GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Speciale » Kuajt e Petrit Dumes, shkëlqimi dhe rrënimi i fermës së Lazeretit

Kuajt e Petrit Dumes, shkëlqimi dhe rrënimi i fermës së Lazeretit

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Mjeku Reshit Shtepani duke vizituar “Kaprollin” e Petrit Dumes, në spitalin veterinar të ushtrisë

Kujtimet e Reshit Shtëpanit, ish-drejtor i Qendrës Riprodhuese
. Historia e panjohur e bazës sekrete në Tiranë. Reshit Shtëpani, mjeku që drejtoi për shumë vite Qendrën Riprodhuese të kuajve të racës, pinjoll i një familje të shquar nga Shëngjergji i Tiranës, ka ndërruar jetë para dy vjetësh. Veç emrit të mirë, doktori i kuajve të Petrit Dumes, siç e quanin dikur, ka lënë një kolanë botimesh memoristike për traditat e vendlindjes dhe Luftës Nacionalçlirimtare, bashkë me dosjen e kujtimeve nga koha kur ka shërbyer në fermën e kuajve të rrallë. Sëmundja e papritur nuk e la ta çonte deri në fund projektin për t’i hedhur ato në një libër të veçantë, që e çmonte shumë. Kanë mbetur sidoqoftë dorëshkrimet, që edhe ashtu siç janë, krijojnë një fizionomi të qartë për fermën e famshme të Lazeretit të dikurshëm. Në to përshkruhen me detaje fillesat e qendrës sekrete të kuajve të racës, mënyra si u zgjerua e modernizua ajo, peripecitë pas divorcit me Moskën, dështimi i agjenturave sovjetike për t’i shfarosur këto specie nga Shqipëria, marrëzia e autoriteteve komuniste për t’i internuar pas ekzekutimit të Petrit Dumes, si pjesë e grupit të tij puçist, etj. Kujtimet e Shtëpanit startojnë me mbërritjen në Shqipëri në fillimin e viteve ‘50 të dy kuajve të fermës ruso-polake, “Tverskaja Konji Zavod”, të cilët morën pjesë në xhirimin e filmit “Skënderbeu”. Ata, sipas mikut të Petrit Dumes, u bënë banorët e parë të qendrës së Lazeretit. “Ideja” e një filmi tjetër, që nuk u realizua kurrë, e hedhur nga shefi i Shtatmadhorisë, solli aty edhe 30 kuaj të tjerë, që vit pas viti shumuan njëri-tjetrin… Kuajt e parë i solli “Skënderbeu”

Reshit Shtepani

Ka ndodhur vërtetë kështu: Kuajt e famshëm për herë të parë i solli në Shqipëri Skënderbeu. U bë shkak filmi për heroin tonë kombëtar, të kishim edhe ne një dyzinë të tyre. Kjo ndodhi në kohën e miqësisë me Bashkimin Sovjetik. Ishte fillimi i viteve ‘50 kur kishin nisur xhirimet e filmit “Skënderbeu”, një prodhim ky shqiptaro-sovjetik. Regjisori nga Moska, pasi ishte bindur se kuajt e gjetur në rrethinat e Tiranës dhe Krujës nuk ishin të përshtatshëm për skenat e parashikuara, u interesua te autoritetet e Ambasadës për të importuar nga Bashkimi Sovjet një çift syresh. Pas procedurave të rastit, nuk vonoi dhe erdhën dy të tillë, përkatësisht Çarli, i racës “Alltekin”, një kryqëzim i racave gjakpastër arab me gjakthjeshtin anglez dhe “Panku” i famshëm i racës gjakpastër arab i linjës Ruso-Polake, të shoqëruar me “pasaporta” zyrtare që përmbanin me detaje të  dhënat gjenealogjike të plotësuara në fermën e famshme  “Tverskaja Konji Zavod” të Bashkimin Sovjetik. U bë shkak xhirimi i “Skënderbeut” që ata të “pasaportizoheshin” në Shqipëri, për të qenë të parët në llojin e tyre në fermën e mëvonshme të krijuar enkas për kuajt e racës. Diku më vonë, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Petrit Dumes, asokohe shef i Shtatmadhorisë, erdhën edhe 36 kuaj të tjerë. Lazereti, ferma e gjeneral Dumes

Petrit Dume

Dy kuajt e parë që mbërritën në Shqipëri nga ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod” për xhirimet e filmit “Skënderbeu”, nuk u kthyen më në Bashkimin Sovjetik. I pasionuar pas tyre, Petrit Dumja, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, ndërhyri për të sjellë një sasi tjetër. Me arsyetimin për xhirimin e një filmi tjetër që nuk u realizua kurrë, shefi i Shtatmadhorisë bëri të mundur kompletimin e fermës së Lazeretit me 36 kuaj të tillë. Kështu, për herë të parë në Shqipëri u fut një sasi e konsiderueshme kuajsh të racës “Gjakpastër arab” dhe “Gjakthjeshti anglez”. Nga kryqëzimi i tyre në fermën e Lazeretit janë përftuar racat “Orlovi” shtatlartë dhe “Alltekini” i madh, tepër të kërkuar për vlerat e rralla, jo thjesht për hipizëm. Qyteza e ngritur enkas me përkujdesjen e veçantë të gjeneral Dumes, shumë shpejt mori pamjen e një qendre model për mbarështimin e kuajve dhe u bë e njohur në asetet e ushtrisë shqiptare. Burreli, streha e parë e kuajve të racës Me mbërritjen nga Bashkimi Sovjetik, tufa me 36  kuaj race u vendos në rrethinat e qytetit të Burreli. Për strehimin e tyre ishte përshtatur më parë aty një nga kazermat e vjetra, me kujdesin e drejtpërdrejtë të Petrit Dumes. Që me mbërritjen e tyre, u përballëm me vështirësi të panjohura. Së pari, kuajt e famshëm nuk e patën të lehtë përshtatjen me mikroklimën, pastaj mungesa e përvojës nga specialistët tanë për mbarështimin e tyre nuk do kalonte pa pasoja. Ende pa mbushur një muaj në Burrel, njëri nga tre hamshorët e racës arabe, me emrin “Kaprizi” “vdiq” pa lënë trashëgimtarë. Sidoqoftë, kjo nuk e demoralizoi stafin që kujdesej për tufën e tyre, t’i përkushtohej punës me të gjitha energjitë. Ende pa u transferuar prej aty, filloi edhe shumimi i tyre. I quajturi “Naklloni” me baba “Kapotin” dhe “Filantropi” i famshëm me baba “Pribojn”, prodhuan trashëgimtarët e parë. Që këtej nisi normaliteti i mbarështimit të kuajve të racës. Tashmë gjithçka u vendos mbi baza shkencore. Trashëgimia e tyre erdhi deri në ditët tona, dhe raca jo vetëm nuk u shua, por u shtua me breza të tërë. Divorci me sovjetikët Divorci me Bashkimin Sovjetik e gjeti fermën e Lazeretit në kulmin e shkëlqimit. Rrufetë e shkëmbyera midis Tiranës e Moskës i paraprinë një klime të rrezikshme për bijzën e “Tverskaja Konji Zavod” në Shqipëri. Ndërprerja e marrëdhënieve me Kremlinin, parakuptonte tërheqjen e të gjitha aseteve të dhuruara prej tij në emër të miqësisë, siç ishte edhe rasti i kuajve të racës, për të cilën pala shqiptare nuk kishte paguar asnjë qindarkë. Qysh në ditët e para të përplasjes së madhe, pala sovjetike që e dinte më shumë se kushdo rëndësinë e ekzistencës së këtyre specieve të rralla në Shqipëri, bëri përpjekje për të realizuar riatdhesimin e tyre me çdo kusht. Autoritetet e Tiranës nga ana tjetër bënë ç’është e mundur për të ruajtur “Tverskaja Konji Zavod” e Lazeretit. Një strategji e veçantë për këtë u përpunua nga gjeneral Dume, i cili bashkë me përgjigjen për sovjetikët se kuajt kishin ngordhur, udhëhoqi operacionin e fshehtë për t’i transferuar ata në garnizonet e skajshme të ushtrisë. Mirëpo këmbëngulja e administratorëve të Moskës nuk rreshti. Sa zyrtarisht, aq edhe në rrugë agjenturore, ajo u orvat të binte në gjurmë të aseteve të veta, këtë radhë për të helmuar e shfarosur specien e rrallë që kishte sjellë dikur në Shqipëri. Gjithsesi, falë përkujdesjes së specialistëve e drejtueseve të Ushtrisë, “Tverskaja Konji Zavod” shqiptar nuk u shfaros. Në vjeshtën e vitit 1965, Lazereti u bë sërish streha e kuajve të rrallë… Kalërimi i gjeneralit Petrit Dume pothuajse ishte mysafir i përditshëm i fermës së Lazeretit. Prania e tij aty nuk kishte të bënte vetëm me interesimin për mbarëvajtjen e kuajve të racës së rrallë. Gjenerali kryesisht vinte për të kalëruar. Askush si ai nuk e kishte kaq të spikatur pasionin e kalërimit. Madje, për specialistët e fermës, njihej si mjeshtër i madh i hipizmit. Zotëronte në perfeksion teknikat e ecjes me kalë në terrene të ndryshme, komunikonte si rrallëkush me të dhe ushtrohej në rrethana të ndryshme si kalorës i sprovuar. Dume stërvitej me disa kuaj, gjithnjë sipas specifikave, detyrave dhe veçorive të terrenit. Gjatë ushtrimit stërvitor për kapërcim pengesash përdorte pelën “Nazhenka” dhe “Naukën”, të bijën e “Nakavales”. Në parakalimet ceremoniale preferonte kalin “Çarli” dhe pelën “Nakavalja”. Më për zemër kishte kalin “Nakllon”, me të cilin ushtrohej për daljet në terren ku studionte hapësirat e vendndodhjet për stërvitjet e planifikuara të Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave Speciale të Ushtrisë. Kalërimi për gjeneralin, sidomos vitet e fundit, ishte shndërruar në mani. vijon nesër… Reshit Shtëpani, mjeku i kuajve të rrallë Miku i Petrit Dumes që ngiti fermën e Lazeretit Në ditët e operacionit të Dimrit, kur Shtabi i Përgjithshëm, ndodhej në shtëpinë e Shtëpanëve të Shëngjergjit, Reshitit i qëlloi të kujdesej për kalin e Enver Hoxhës. Nga përjetimet e atyre ditëve, djaloshi partizan që më vonë u bë një nga veterinerët e shquar në vend, veçonte debatet e ndezura të Enverit me Abas Kupin për fatet e luftës. “Mbaj mend që asnjëri nuk ia lëshonte kalin tjetrit”, shkruan në kujtimet e veta Shtëpani, duke iu referuar përplasjeve që prodhuan ndarjen përfundimtare ndërmjet dy ish-liderëve të Shtabit të Përgjithshëm. “Kupi iku për mos t’u kthyer kurrë, ndërsa Enveri u largua pas disa ditësh”, shtonte ai pa harruar të përmendë përshtypjen që i kishte lënë kali i veçantë i këtij të fundit. Me vegimin e përplasjeve Hoxha-Kupi, Shtëpani mori rrugën e luftës, në fillim “partizan në çetën e Shëngjergjit dhe Brigadën e Pestë” dhe pastaj “komisar i kompanisë së sigurimit të Koopramatës së Trerë. Me gjithë karrierën e suksesshme në vitet e para të çlirimit, ku arrita deri shef i Katedrës Ushtarake në Ministrinë e Arsimit, nuk ndjehesha i plotësuar, shprehet ai, duke kujtuar fillimin e studimeve në Fakultetin e Veterinarisë në moshën 33-vjeçare. Që nga diplomimi në vitin 1960 e deri sa doli në pension, Shtëpani njihej si doktori i pazëvendësueshëm i spitalit të kuajve të Ushtrisë. Kujtimet e tij nga kjo periudhë në një farë mënyre janë edhe historiku i fermës së famshme të Lazeretit. Shtëpani ka hedhur në letër vitet e shkëlqimit të saj, por edhe mënyrën si u shkatërrua në mesin e viteve ‘70. “Kur Lazereti ishte në kulmin e përparimit, kujton ai, njerëz dashakeqë dhe persona me rivalitete të ndryshme, urdhëruan suprimimin e qendrës së prodhimit të kafshëve dhe kthimin e spitalit qendror veterinar në infermieri të garnizonit, me arsyetimin se ky institucion ishte i Petrit Dumes dhe Beqir Ballukut. Kjo marrëzi shkaktoi një dëm kolosal”. Shtapani shkruan se e ka brengosur sakaq shpërfillja e ministrit të Bujqësisë, i cili kundërshtoi ndërhyrjen e tij, për ta aneksuar këtë sektor në asetet e dikasterit të vet. Përfundimisht, kujton mjeku i njohur, kuajt u shpërndanë përdhunshëm në disa qendra të tjera, ndërsa raca arabe u transferua në fermën e Bisht-Pallës. Pikërisht ky operacion i pakuptimtë, përmbyll Shtëpani, i dha fund një herë e mirë Spitalit Qendror të Kuajve, për të ushqyer legjendën “Na ishte dikur Lazereti”. Bashkë me venitjen e yjeve të gjeneralëve të shpallur puçistë, u shua kështu paradoksalisht ferma e kuajve të famshëm. Sidoqoftë, në kujtesën e njeriut që kontribuoi si rrallëkush për të, nuk u fashitën kurrë konsideratat për stafin dhe mjekët e talentuar që shërbyen për vite në institucionin e mbarështimit të kuajve të racës. Mjaft syresh, si profesor  Skënder Prifti, doktor Naim Vreto, mjeku Todi Lika, veterineri Llazi Pengo, laborantja Musadete Lika, mjeshtri Ali Ohri etj., ishin nga miqtë e nderuar të Shtëpanit
Lazereti i dikurshëm, “Tverskaja Konji Zavod” e Shqipërisë Dikur Lazeretin e vogël të Tiranës e njësonin me emrin e madh “Tverskaja Konji Zavod”, fermës ruso-polake me famë botërore të kuajve të rrallë. Për vite me radhë, ish-qyteza italiane në periferi të kryeqytetit u bë e njohur për mbarështimin e tyre, ndërkohë që të tillë nuk kishin as vendet e fuqishme të globit. Historia nisi në vitin 1957, kur për herë të parë u akomoduan aty dy kuajt të rrallë që morën pjesë në xhirimet e filmit “Skënderbeu”. Në pak muaj, suitës së tyre iu shtuan edhe 36 syresh të racës “Gjakpastër Arab”. Pa mbushur një dekadë, qendra riprodhuese e Lazeretit, siç mori emrin më vonë, mundi të mbarështojë rreth 400 ekzemplarë. Dokumentet dhe dëshmitarët,  meritën kryesore për “Tverskaja Konji Zavod”-in shqiptar ia dedikojnë Petrit Dumes, ish-kreut të shtatmadhorisë, i cili duke shfrytëzuar marrëdhëniet e miqësisë me ish-Bashkimin Sovjetik, krijoi fermën e kuajve të kërkuar për vlerat e rralla. Veç shkëlqimit, çuditërisht, me emrin e tij, është i lidhur dhe shkatërrimi i Lazeretit. Në kryqëzatën e shpallur ndaj gjeneralit të famshëm si puçist, u përfshi edhe kjo krijesë e tij, si pjesë e komplotit të fantazuar në mendjet e mbrapshta. Mjaftoi kaq dhe  Qendra e Mbarështimit të Lazeretit u shkatërrua brenda ditës. Kuajt e racës të kultivuar aty, me shumë mund e sakrifica, u shfarosën në skajet më të largëta të vendit. Lazereti dhe Sergej Jutkjeviçi Aty nga fundi i viteve ’50, bëhet e ditur në kujtimet e Reshit Shtëpanit, lindi ideja për ta pagëzuar fermën e Lazeretit me emrin e Sergej Jutkjeviç, regjisorit sovjetik të filmit “Skënderbeu”. Shtysë për këtë, kishte qene ndërhyrja e artistit të famshëm për të sjellë në vendin tonë dy kuaj të fermës “Tverskaja Konji Zavod” që morën pjesë në xhirimet e filmit “Skënderbeu”. Ata ishin edhe “dallëndyshet” e para të fermës shqiptare të kuajve të rrallë. Me krisjen e marrëdhënieve Tiranë-Moskë, shkruan Shtëpani, mori fund çdo përpjekje për ta pagëzuar Lazeretin me emrin e Sergej Jutkjeviç. Tanimë çdo gjë “Made in Rusia”, veç kuajve të racës, ishte shpallur e padëshirueshme.

Mjeku Reshit Shtepani duke vizituar “Kaprollin” e Petrit Dumes, në spitalin veterinar të ushtrisë

Shtepani gjatë një ushtrimi stërvitor me kalin e Ballukut

Pamje nga hyrja e Lazeretit

Dokumenti me inventarin e fermës së Lazeretit në vitin 1969

AFRIM IMAJ

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

5 Komente per “Kuajt e Petrit Dumes, shkëlqimi dhe rrënimi i fermës së Lazeretit”

  1. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot

    Atë që Enver qoftlargu ju ka bo shqiptarve, nuk ua ka bo as turku për 500 vjet robëri. Mjafton të lexosh ktu lart e që është një pikë uji në krahasim me paudhësitë e ksaj specje njerzore, e të bindesh.

  2. Shkrimi eshte interesant por me duket se ketu i duhet dhene vendi qe i takon te ndjerit Z.Ali Ohri nje burre i shquar shqiptar nga nje familje patriotesh,nipi i Hamdi Ohrit qe ka firmosur Pavarsine e Shqiperise.Une e kam patur mik,kemi banuar afer njeri-tjetrit dhe ishte nje kenaqesi e vecante te kuvendoje me kete intelektual te shquar te Shqiperise i cili kishte nje kontribut teper te cmuar ne organizimin e Lazaretit te kuajve ne Tirane.

  3. Persa i perket rolit te E.Hoxhes edhe ne shkaterrimin e Lazaretit (ose Spitalit te Pergjithshem te Kafsheve te Ushtrise: keshtu quhej atehere..) nuk dihet me saktesi se qé vete Enveri qe e urdheroi: por dihen 2 gjera: 1) ne 1974-75-en Enver Hoxha qé pergjegjesi kryesor i klimes politike qe restauroi ne rangjet e Ushtrise, ku perveç eliminimit me gjak te gjeneraleve e te tjereve u dha mundesi te tjereve (dmth ushtarakeve te rangjeve me te ulta) qe me kete pretekst e nen kete klime filluan te godisnin (edhe per arsye ambiciose e per te bere karriere) njerezit me te afte e me te ndershem; 2) Enver Hoxha pastaj ishte injorant i madh persa i perket ekonomise, keshtuqe nje laborator me pak o me shume nuk ia prishte terezine… Doktor Reshit Shtepani (ose komandanti siç e therrisnin ne Lazaret) u perpoq me ç’muindi te shpetonte Lazaretin e bile shpetoi mire se deshen t’a dergojne ne Berat me gjithe familjen si nje bashkepunetor i “puçisteve” qe iu “mbanet” kujat me qumesht e me trajtime si kuaj princash… Keto – nder te tjera ishin akuzat qu iu bene dr. Reshit Shtepanit,,:: injoranca bente ne ate klime te gjuetise se shtrigave e filluar me bekimin e vete Enver Hoxhes,, por vetem argumentimi shkencor insistues i dr. Shtepanit se keta kuaj (kryesisht hamshore) trajtoheshin mire sepse sherbenin per nderzim (riprodhim) te kontrolluar. Natyrisht dr. Reshit Shtepani shpetoi mire ne vitet 1974-75, edhe per faktin se kundershtaret e tije edhe e kishin frike per faktin se: 1) dr. Shtepani qé njeri i ndershem dhe i devotshem ne punen e tij; 2) pati shume rendesi fakti qe vete Enver Hoxha e sidomos Nexhmija nuk donte te bente “armiq” ne radhet e miqesive te “vjetra” te kohes se Luftes, sepse familja e madhe e shquar e Shtepaneve kishte influence shume te forte ne Shengjergj e me gjere. Persa i perket Ali Ohrit: Ky kishte miqesi personale me dr. Reshit Shtepanin, miqesi e vjeter mes familjeve te Shtepaneve dhe familjes Ohri,, keshtuqe nder akuzat qe iu bene Reshit Shtepanit, qé edhe perse kishte “ndihmuar” duke punesuar nje te ish-te denuar politik si Ali Ohri (farefis shume i afert i mbretit Zog ne mergim), nje njeri qe Sigurimi e ndiqte dhe e survejonte. Fakt eshte qe dr. Reshit Shtepani ne fillim te viteve ’70 jo vetem e punesoi Ali Ohrin ne stafin e Lazaretit ne rolin e mjeshtrit te sportit ipik – ne kundershtim me “normat” e regjimit – por do te ishte gjithmone ai qe do t’a mbronte Ali Ohrin nga sulmet duke argumentuar se profesionalitetin e tij ne njohjen e ipizmit edhe ne nje vend perendimor do ta kishin zili. Qè fakt qe ne mes dr. Reshit Shtepanit e prof. Ali Ohrit pati nje sintoni profesionale e shkencore:: Lazareti ishte shnderruar ne nje Laborator i vertete, laborator i mirefillte shkencor e mbareshtrues, i tille qe denjesisht mund t’u krahasonte pa pike dyshimi me simotrat e nje vendi perendimor!!! Neper ambientet, stallat, magazinat, laboratoret, sallat kirurgjikale e infermerite, etj te Lazaretit gjeje nje pasterti “maniakale” e rregull si ne nje farmaci moderne!! Kush do ta kete vizituar lazaretin ne vitet ’70 deri sa u shkaterrua, do te konfirmonte kete koment timin! Te mos flasim per kuajt, pastaj.. te mos flasim… Bukurira te rralla,, bukurira qe per fat te keq dikush o i sheh ne televizor ose ne ndonje vend europian ne aktivitete ipike.. Lazareti qé me te vertete nje mrekulli. Gjynah, kur ligesia e injoranca shkaterron vlera materiale, kur shkaterron mundin e pervojen profesionale te njerezve qe sot nuk jetojne me e qe sot kjo pervoje ka mbetur pa trashegimtare te drejperdrejte qe te mundin ta aplikojne dhe pa racat e kuajve tashme gjenetikisht te shkaterruar! Gjynah i madh!

  4. shqiptar tirone

    Neqoftese do te flasim per kuajte e races, qofshin keta gjakpaster arab ose anglez esht normale qe duhet te permendet Lazareti. Por ketu nuk duhet te harrojme edhe berthamen qe ekzistonte ne Stacionin e Zooteknise ne Shkoder. Nje francez qe e vizitoi ne fund te viteve ’80 i la mbrese te madhe numuri i kuajve gjakpaster arab, pasardhes te atyre qe citohen ne kete shkrim si dhe puna e jashtezakoneshme profesionale e zooteknikut Burhan Dizdari. Me njohurite e tia shkencore ai e la pa mend francezin. Ne fund te vizites se tij, francezi i propozoi perfaqesuesve te Min,Bujq. qe ndermernim masa per t’i rregjistruar keta kuaj prane shoqates se kuajve gjakpaster arab qe ndodhej ne Britanine e madhe, ne menyre qe hamshoret e kesaj rrace te shiteshin ne tregun nderkombetar. Biles ai ofroi qe te ndihmonte vullnetarisht per kete mision. Por kjo oferte dhe keshille, si zakonisht, ra ne vesh te shurdher.

  5. Enveri vrau shoket e vet , torturoi njerezit dhe jo me po pyeste ai per kuajt

Beni nje Koment


+ 6 = 12

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy