SELIA E ISH-KOMITETIT QENDROR TE PARTISE SE PUNES, KU ISHTE PARALAJMES, KU ISHTE PARALAJMERUAR DEMONSTRATA E 13 MARSIT 1989
Të pathënat e organizatës ilegale në Tipografinë Ushtarake.
Si dështoi demonstrata para KQ mëngjesin e 13 marsit ‘89Ishte paralajmëruar më parë nëpërmjet 5000 komunikatave të shpërndara në Shkodër, Durrës e Tiranë.
Në mars të vitit 1989, në Tipografinë Ushtarake në Tiranë, ku shtypeshin buletinet e Partisë të shkallës sekret e tepër sekret dhe dokumentet zyrtare të klasifikuara të tilla, u zbulua një organizatë antikomuniste që synonte përmbysjen e pushtetit popullor.
Lajmi i bujshëm tronditi mbarë opinionin, pavarësisht përkujdesjes së shërbimeve sekrete për ta izoluar e fshehur ngjarjen. Këtë radhë elementi antiparti nuk i kishte shpëtuar vetëm vëzhguesve vullnetarë të Sigurimit, por edhe armatës së rojeve të shumta që vigjilonin “Non stop” në çdo pëllëmbë të shtypshkronjës. Për autoritetet zyrtare, organizata e mirëstrukturuar “Komiteti për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar”, siç ishte vetëpagëzuar grupi i tipografëve rebelë, paraqiste rrezikshmëri të lartë. Të tillë e bënte platforma, synimet dhe sidomos thirrja e bërë së fundi për të demonstruar para selisë së Komitetit Qendror revoltën popullore kundër krerëve të regjimit. Dokumentet e kohës përmbajnë provat e siguruara në rrugë operative dhe rrethanat specifike si u zbulua grupi që operonte në bazën e sigurisë së lartë në zemër të Tiranës…
Lajmi nga Shkodra
Në raportin e pasmesnatës të 10 marsit 1989, zyrtarët e degës së Brendshme të Shkodrës informonin eprorët e tyre në Tiranë se grupe të paidentifikuara kishin shpërndarë e vendosur në vendet më të dukshme të qytetit komunikata me përmbajtje thellësisht armiqësore. Sqarimet e mëtejshme bënin të ditur autorësinë e këtyre veprimeve, pas të cilave qëndronte organizata e vetëpagëzuar “Komiteti për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar”. Komunikata e saj mbyllej me thirrjen për një tubim publik ditën e hënë, mëngjesin e 13 marsit ‘89, para selisë së Komitetit Qendror për të kërkuar dorëheqjen e lidershipit komunist. Kjo veçohej si pjesa më e rëndësishme dhe serioze e raportit nga Shkodra. Ai përfundonte me njoftimin për arrestimin e dy të dyshuarve. Reagimi i menjëhershëm ndaj situatës së papritur nisi me shqyrtimin e ekzemplarëve të sjellë me urgjencë nga qyteti verior. “Ndryshe nga rastet e tjera të këtij karakteri, kujton njëri nga oficerët e Sigurimit të Ushtrisë, që ka ndjekur çështjen, fletushkat e 10 marsit 1989 nuk i përkisnin produktit të makinës së shkrimit, por teknologjisë më të përparuar të shtypshkrimeve”. Ky fakt mundësonte identifikimin e shpejtë të makinerisë që i kishte prodhuar. Një të tillë, shton eksperti ushtarak, dispononte vetëm Tipografia Ushtarake në kryeqytet. Kjo, sipas tij, konfirmoi pa mëdyshje se komunikatat ishin shtypur aty. Tanimë mbetej zbulimi i autorëve dhe teknikëve që ishin marrë me riprodhimin e tyre. Por a mund të mbërrihej te ta kaq shpejt? Situata, sado delikate, nuk paraqitej e pamundur për t’u zgjidhur…
Dy të arrestuarit
Petrit Nuri Ishmi dhe Xhuljeta Cuka, dy të arrestuarit në orët e vona të 10 marsit 1989, fillimisht u përballën me akt-ekspertimin e komunikatave të shpërndara në Shkodër, ku konfirmohej riprodhimi i tyre në makineritë e Tipografisë Ushtarake. Në çastet e para, dy të dyshuarit, asokohe punonjës të kësaj ndërmarrjeje, u munduan të mohojnë çdo lidhje me ngjarjen, por nuk u funksionoi. Mënyra si ishin siguruar provat dhe rezultatet e ekspertimit të komunikatave nuk linin shteg për asnjë lloj alibie. Ishte kjo arsyeja që Ishmi dhe Cuka pa shumë rezistencë rrëfyen gjerë e gjatë aktivitetin e organizatës së tyre. “Dëshmitë e Ishmit dhe Cukës ishin befasuese, shprehet ish-oficeri i Sigurimit të Ushtrisë që është marrë me çështjen, duke iu rikthyer profilit dhe rrezikshmërisë së grupit që kishte vepruar në zemrën e një baze sekrete në kryeqytet. Njëherazi me autorësinë e komunikatave, dy të prangosurit pohuan me detaje historinë e organizatës ilegale, krijuar në vjeshtën e vitit 1987. Rrëfimi i tyre çoi sakaq në kryqëzimin e një tjetër protagonisti të grupit që operonte në Tipografinë Ushtarake. Emri i Alfred Berishës, i denoncuar rishtas nga Ishmi dhe Cuka, nuk ishte i panjohur për Policinë e Tiranës. Prej kohësh ai ishte skeduar si organizatorë i shpërndarjes së fletushkave e trakteve armiqësore në kohë e vende të ndryshme me bojë, laps dhe mjete të forta. Ballafaqimi në proces zbardhi gjithë misteret e çerdhes antikomuniste që vepronte aty ku shtypeshin buletinet sekrete…
Provat tronditëse
Në raportin e datës 13.3.1989 të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës për sekretarin e Parë të Komitetit të Partisë të rrethit jepet një pasqyrë e zgjeruar e ngjarjes së pazakontë në ndërmarrjen e sigurisë së lartë në kryeqytet. Njëherazi me të dhënat e tre të pandehurve, aty përshkruheshin me hollësi tërësia e provave të pakontestueshme të siguruara deri në atë moment. Dokumenti nënvizon se grupi i tipografëve të arrestuar kishte përgatitur 5000 copë komunikata dhe i kishte ndarë në tri pjesë të destinuara për t’i shpërndarë brenda datës 10.3.1989 në qytetet Shkodër, Durrës e Tiranë. Raporti vë në dukje se nga kjo sasi e konsiderueshme, 2000 copë janë gjetur në shtëpinë e Petrit Nuri Ishmit, 1560 copë ishin grumbulluar në qytetin e Shkodrës dhe pjesa tjetër ishte gjetur në një qendër zjarri në qytetin e Durrësit. Pjesa më e mistershme e njoftimit për kreun e partisë së kryeqytetit ishte konstatimi se pas grupit të tipografëve fshihej një diplomat i një vendi perëndimor në Tiranë. Nga aq sa kishin zbuluar deri në atë periudhë organet e specializuara, bëhej fjalë për atasheun kulturor të Ambasadës së Francës në vendin tonë, Luc bounol La Font. Veç dyshimeve të forta, dokumenti shprehej i rezervuar për rolin e tij në aktivitetin e organizatës së vetëquajtur “Komiteti për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar”. Sidoqoftë, provat e ofruara nga Drejtoria e Punëve të Brendshme ishin tronditëse dhe kërkonin vlerësimin maksimal. Situata që përjetonte vendi dhe zhvillimet politike në Europën Lindore e bënin ngjarjen edhe më alarmante…
Mysafiri nga Franca
Në shqyrtimin e të dhënave për Luc bounol La Font, diplomatit francez në vendin tonë dhe rolit të tij në aktivitetin e organizatës antikomuniste të tipografëve, shërbimet e specializuara kishin zbardhur një biografi të përmbledhur të tij. Mysafiri nga Franca, i datëlindjes 1964, i ardhur në vendin tonë më 8.9.1988, ishte zotërues i gjuhës frënge, ruse, ceke e së fundi kishte mësuar edhe pak shqip. Më herët kishte pasur një përvoje të shkurtër si stazhier në Moskë ku kishte ndjekur çështjet e vendeve të Traktatit të Varshavës. Të dhënat e para konstatonin prirjen e tij për të përhapur influencën e vendeve të Traktatit të Varshavës dhe në veçanti atë të Bashkimit Sovjetik. Ndërkaq, ishte provuar se Luc bounol La Font mbante lidhje të fshehta dhe zhvillonte takime të shpeshta me tre të pandehurit e procesit të tipografisë. Me emrin e tij lidhej më së shumti ideja e krijimit të një organizate ilegale për të sensibilizuar opinionin kundër regjimit. Pohimet e Petrit Nuri Ishmit dhe Xhuliana Cukës konfirmonin faktin që Luc bounol La Font, mori pjesë në formulimin e tekstit të komunikatës dhe ideoi planin për demonstratën antikomuniste para selisë së Komitetit Qendror mëngjesin e 13 marsit 1989.
Të pandehur, tipografët që shtypnin buletinet sekrete
Dosja e dënimit të Petrit Ishmit, Frederik Berishës e Xhuljeta Cukës50 vjet burg për 5000 komunikata me përmbajtje armiqësore! Vendimi i formës së prerë për dënimin e Petrit Ishmit, Alfred Berishës dhe Xhuljeta Cukës, nënshkruar nga gjyqtarët Fehmi Abdiu, Fejzi Shehu, Mustafa Xhixha dhe prokurori Asim Ruli mban datën 11.08.1989 dhe numrin 456 në regjistrin e Gjykatës së Tiranës. Artikulimet e tjera të dosjes gjyqësore për dënimin e grupit armiqësor të shtypshkronjës së Tipografisë Ushtarake janë një përmbledhje absurde që rreket të përligjë rrezikshmërinë shoqërore të sjelljeve antisocialiste të të akuzuarve të identifikuar tashmë si organizatorë të demonstratës antikomuniste, të paralajmëruar për t’u zhvilluar mëngjesin e 13 marsit 1989 para selisë së Komitetit Qendror në Tiranë. Po çfarë përmban tjetër dokumenti i procesit gjyqësor për dënimin e pjesëtarëve të grupit armiqësor të shtypshkronjës së buletineve sekrete, e njohur ndryshe si Tipografia Ushtarake…
Petrit Ishmi, Alfred Berisha dhe Xhuljeta Cuka duke qenë me nivel kulturor e ideologjik dhe nën ndikimin e propagandës borgjezo-revizioniste kanë kaluar gradualisht në pozita armiqësore ndaj pushtetit popullor dhe Partisë së Punës. Nga viti 1987, të pandehurit Petrit e Alfred kanë punuar bashkë dhe kanë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme në vende e kohë të ndryshme agjitacion e propagandë kundër shtetit. Agjitacionin e propagandën kundër pushtetit popullor në përgjithësi e kanë kryer duke vendosur në vende të ndryshme, në 33 raste fletushka armiqësore me të cilat kanë folur kundër udhëheqësit kryesor të Partisë, kundër kuadrove kryesor të saj, kundër të drejtave demokratike të rinisë e të popullit etj. Në shumë prej tyre kanë shënuar inicialet KMDPSH, duke e quajtur kështu veten si komiteti për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar. Në vijim të veprimtarisë së tyre armiqësore kanë futur në të edhe të pandehurën Xhuljeta Cuka, që ka filluar punë në Tipografinë Ushtarake në qershor të vitit 1988, e që kishte pikëpamje liberale për punën e për jetën.
Pra, pas muajit tetor të vitit 1988, veprimtarinë e tyre të pandehurit e kanë kryer bashkërisht. Edhe pas kësaj kohe ata kanë hedhur fletushka me përmbajtje armiqësore, kanë biseduar që në rastin e mitingut të madh që do të organizohej me rastin e përvjetorit të themelimit të Partisë të hidhnin parulla armiqësore.
Në fillim të muajit mars 1989, Petrit Ishmi, Alfred Berisha dhe Xhuljeta Cuka kanë rënë dakord që të shtypnin në vendin e tyre të punës, në Ndërmarrjen e Tipografisë Ushtarake, komunikata me përmbajtje armiqësore. Për këtë kanë ngarkuar Xhuljeta Cukën që të përgatiste tekstin e komunikatës dhe kjo e fundit pasi e ka përpiluar, ua ka lexuar dy të tjerëve të cilët e kanë miratuar përmbajtjen e saj. Më pas kanë biseduar për t’i shpërndarë komunikatat që do të bënin në qytetet e Shkodrës, Durrësit dhe Tiranës, duke ndarë edhe detyrat për këtë qëllim.
Për të përgatitur komunikatat në fjalë, duke përfituar nga mungesa e kontrollit e nga shkelje të tjera të rregullit në punë, kanë sistemuar dy forma me përmbajtjen e komunikatës dhe në datën 6.3.1989, nga ora 19:00 deri në orën 23:00, kanë shtypur në pedalinën e Xhuljetës 5000 copë të tilla. Përmbajtja armiqësore e kësaj komunikate qëndron në faktin se në të i bëhet thirrje popullit për të bërë demonstratë për përmbysjen e pushtetit popullor, duke caktuar edhe kohën, edhe vendin ku do të organizoheshin. Atë natë, Petrit Ishmi, Alfred Berisha dhe Xhuljeta Cuka i kanë nxjerrë komunikatat fshehurazi për t’i shpërndarë më vonë. Para datës 10.3.1989, një pjesë të tyre i kanë fshehur në një qendër zjarri në Shkozet, ndërsa në këtë datë Petrit Ishmi dhe Xhuljeta Cuka kanë marrë me vete 1500 komunikata dhe kanë shkuar në qytetin e Shkodrës. Atë datë, pasdite, pasi kanë arritur aty, me t’u errur kanë filluar shpërndarjen e tyre, në zonën industriale, ku kanë hedhur mjaft të tilla nëpër ndërmarrje, institucione dhe në banesa të qytetarëve të ndryshëm. Më pas kanë fshehur pjesën që u ka mbetur e kanë dalë në Baçallëk për të gjetur makinë e për t’u larguar për në qytetin e Durrësit, por atje janë ndalur nga punonjësit e Policisë.
Veç këtyre, ka rezultuar se Petrit Ishmi, Alfred Berisha dhe Xhuljeta Cuka, pas muajit nëntor të vitit 1988 kanë biseduar dhe kanë rënë dakord disa herë për t’u arratisur jashtë shtetit. Për këtë i kanë kërkuar ndihmë Bashkim Beqiragës, që kryente shërbimin ushtarak në Ksamil. Më pas i kanë kërkuar ndihmë një punonjësi të Ambasadës Franceze për t’i ndihmuar që të arratiseshin. Veç këtyre varianteve, Xhuljeta i ka kërkuar ndihmë Ylvie Kadiut për t’i ndihmuar me ndonjë specialist të huaj për këtë qëllim. Kohët e fundit kanë biseduar që pas shpërndarjes së komunikatave të arratiseshin për në Jugosllavi, duke kaluar kufirin nga Dibra.
Veprat e kryera paraqesin rrezikshmëri shoqërore të theksuar, pasi janë drejtuar kundër shtetit, diktaturës së proletariatit, lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë socialist. Kryerja e tyre është dëshmi e luftës së klasave që zhvillohet në vendin tonë nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm që punojnë frontalisht, por pa sukses për të goditur R.P.S. të Shqipërisë. Petrit Ishmi ka qenë i dënuar më parë, ai ka personalitet të keq, sjellje e qëndrim të keq në punë e në familje. I tillë është edhe Alfredi, i cili edhe pse nuk ka personalitet jo të keq, ka disa vite që ka luajtur në vetvete mendime armiqësore. Edhe Xhuljeta, ndonëse e re, ka qenë konsekuente në veprimtarinë kriminale.
Dokumenti i gjykatës, profili i tre të pandehurvePetrit Nuri Ishmi, i biri i Kasemit dhe i Mahmudies, i datëlindjes 1951, lindur dhe banues në Lagjen Nr.3 rruga “Gogo Nushi”, nr.47 Tiranë, i martuar me një fëmijë, me arsim të mesëm të pambaruar, punëtor në Tipografinë Ushtarake, i dënuar për sjellje të padenjë në shoqëri, i paorganizuar, me kombësi e shtetësi shqiptare. Qëndrimi moralo-politik i familjes i mirë, nuk ka njeri të dënuar apo të arratisur jashtë shtetit.
Xhuljeta Cuka, e bija e Qemalit e Hatixhes, e datëlindjes 1968, lindur dhe banuese në Lagjen Nr. 4 rruga “Sulejman Pasha” nr.30 Tiranë, me me arsim të mesëm, beqare, me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtor, tipografe, e paorganizuar, e padënuar, e arrestuar më 12.3. 1989. Qëndrimi moralo-politik i familjes i mirë. Babai ka punuar tipograf, aktualisht në pension. Nëna pensioniste. Xhuljeta ka manifestuar shfaqje negative. Ka ndjekur një kurs privatisht për mësimin e gjuhës angleze.
Alfred Berisha, i biri i Azisit dhe Mergjyzes, i datëlindjes 1957, lindur e banues në Tiranë, me gjendje shoqërore punëtor, tipograf, me arsim të mesëm, i padënuar. Qëndrimi moralo-politik i familjes i mirë. Babai ka qënë partizan, për një periudhë ka punuar në organet e Punëve të Brendshme. Nëna ka qënë kujdestare në çerdhe, tani në pension. Alfredi është njohur për qëndrim të dobët moral. Ka filluar aktivitet armiqësor qysh nga viti 1987, duke shkruar fletushka, fletërrufe dhe parulla armiqësore. I arrestuar më 14.3.1989.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
19 Komente per “Dokumenti, si dështoi demonstrata para KQ në mars ‘89”
Ne fund te fundit shoku Fehmi ka qene gjyqtar dhe ka zbatuar ligjet si ne koherat e qemoteshme, po ashtu edhe sot. Por ama asnjeri nuk mund ta akuzoje se nuk ka qene veprimtar demokrat dhe se vdiste per demokracine. Apo jo?
Ja e lexuam dhe kete. E çdo te thote gazetari me te? Pse po te ish Saliu ne vend te Ramizit çfare do bente , do ti perkedhelte? Ramizi te pakten me burg i ka denuar, por Saliu po dole ne proteste te vret me kallashnikov si me 21 janar dhe kur? Sot qe themi se jemi ne demokraci dhe kemi lirine e te protestuarit e te folurit!.
duhet te jete liria e fjales , dhe e drejta e protestes por ne menyre paqesore , sepse kur behet e dhunshme e hubet sensin dhe mund te kthehet ne rrezik shoqeror
Ajo që më çudit në gjith ktë histori nuk është dalja në skenë e emrit të F. Abdiut se kjo dihet tashmë, por heshtja prej 22 vjetësh e viktimave të tij siç janë personat e lart-përmendur. Si ka mundësi që kur shoku Abdiu ishte deputet nën siglën e PS pas ’91, kur po ky mëkatar, më pas ngjitet në majat e gjyqësorit shqiptar gjithmonë nga PS, nuk u demaskua prej viktimave të tij? Mesa dimë, ky person as sot nuk u ka kërkuar të falur viktimave të tij. Përse gjat ksaj kohe, dje dhe aktualisht, viktimat e kti far Abdiu, (jo ata që janë varur ose vdekur) nuk dalin e të flasin? Thonë pastaj se ka sigurimsa e mëkatarë kudo në institucjonet e shtetit. Po normal, kur ka spurdhjakë ka dhe dhjaksa-mëkatarë që bëhen trima nën petkun e demokracisë!!! Kush është burrë, le t’ua hapi letrat ksaj kategorie.
Traktet i kam lexue edhe un’.Un mendoj se duhen ndriçue ma mire faktete te hapen dosjet sepse ka shume qe sot shiten si demokrate te flakte e dje kane spiunue tuj fute njerz ne burg.E ça asht ma e randsishme duhet te zbardhen llogarite bankare e prejardhja e pareve per pasanikt e sotshem.
Ngjarje e njohur ne ate kohe Mars 1989.Njerezit ftoheshin per te pare nje Koncert perpara Pallatit te Kultures.Si gjithmone pa pagese.
Keshtu qe u ftuhan shume njerez me anen e propagantes gojore,te Henen mbasdite ka nje koncert shume te bukur.
Dhe njerezit u mblodhen si gjithmone,burra e gra,familjare dhe me femije…
Ndersa sigurimi i shtetit po i dridheshin kembet nga revolta qe mund te shperthente.(shume punonjes te sigurimit filluan filmimet me kamera-ne menyre te fsheht.)Ajo kohe iku,ju lumnte atyre per kete organizim.
Por me e keqja eshte se na ka ardhur nje kohe tjeter.Nje kohe qe deri sa te vdesin keta ish komunistat,dhe rinia e se ardhmes mund te kete shancin te “JETOJE”nje jete vertete Demokratike.
Imagjino se cfare popull kafshesh jemi ne!!! Nje organizate vegel e te huajve krijuar prej te huajve me njerez injorante dhe me shkolle 8 vjecare, po donin te benin revolte kunder nje sistemi qe u sherbente atyre ne radhe te pare dhe jo te huajve. Prandaj ky popull merhum dhe kaq kafshe ka sot kete qeveri qe ka, se nuk te jep zoti me shume sec te takon! Ky popull mjeran eshte sot si gabeli ne europe, se ne cdo popull tjeter te zgjuar ata injorante me 8 vjecare, vegla te blera nga i huaji dhe sot do quheshin tradhtare dhe lapanjoze, pasi kerkonin te benin revolte karshi nje shteti qe kurre nuk u lepihej dhe bente politiken e sherbetorit te huaj sic e kemi sot.
Prandaj mallkimi i viteve 90 e ka zene dhe do ta mbaje tere jetes ne zi kete popull mjeran, se ZOTI nuk fal kurre, kafshen qe gjuan me shkelma te miren e vet!!!
PO ku ishte SALI KOMUNISTI ne ate perjulle kohe apo si kishte marre ala urdherat prej SIGURIMIT ME KRIJU PSEODO PARTINE DEMOKRATIKE delni o POPULL PREJ GJUMIT LETARGJIK SE NUKE KENI QA ME HUMBE
u shoft dhe u harroft ai regjim fashist me keta zagare qe lehin me nostalgji per auschwitz-in shqiptar ne kohen e krimineleve, mos pafshi asnje dite te bardhe te gjith ju qe mbroni ata kriminele
Per ata qe duan ta shfajesojen me cdo kusht ish pushtetin kriminel te gjakepiresave, dallimi ashte i madhe ne mest ramiz-nexhmijes me kete te demokrcis Sali Berishes. Ate kohe nuk kishe te drejte te demostroje pa kenaqesit ndaj pushtetit gjakatar enevro-stalinist. Sot ke te drejte dhe proteston, vetem se jo en ate menyre si organizojen bishat, hienat e majta te ed ram rucve, nuk protestohet duke iu turr Administrates dhe duke shkele Flamurin Kombetar. Nuk demostrohet duke iu versul edhe femive ,nuk demostrohet me huliganizem. Nuk krahasohet koha e vaepireve te feim abdis me kohen e Sali Berishes, vetem se keni nostalegji per ate pushtet gjakatar. Topi dhe llomi majt e dekoruan kriminelin feim abdin dhe shoket e ti!
O Lumo kujt i humben trute qe ti gjesh ti!!! Ai sistem nuk ishte bere per kafshet por per njerzit! Iku ai sistem erdhi koha e kafsheve,prandaj eshte bere ai vend si kopshti zollogjik,.
Jam kurjoz te dij fatin e ktyre njerzve,qe paskan patur me verte vizion te qart antikomunist,dhe duhen dekoruar per kte,cu be mbas viteve 90 me kta,do ken dal patjeter nga burgu,dhe jam i habitur qe sjan marr me politik,se nuk i kam degjuar askund,i jam mirnjohes stafit te hedhi drit qoft sado pak per fatin e ktyre.
Per JU kampa-
KMDPSH-ja ky komitet antikomunist qe sakrifikoje shume per LIRINE E DEMOKRACINE e VERTETE NE SHIPERI dhe qe ishte vazhduese e disidences shqiptare ne vite,drejton sot PARTINE E IDEALIT DEMOKRATIK SHQIPTAR dhe gazeten SHKENDIJA DEMOKRATIKE,qe mostrat e diktatures bene c’mos t’i ndalonin,duke perdorur dhune e terrorr ndaj tyre,e duke i burgosur e futur ne te njejten qeli qe i kishte denuar diktatura komuniste.
Per kete shkarazi ka folur dhe nje gazetar i gazetes Republika ne vitin 1997,kur ato hodhen idene e krijimit te FORUMIT PER DEMOKRACI,por qe u dhunua me vone nga PS me satelite,qe sot kemi peshqesh Sali Berishen kete sozi te peshtire e vrases serial ne vite,skenare te vazhdimesise se Katovices.
Pra figurat e verteta dhe te paperlyera,e vazhduan aktivitetin e tyre ne sherbim te SHTETIT TE SE DRETES,pra per nje SHQIPERI VERTE TE PLURALISTE,TE LIRE E DEMOKRATIKE.
Por mostrat e diktatures,si dje dhe sot, perdorenr te gjitha menyrat e tyre me kriminale per eleminimine tyre fizik,duke i burgosur disa here,si ish kryetarin e KMDPSH-es,sot kryetar i kesaj partie Petrit Ishmi,si dhe te tjere.Ata edhe sot,ne pa mundesi per te punuar e kontribuar ne Shqiperi, nuk reshten se punuari per demokracine shqiptare e SHTETIN E se DREJTES dhe jashte Shqiperise,duke punuar me te gjitha mundesite per demaskimin dhe ndeshkimin e mafjes politike te djeshme e te sotme shqiptare,per krimet e tyre makabre ne vite.
Kampa,ju vleresoj per komentin,Juve dhe komentuesit e tjere qe vleresojne sakrificat e te verteten njerezore,VEPRO TANI, nje thirje nga zemra qe duhet te ngreje te gjithe shqiptaret si brenda dhe jashte vendit,per te shkulur nga rrenjet e te tre pushteteve cibanet e diktatures komuniste qe vazhdojne e sundojne dhe dhune ne Shqiperi.
Koicidence ta marrim kete “organizate!” qe u formua fill pas mbledhjes se vendeve lindore per deklarimin e falimentimit te ideollogjise komuniste ne Katovice te Polonise ????????????? Ku Gorbacovi—Ramiz perpiloi planin e shpetimit te Shqiperise me organizata te tilla ,me pluhrarizem te ditur sotme etj.etj. Ambasadori nje agjent i sigurimit shqiptar ,dihet qe kudo e perher agjentet punojne per disa shtete , punturet tipografe m.q.se. deklarohen dhe emrat le tu shihen dosjet e do te dalin si informatore te sigurimit !!!!Vete fakti qe me fakte ( Traktate armiqsore ) nuk u denuan me vdekje kur ne historine 45-vjecare pa fakte te tilla flagarante sa jane denuar me vdekje tregon per planin e zbatimit te “Katovices shqiptare ) Ky ishte fillimi e me vone vijne studentet , “”protestat “ne qytete te tjera e ja Nexmije e Ramiz shpetuam kokat tona e te femijeve tane !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ne lidhje me Liderin e KMDPSH Petrit Ishmi do te shtoja se eshte nje njeri shume i mire Idealist qe kesaj bote me plot korrupsione , krime , e pislliqe mendoj personalisht qe nuk i pershtatej .
Femijet fatosa te Enverit ( si nga e djathta dhe e majta politike ) moren stafeten ku sot e kesaj dite po ato qeverisin por ne nje pelhure te ashtu qyajtur “democraci” dhe vazhdoj te shtypin dhe te largojne me dhunen fizike apo psikologjike shum e shum njerez te till neper bote .
Po e le me kaq tani per tani .
Te shruajshe e te deshmosh eshte kulture e dije,por te deformash realitetin per t’u quajtur disident bashkepuntorin e ish sigurimit famekeq te shtetit falijerisht sikurse Alfred Berishen,eshte vazhdimesi bashkepunim me krimin.
Gjyqtari, Fehmi Abdiu, se ku e kam degju ket emer.
Ky Fehmi Abdiu më duket se ka qënë mik në bëmat e Partisë tonë të dashur me të atin e një farë… Edvin Ra-mës?!
Ne fund te fundit shoku Fehmi ka qene gjyqtar dhe ka zbatuar ligjet si ne koherat e qemoteshme, po ashtu edhe sot. Por ama asnjeri nuk mund ta akuzoje se nuk ka qene veprimtar demokrat dhe se vdiste per demokracine. Apo jo?
Ja e lexuam dhe kete. E çdo te thote gazetari me te? Pse po te ish Saliu ne vend te Ramizit çfare do bente , do ti perkedhelte? Ramizi te pakten me burg i ka denuar, por Saliu po dole ne proteste te vret me kallashnikov si me 21 janar dhe kur? Sot qe themi se jemi ne demokraci dhe kemi lirine e te protestuarit e te folurit!.
duhet te jete liria e fjales , dhe e drejta e protestes por ne menyre paqesore , sepse kur behet e dhunshme e hubet sensin dhe mund te kthehet ne rrezik shoqeror
Ajo që më çudit në gjith ktë histori nuk është dalja në skenë e emrit të F. Abdiut se kjo dihet tashmë, por heshtja prej 22 vjetësh e viktimave të tij siç janë personat e lart-përmendur. Si ka mundësi që kur shoku Abdiu ishte deputet nën siglën e PS pas ’91, kur po ky mëkatar, më pas ngjitet në majat e gjyqësorit shqiptar gjithmonë nga PS, nuk u demaskua prej viktimave të tij? Mesa dimë, ky person as sot nuk u ka kërkuar të falur viktimave të tij. Përse gjat ksaj kohe, dje dhe aktualisht, viktimat e kti far Abdiu, (jo ata që janë varur ose vdekur) nuk dalin e të flasin? Thonë pastaj se ka sigurimsa e mëkatarë kudo në institucjonet e shtetit. Po normal, kur ka spurdhjakë ka dhe dhjaksa-mëkatarë që bëhen trima nën petkun e demokracisë!!! Kush është burrë, le t’ua hapi letrat ksaj kategorie.
Neser ka per te na dale ndonje revolte ne vete Komitetin Qendror te Partise.