Francë, merren peng 4 persona në një bankë
Lajmi i Fundit e Mërkurë, 20 Qershor, 2012 | 12:26 pm
FRANCE, TULUZE- Një militant e Al- Kaedës merr peng disa persona në një bankë në Tuluzë të Francës.
Siç raportojnë mediat vendase, duke iu referuar burimeve policore, thuhet se një burrë i armatosur, duke pretenduar se është një militant i grupit terrorist, Al- Kaeda ka marrë 4 persona peng në një banjë të qytetit jugperëndimorë francez të Tuluzës.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, perngamarrësi ka hyrë në bankë rreth orës 09:00 me orën lokale, duke qëlluar menjëherë me armë. Mësohet se ai ka kërkuar të flasë me njësitin special RAID që qëlloi për vdekje pak kohë më parë Mohamed Merah, apartamenti i të cilit ndodhej në të njëjtën lagje me bankën.
Merah u vra në fund të një rrethimi 32- orësh të banesës së tij, pasi kishte qëlluar për vdekje shtatë persona, tre ushtarë, tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë herreje në Tuluzë. Valë vrasjesh që tronditën opinionin publik në Francë.


























