Korçë, atë e bir vrasin me thikë një 44- vjeçar
Lajmi i Fundit e Mërkurë, 20 Qershor, 2012 | 09:50 amKORÇE- Babë e bir kanë ekzekutuar me armë të ftohta një 44-vjeçar nga Korça pak pas mesnate.
Policia njoftoi se janë arrestuar dy autorët e krimit të cilit ishin të regjistruar me precedentë të mëparshëm penal.
Nektario Çuka, 27 vjeç, i dënuar më parë për drogë, dhe babanë e tij Françesko Çuka, 50 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në orën 00.20, ku në gjendje të dehur babë e bir kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit Mondi Telha, 44 vjeç, dhe e kanë qëlluar me thika duke e vrarë.
Mendohet se shkak për ketë krim është bërë një konflikt për motive të dobëta ndodhur disa orë para krimit në një lokal.





























cfar kafshesh,ketij babai i do vrar djali perpara syve qe ta kuptoj cfar ka ber