo nuk do të puthte më, por pastaj nisi të mendonte i shqetësuar se mjekët mund t’ia ngjisnin sërish dhe kështu i hëngri ato. “Unë jam njeri i shkencës. Kam një kuotë inteligjence shumë të lartë. Kam aftësinë për të zgjidhur problemet brenda një sekonde”, tha ai. Policia fillimisht kishte dashur ta akuzonte për tentativë vrasjeje, pasi sulmi ishte shumë brutal. Por gjykata vendosi ta ulë akuzën në sulm të rëndë. Gjyqi i tij nis më 3 korrik.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Shkencëtari pret dhe ha buzët e gruas, kërkoi divorc”

  1. Sa lexova me larte nuk ka te beje me shkencen , por eshte nje c’menduri e nje lloji teper te vecante e te pa degjuar.As policia e as gjykata , sikurse mendoj une ,nuk ka perse te percaktojne as si tentative vrasje, e as si sulm i rende, por si nje akt c’njerezor, i pa pare e i pa degjuar deri me sot ne bote.??/ Pra ky perbindesh meriton denimin KAPITAL, por ne nje menyre te tille qe njerezimi te mos e provoje me here tjeter..

  2. e kur themi ne shqiptaret per suedezet jane te civilizuar ..kanibal jane ……..keq e ma keq se ne 1000 here hhehehe europa

  3. thone se eshte me origjine nga Irani, pastaj mos u nxitoni, para nja dy muajsh u dha njelajm sensasional qe nje dentiste polake ia shkuli te gjitha dhembet ish te dashurit te saj qe e kishte braktisur nje muaj me pare.
    Por doli e gjitha bllof, pak kohe me pas, gazetat botuan nje lajm tjeter qe pergenjeshtronin lajmin e pare duke thene qe eshte fallc, dhe ishte botuar thesht per sensasion..

Beni nje Koment


8 + = 16

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept