Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Politike » Rama: Do modernizojmë shërbimet

Rama: Do modernizojmë shërbimet

Tryeza e PS për Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit

Partia Socialiste mbledh tryezën e Programit për Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit
. “Programi ynë do të dixhitalizojë arsimin dhe shëndetësinë” Partia Socialiste e konsideron shtrirjen e teknologjive të informacionit dhe komunikimit si shprehje të transparencës dhe rritjes së shërbimeve ndaj qytetarëve. Në tryezën e programit të organizuar nga grupi i punës për Programin mbi Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Rama vuri në dukje se modernizimi dhe dixhitalizimi do të prekë kryesisht sektorët e arsimit dhe shëndetësisë. “Në programin tonë ne jemi shprehur konkretisht se qeverisja jonë do të modernizohet rrënjësisht dhe cilësia e shërbimeve publike, veçanërisht në arsimim dhe shëndetësi, do të synojë standarde të njëjta me Bashkimin Europian. Kjo sigurisht është një shprehje që në vetvete përmban një angazhim shumë të madh, por edhe një sfidë e jashtëzakonshme”, tha Rama. Sipas tij, “brenda mandatit të parë qeverisës, të zbatojmë një sistem të plotë kombëtar dixhital për arsimin dhe pjesë e këtij sistemi të jetë çdo nxënës dhe çdo student, çdo edukator dhe çdo prind. Pa dyshim që edhe ky synim është një synim shumë i guximshëm, por unë jam i bindur se nuk ka absolutisht asgjë të pamundur në përpjekjen për ta realizuar atë”. Shëndetësia sipas programit të PS do të ketë të dixhitalizuar të dhënat e çdo qytetari. “Dosja elektronike shëndetësore e çdo qytetari është pjesë e këtij synimi dhe është një element themelor për të realizuar ngritjen e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, që është një nga angazhimet tona më të mëdha në programin “Për një Rilindje Shqiptare”. Pa dyshim që kjo do të kërkojë mobilizim dhe kosto relevante të rëndësishme, por është mjeti më i sigurt i zbatuar tashmë në shumë vende të botës për të përmirësuar shërbimin mjekësor, duke përdorur me efektshmëri dhe transparencë shumë të lartë çdo lek të shpenzuar nga shteti për shëndetin dhe duke mbajtur nën kontroll buxhetet e mjekësisë”, tha Rama. Edhe çështja e pronave do të gjejë zgjidhje sipas socialistëve përmes dixhitalizimit të të dhënave. “Ne besojmë se me kosto jo të larta në raport me atë çka do të merrnim në funksion të një investimi në teknologjinë e re për të arritur tek një Plan i Përgjithshëm Kombëtar efektiv, tek një Kadastër shumëqëllimëshe efektive, tek një mbrojtje e mjedisit dhe territorit efektiv, por edhe tek një stimulim efektiv i gjithë potencialeve posaçërisht të bregdetit”, tha Rama gjatë tryezës. Qeverisja Kryesocialisti ka gjetur si model të përshtatshëm për Shqipërinë nismën e Presidentit amerikan Obama për një qeverisje të hapur me pjesëmarrjen e publikut. “Qeverisja jonë do të bazohet me përkushtim në parimet e nismës së Presidentit Obama ‘Open Government Partnership’ dhe një qeverisje moderne, sepse në fund të fundit sfida është transformimi i qeverisjes nga një qeverisje primitive, arkaike, në një qeverisje moderne, duhet të bazohet në fund të fundit në një informacion të besueshëm, në regjistrime të sakta, në shërbim civil të qëndrueshëm, në pjesëmarrjen e publikut që i mban të zgjedhurit në një marrëdhënie përgjegjësie dhe në zbatim të kontratave”, tha Rama.
Pollo: Rama dështoi me teknologjinë në Bashki

Ministri Pollo

Pas tryezës së mbajtur dje nga PS “Për teknologjinë dhe inovacionin”, reagoi ministri për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo, duke u shprehur se “e gjen interesante që Partia Socialiste flet për shoqërinë e informacionit, pasi është hera e parë që Edi Rama merret me këtë çështje”. Përmes një deklarate për shtyp, Pollo shprehet se “gjithsesi përvojat nuk janë inkurajuese, pasi i vetmi projekt i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës për shoqërinë e informacionit ishte një rrjet ËiFi falas para Piramidës, që nuk zgjati më shumë se një javë”. “Ndërkohë që të propozosh si alternativë qeverisjeje projekte të qeverisë që janë në zbatim, si p.sh shëndetësia elektronike (e-health) apo kadastra elektronike, tregon se PS ka shumë rrugë e përpjekje për t’u shndërruar në një alternativë të konsiderueshme”, përfundon reagimi i ministrit Pollo. Kreu socialist deklaroi dje, në fjalën e mbajtur në tryezën “Për teknologjinë dhe inovacionin”, se programi i PS-së “Për një Rilindje Shqiptare” parashikon që ekonomia shqiptare të mbështetet gjerësisht mbi inovacionin dhe kërkimin shkencor.
Reagon PS ndaj Pollos Partia Socialiste iu përgjigj reagimit të ministrit të Teknologjisë dhe Inovacionit, Pollo. “Ne kemi prezantuar sot nevojën e përdorimit të ICT-së, përmbushje të angazhimeve tona për ngritjen e Kadastrës shumëqëllimëshe në funksion të hartimit të Planit të përgjithshëm Kombëtar dhe të zgjidhjes së çështjes së pronësisë. Është për të ardhur keq që ministri që paguhet për t’u marrë me inovacionin, nuk kupton se çfarë është kadastra shumëqëllimëshe”, thuhet në njoftimin e PS. ARISTIR LUMEZI

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

5 Komente per “Rama: Do modernizojmë shërbimet”

  1. Perralla me mbret……Nuk kane nevoje shqipetaret per dicitalizime por per cilesi mjekesore……..Per cilesi ne universitete, dhe jo per enderra me sy hapur……cfare genjeshtre eshte “qeverisja e hapur” Opozita sdi te beje Opozite ne parlament….kendej premton qeverisje transparente per publikun…….Iluzijone te pa para….po te shikoni qendrimin e rucit ne tavoline do te kuptoni se ku eshte katandisur PSja…..per te ardhur keq…..si nje gerumbull i vogel me mizerje te pa funde……keshtu sbehet jo vetem politik, e jo me te fitohen zgjedhjet……

  2. Rama fito njeher pastaj bej llogje me mbret

  3. Sa i ngjan Urjahypit te David Koperfildi i Dikensit.

  4. Kur ja shpjegon Rucit komjuterat, I thote ata televizorat qe shkruan ne to.

  5. Ne do bejme ate, ne do bejme kete ,po akoma me genjeshtre ky .Ikni nga skena e politikes sepse nuk keni me c’fare te thoni ju zoteri, populli eshte plot me keto genjeshtra .

Beni nje Koment


2 + 2 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept