Panorama Sport
Home » Argument » PD, darkë me deputetët për fitoren e Nishanit, ftesë Dules dhe Kastriot Islamit

PD, darkë me deputetët për fitoren e Nishanit, ftesë Dules dhe Kastriot Islamit

Reagimet e deputeteve te PD ne momentin e numerimit te votes se 71 pro Bujar Nishanit si President i Republikes

Grupi i PD organizon sot në orën 20:30 ceremoninë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Të ftuar edhe deputetët e LSI, PDIU dhe PR.

Deputetët e maxhorancës do të mblidhen sot në një darkë në periferi të Tiranës për të festuar zgjedhjen e Bujar Nishanit President.
72 deputetët (i 73-ti që votoi është vetë Presidenti)  që votuan për ish-ministrin e Brendshëm janë njoftuar dje në mesditë se janë të ftuar në orën 20:30 në restorantin “Sofra e Ariut”, një javë pas zgjedhjes që u bë në Parlament. Burime të gazetës bënë të ditur gjithashtu se ftesë kanë, përveç deputetëve të Partisë Demokratike, edhe deputetët e LSI-së, PDIU-së dhe PR-së, të cilët mbështetën Nishanin për postin më të rëndësishëm të shtetit. Kjo darkë do të konfirmojë edhe njëherë unitetin brenda maxhorancës, ndryshe nga pesë vjet më parë, kur menjëherë pas zgjedhjes së Bamir Topit, në darkën e shtruar morën pjesë vetëm gjysma e Grupit Parlamentar demokrat. Organizatorët i kanë dërguar ftesë mbrëmë në darkë edhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe Kastriot Islamit, të cilët e hodhën fletën e bardhë gjatë votimit, ndësa ish zv.kryeministri Oketa që sipas PD-së votoi kunër nuk është ftuar.
Berisha

Dje gjatë mbledhjes së Grupit të PD

Në mbledhjen e djeshme të Grupit të PD-së, kreu i qeverisë i bëri sërish apel kundërshtarit të tij politik, Edi Rama, për të mbyllur reformat e lëna pezull në Parlament. Duke folur në pjesën me dyer të hapura të kësaj mbledhjeje, kreu i maxhorancës tha se konsensusi nuk mund të arrihet vetëm duke plotësuar kërkesat e njërës palë. “Nuk duhet që në momentet e fundit të përdoret fuqia politike e drejtuesit për ta bllokuar këtë proces. Përse ky proces nuk u bllokua tre, dy apo një muaj më parë? Përse ekspertët dhe deputetët e të dyja grupeve arritën dakordësinë në të gjitha çështjet? Sepse ne pranuam çdo propozim të tyre. Por, si e ka z. Rama konsensusin? Njëqind për qind për vete dhe asgjë kundërshtarit. Por ky nuk është konsensus. Nëse ti thua “unë i dua të gjitha, ndërsa ti bërrylin”, atëherë ti nuk je për konsensus, por deklaron që në fillim që je kundër konsensusit”, u shpreh Berisha. Sipas tij, “i bëj thirrje z. Rama të përparësojmë interesat europiane të qytetarëve shqiptarë, të përfundojmë reformën zgjedhore, të lëmë mënjanë praktikat e kokës së turkut. Koka e turkut ne na u bë helmi në tepsi që servirte diktatura çdo gjashtë muaj, çdo vit, për të përzier shpirtrat e njerëzve. Nuk bëhet politika me koka turku, nuk bëhet konsensusi kështu. Nëse njëherë ti kërkon X-in e herë tjetër kërkon Y-in , atëherë duket sikur ne vendosim vetëm për të prerë koka. Nuk është demokracia prerje kokash”. Kryeministri propozoi rinisjen e dialogut me opozitën me ndryshimet ligjore për heqjen e imunitetit. Ai tha se me qëndrimin e saj pakica në vend është e vetmja që mban akoma qeverinë me imunitet. “E ftoj edhe njëherë z. Rama që të angazhohemi në këtë proces, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Unë e kuptoj që ka njerëz të cilët nuk i duan, të cilët duan të bëjnë beteja politike për të maskuar bllokimin e imunitetit, për t’i përdorur si pretekst. Por koha është të kapërcejmë mbi to, koha është të votojmë ato reforma që i kemi pothuajse të finalizuara dhe në të cilat, ashtu siç është faktuar, PD-ja ka lëshuar në mënyrën më të vendosur dhe  të vazhdueshme”, theksoi më tej kreu i Ekzekutivit.

Reformat
Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar dje bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Ilir Rusmali dhe atij të Reformës Parlamentare, Jemin Gjana, që të ulen me kolegët e tyre socialistë për të dëgjuar kërkesat e këtyre të fundit lidhur me këto dy reforma. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar, Berisha mësohet të jetë shprehur se Rama kërkon të shkarkojë të gjithë KQZ-në aktuale, por kjo është e papranueshme për maxhorancën. Reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare kanë ngelur në dy pika, të cilat ndajnë shumicën dhe opozitën.

Zgjedhja e Bujar Nishanit
Presidenti i zgjedhur i Republikës, Bujar Nishani, pritet të marrë zyrtarisht detyrën më datë 24 qershor, ditë kur mbaron dhe afati kushtetues i kreut aktual të shtetit, Bamir Topit. Nishani pritet të kryejë betimin në Parlament dhe më pas të zhvillojë ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Bamir Topi. Presidenti Nishani u zgjodh një javë më parë me 73 vota pro, 1 kundër dhe 2 vota të pavlefshme. Opozita në Parlament nuk ka marrë pjesë në votim, duke kundërshtuar zgjedhjen e Bujar Nishanit.

Reagon kreu i PS-së, Edi Rama
“Berisha shqelmoi fatin europian të Shqipërisë”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi dje në faqen e tij në Twëitter, pas ftesës së Kryeministrit Berisha për të përmbyllur reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Sipas liderit të opozitës, ai që e prishi konsensusin ishte pikërisht kreu i maxhorancës me zgjedhjen e Nishanit President. “Thirrjet e Kryeministrit për opozitën sot, mishërim i hipokrizisë së pushtetit që braktisi interesin e vendit për të çuar noterin partiak në Presidencë. Kryeministri shqelmoi fatin europian të Shqipërisë dhe tani akuzon opozitën europiane të këtij vendi për reformat që mban vetë peng! Katër pikat e planit tonë për statusin janë publike prej një muaji. Mospërmbushja e tyre është e lidhur vetëm me mungesën e vullnetit të Kryeministrit”, shkruan Rama në Twëitter.

Erjon Braçe: “Berisha po shkon drejt humnerës, s’e  ndjekim pas”
Nënkryetari i Grupit të PS-së, Erjon Braçe, reagoi dje në Facebook lidhur me deklaratat e kreut të qeverisë, Sali Berisha, për përmbylljen e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare. “Sali Berisha sot: Opozita të bashkëpunojë me mua, s’mund t’i lëmë reformat në mes! Pasi i mori të gjitha pushtetet, më mirë me thënë pasi i gjithë pushteti politik, ekzekutiv e ligjvënës është në Kryesinë e PD-së, Sali Berisha thotë se opozita duhet të punojë me të!!! Madje-madje tha që opozita duhet të mësojë që të lëshojë në negociata”, shprehet Braçe. Sipas deputetit të PS-së, të bashkëpunosh sot me Sali Berishën është njësoj si të bashkëpunosh me një regjim të kaluar. “Jo, Sali! Nuk bashkëpunohet në kushte të tilla, është njësoj si të bashkëpunonim me regjimin e shkuar! Sistemi ka marrë një të çarë të madhe, humnerë është bërë! Ti e hape, tani mund të shkosh me qejf drejt saj! S’ka budalla të të ndjekë prapa!”, shprehet Braçe.

Gjiknuri
Lidhur me reformën zgjedhore, bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, është shprehur se “kemi themeluar ca kontakte të para dhe besoj se duhet të shikojmë mënyrën se si duhet të qasemi drejt reformës zgjedhore, pasi janë gjëra që kanë mbetur dhe duhet të gjejmë dhe modalitetet si do ta shtyjmë përpara këtë proces. Që të rivëmë në punë Komisionin për një periudhë të shkurtër kohe, në mënyrë që të trajtojmë çështjet e mbetura që nuk patëm mundësi t’i adresojmë deri më 15 maj, siç e kishim afatin”.

Dokle
Sipas deputetit të PS-së në grupin e reformës parlamentare, Namik Dokle: “Fryma që kërkohet të dominojë në politikën shqiptare, fryma e reformave që kërkohet nga BE dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendoj që të jetë një kambanë e fortë edhe për maxhorancën, në mënyrë që të ulemi dhe ta përfundojmë edhe këtë reformë. Reforma parlamentare në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ndahet nga reforma zgjedhore, që është një reformë prioritare përsa i përket veprimit të Parlamentit”.

ADI SHKEMBI

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

9 Komente per “PD, darkë me deputetët për fitoren e Nishanit, ftesë Dules dhe Kastriot Islamit”

  1. Shikoni se cfare jane komsocialistet e PS,njerez pa respekt e interesaxhi:Kur ja kane nevojen Z Sali i thone kryeministri,tashti qe u zgjodh Presidenti i drejtohen pa pike respekti,SALI.Keshtu i drejtohej she mesuesi tyre SHOKE ENVER kundershtareve te tij.Turp per edukaten qe reflektoni o xheloze per PUSHTET.Ta dini sa te jete ky SALI ne PD qenin e ngordhur qo te keni!!!!

    • Kot po te pyes ty agimi.
      A te kujtohet si e therriste dikur Sali Berisha E. Ramen? Edvini….
      Jo per gje se sme plasi b…. per Ramen, por pse te dhemb ty kur i thone Saliu.
      Mua sme ben pershtypje fare kur i thone atij Edi, apo Edvini apo Sala.
      Ky formalizmi z. kryeminister-z. kryetar i partise na kujton e na hap barkun si kur thuhej dikur shoku shoku (me rroba doku).
      Hajt shnet or mik e as ti mos e çaj b… per Salen.(se sja vlen)

    • Ne fakt ke te drejte ti se Saliu yt rrezaton qytetari te larte kur shan si pijanec i cmendur ne parlament.Mjerane qe akoma ju perfaqeson nje komunist ju antikomunistet e betuar.

  2. Nuk eshte thjeshte mungese edukate dhe sjellje,por mos respektim te institucionit kushtetues te kryemynistrit te vendit,banalitet shqiptare tregues kokeforte i nivelit te maturimit te klases politike ne pergjithesi.Njerez te rastesishem te ndodhur gabimisht ne kohe dhe hirearkine politike.Lume si ne…apo kjo koke kete feste meriton?

  3. po keshtu flasin vetem social-komunistet ja u vret syri Berisha ,kur te iki Berisha socialistet do bejne festen me te madhe ndonjehere ne jeten e tyre po ata nuk e dine se Saliu mbolli shume demokraci dhe ata do ta kene te veshtire te marin pushtetin.

  4. KUR NUK KA KONSENSUS NUK DUHET TE KETE MARVESHJE TE TJERA ME BERISHEN DHE ILIR METEN. ZGHIDHJA E VETME ESHTE REZIMI I QEVERISE NEPERMJET PROTESTAVE MASIVE POPULLORE.

  5. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot

    Për ty o “dilo677″ nuk mjaftojnë protestat popullore për të rrëzuar Berishën, nuk mjaftoi ’97, as 21 janari pse Berisha është gjithmonë aty dhe më i fortë se kurrë. Por mor zotni, provo të bësh një revolucjon por në sens të kundërt, pra kundër kryetarit të PS Ramës dhe do të shohësh se punët do të shkojnë më mirë, për ty, për partinë tate dhe për të gjithë ne.

  6. Darke nga grupi i PD se u zgjodh presidenti ? Po ckuptim ka kjo ? A nuk eshte presidenti i republikes ?A nuk eshte i te gjitheve ? A nuk do te ishte me burrerore te ftohej dhe opozita ? A nuk do te ishte me evropiane te mos shtrohej darke fare ?

Beni nje Koment


+ 5 = 9

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept