Panorama Sport
Home » Opinion » KQZ-ja si rrezik publik

KQZ-ja si rrezik publik

BLENDI KAJSIU

Në datën 13 mars 2012, mbi 62 mijë qytetarë shqiptarë dorëzuan firmat dhe fotokopjet e kartave të tyre të identitetit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke shprehur publikisht vullnetin e tyre, sipas Kushtetutës, për një referendum të përgjithshëm në lidhje me importin e mbetjeve në Shqipëri. Ishte hera e parë që qytetarët shqiptarë ushtronin të drejtën e tyre themelore për të organizuar një referendum kombëtar. Ishte hera e parë që në KQZ dorëzoheshin mbi 60 mijë firma dhe kopje të kartave të identitetit (nga 50 mijë që kërkon ligji) për të organizuar një referendum qytetar. Në këtë aspekt, 13 marsi shënoi një ngjarje në historinë e varfër të demokracisë sonë, ku referendumet janë organizuar nga qeveritë, por kurrë nga qytetarët.
Kjo ngjarje sot rrezikohet jo sepse kërkesa e qytetarëve është rrëzuar, por sepse ajo po injorohet në mënyrë publike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Me ligj KQZ-ja ka 90 ditë kohë për të verifikuar nënshkrimet dhe për t’u shprehur në lidhje me kërkesën. Ka kohë që koha ka mbaruar dhe KQZ-ja, pavarësisht reagimeve publike të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), hesht duke bllokuar publikisht dhe brutalisht vullnetin e dhjetëra mijërave qytetarëve për referendum.
Prandaj sot KQZ-ja është kthyer në një rrezik publik. Ajo ka marrë një atribut thelbësisht antidemokratik dhe antikushtetues: injorimin e vullnetit publik. Një institucion që është ndërtuar për të lexuar vullnetin popullor e injoron këtë vullnet në shkelje të ligjit, pa dhënë arsye dhe madje pa denjuar as t’u përgjigjet reagimeve dhe thirrjeve publike të shoqërisë civile. Sot qytetarëve shqiptarë u mohohet një e drejtë që ia garanton Kushtetuta nga një institucion që mbahet më këmbë me taksat e tyre.
Heshtja skandaloze e KQZ-së, injorimi publik që ky institucion u bën qytetarëve që paguajnë për ekzistencën e tij është simptomë e një sëmundjeje të rëndë të institucioneve tona demokratike. Sot shumica dërrmuese e institucioneve të demokracisë sonë (Parlamenti, gjykatat, KQZ-ja, qeveria), reagojnë vetëm ndaj shqetësimeve partiake dhe politike teksa injorojnë tërësisht vullnetin qytetar. KQZ-ja është shembulli tipik i një institucioni publik që formësohet dhe vihet në lëvizje nëpërmjet partive politike dhe që për pasojë është krejtësisht e pandjeshme ndaj publikut, vullnetin e të cilit e ka për detyrë ta pasqyrojë.
Natyrisht që skandali i fundit i KQZ-së është shfaqja e radhës në një spektakël politik ku qytetari vendoset në rolin e spektatorit të budallallepsur. Ama deri tani, qytetarit e drejta për të folur i është hequr me “lezet”. Herë duke e hutuar me integrimin europian, herë duke e habitur me spektakle pseudo-publike si zgjedhja e Presidentit, ngjalat e Lalzit apo me pafajësinë e Metës. Ndërsa sot kemi të bëjmë me një përshkallëzim të rrezikshëm. Pasi qytetari me shumë përpjekje e mori mundimin për të folur duke dorëzuar mbi 60 mijë firma dhe karta identiteti, KQZ-ja hesht dhe injoron publikisht zërin e tij në shkelje të hapur të ligjit. Ndaj, nëse nuk reagojmë sot, nesër do ta kemi tërësisht të pamundur të flasim.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

16 Komente per “KQZ-ja si rrezik publik”

  1. une them qe te mbledhim firma per te kryer nje referendum qe KQZ te shqyrtoje kerkesen per referendum…..keto veprime qesharake duhen denuar.
    nese zoterinjte e KQZ kane shkelur ligjin prokuroria duhet te veproje apo u ka hyre frika nga presidenti i ri.
    cfare kerkojne zoterinjte e KQZ revolucion……t’ju vije turp qe tallen me vullnetin e popullit.

  2. afati ka kaluar

  3. nuk presim asgje te re ne zbatim te ligjit per referendumet nga kjo KQZ e politizuar. Ristani dhe 3 Musketjeret e tij duan urdher nga zoti Rishelje (Saliu) per te vepruar. Keta duhen qeruar nje sahat e mepare dhe e vetmja zgjidhje per ti hequr eshte kundershtimi i organizuar i jo 62 mije firmetareve, por i tere njerezve te thjeshte te cilet e mbajne kete grupim politik me taksat e tyre.

  4. Shume dakort me Kajsiun ne cdo aspect, por keta qafire do te vazhdojne te shkelin cdo norme e afar ligjor perderisa te mos perballen me ligjin dhe protesten popullore.
    Cfare I ndalon organizuesit e mbledhjes se firmave per referendum qe te marrin konsulence ligjore per ta çuar Ristanin e Berishes para drejtesise dhe do perendia edhe prapa hekurave per ta bere kete qelbesire edhe shembullin me te mire te ndeshkimit me ligj te sherbetoreve te regjimeve dhe me te drejte edhe targetin e urrejtjes kombetare.

  5. Kam pershtypjen se ky referendum ku pyetja do ishte ”A doni ju shqiptarë të importoni plehra nga jashtë?” nuk do te ishte zgjidhja e duhur. E para ligji duhet pare nga specialiste dhe komentuar nga specialiste dhe jo nga populli. Nqs populli me referendum do ishte i afte per te vendosur per cdo ligj, pse duhet te kemi parlament???? Perse edhe vete parlamenti ka komisione speciale ku mblidhen profesioniste??? Kjo ideja e referendumit more zotri me duket nje grricje e kote. Ne kemi probleme te tjera te cilat mund te zgjidhen me referendum dhe jo keto qe jane shume teknike dhe te veshtira per ti kuptuar fshatari ne maje te malit apo edhe ne mes te Tiranes. “‘Plehrat” jane importuar gjithmone ne shqiperi dhe ne perendim dhe kjo s’perben ceshtje per te bere referendum pasi ligji nuk i jep askujt te drejte te importoje produkte me pasoje ne mjedisin tone (do ishte antikushtetuese) por problemi eshte qe ketu s’ka shtet qe te garantoje zbatueshmerine e ligjeve ne pergjithesi dhe prandaj mushkonjat thithin gjak sa here kane mundesi!
    Ah edhe dicka… sikur kta 60000 firmetaret ta trajtonin mjedisin me kulturen e duhur do i benin vendit nje sherbim me te madh se ky referendum!

    • po mire pse jane importuar me pare duhet te vazhdoje akoma .problemi me i madh eshte se jane bere shume plehra ne pushtet perpara se te pastrojme apo ruajme ambientin te permbysim regjimin pert te ndertuar shtetin e qytetareve

    • duke mos dashur te bej njohesin e ligjeve por nese ligji thote se po te mblidhen 50 mije firma duhet te behet referendum kam pershtypjen se KQZ-ja te pakten duhet ta merrte ne shqyrtim si kerkese.pastaj nese e gjente kundershti ligjore a arsye pse te mos zhvillohej referendumi duhet ti publikonte.mosmarrja ne shqyrtim brenda afateve ligjore eshte karshillek ndaj qytetareve.
      pra ajo qe me shqeteson nuk eshte permbajtja e referendumit por respektimi i firmave te qytetareve.i takonte KQZ-se qe te pakten ta merrte ne shqyrtim ceshtjen.

  6. E para : Eshte nje formulim tendencioz e qe nuk i pergjigjet realitetit nese pyetja drejtohet ne kete menyre “aleance kunder importit te plehrave”
    Nje pyetje te tille, te formuluar ne menyre provokuese do ti pergjigjeshin negativisht, jo 60 mije shqiptare por edhe 6 milione.
    E dyta: A nuk do te ishte me produktive dhe me e ndereshme qe kesi “aleancash” politike majtiste, ne vend qe te kundershtonin ligjet ambientaliste te mara nga vendet e zhvilluara, me keta “60 mije” qytetare “ambientaliste” te krijonin grupe aktivistesh qe te luftonin direkt ne teren kunder ndotjeve dhe kultures se munguar qytetare per mbrojtjen e pastertise se mjedisit ?

  7. Ashtu si PS-ja, edhe kjo aleance lufton KQZ-ne per te provokuar mbeshtetjen e majteve. Por nuk mund ta ndani popullin shqiptar me dysh, duke ja kundervene njeri – tjetrit. Mjaft e keni percare deri me tash zoterinj te shoqerise civile dhe 50 vjet diktatura duke krijuar luftra klasash fallco ne nje popull ku mbizoteronte paqja dhe dialogu.

  8. Meqense qenkan edhe dy komentues per shkelje te kushtetutes dhe ligjeve si po ben KQZ, atehere çfare pritet. Shteti ka rene dhe sundon diktatura. demokracia mungon dhe sundojne plumbat si me 21 janar, gjykatat jane kthyer ne vegla te qeverise, ndersa drejtesia ka humbe. Kush duhet ti ktheje dhe me se?

  9. Se kush eshte KQZ eshte pare qe para zgjedhjeve per kryetare bashkie (sidomos) ne Tirane….

  10. Ata duhet te ndiqen per krimin e shperdorimit te detyres.Prokuroria duhet tu filloje ndjekjen penale e ti coje ne gjyq .

  11. te mbledhim firma ….per shkarkimin e tyre per mosveprim e shperdorim detyre,

  12. Zgjedhjet e Tiranes mendoj se i fitoi ai qe i fitoi edhe sepse rama kishte 8 vjet pa bere asgje ne tirane… Mjafton te kujtoni deklaraten e menjehershme pas numrimit te Rames qe kemi fituar me 10 vota me shume (ne 280 mij votues) tregonte friken qe kishte nga humbja… Votat ne kutine e gabuar nuk kane pse te quhen te pavlefshme per sa kohe ligji nuk i ndan votat ne kuti te ndryshme por thote KUTIA e Votimit. Ndarja ne kuti te ndryshme behet vetem per lehtesi numerimi… pastaj kush jeni ju qe i hiqkeni te drejten votuesit qe t’i numerohet vota e shprehur ne menyre te rregullt????
    Sidoqofte per t’iu kthyer temes, KQZ nuk ka te drejte te neglizhoje kerkesen e bazuar ne ligj per referendum dhe kjo e ben te paligjshme vete KQZ-ne.
    Pra mendoj qe te kritikojme atje ku duhet dhe me fakte dhe jo kot me kot (sic na mesojne politikanet).
    Tung

Beni nje Koment


9 + 7 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept