Jenkis,Berishës:Mbështetje për reformat drejt BE
Lajmi i Fundit e Martë, 19 Qershor, 2012 | 15:40 pm
TIRANE- Drejtori për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme, në Mbretërinë e Bashkuar, Ouen Jenkins i ka shprehur kryeministrit Berisha gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të asistuar në reformat e nevojshme për përmbushjen e prioriteteve në kuadër të integrimit evropian.
Deklarata eshte bere gjate takimit qe ai zhvilloi sot me kryeministrin Berisha, ku eshte biseduar per situaten politike, zgjedhjen e presidentit dhe nevojen per vazhdimin e reformave ne kuader te integrimit.
Sipas nje njoftimi te kryeministrise, Jenkins pasi vlerësoi arritjet e bëra që nga marrëveshja e nëntorit 2011 për reformën zgjedhore, atë parlamentare dhe ligjet me shumicë të cilësuar, shprehu besim se me vullnetin e të gjitha palëve ekzistojnë të gjitha mundësitë që këto reforma të përmbyllen në kohë.
“Berisha çmoi procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit si një proces i cili respektoi si germën, ashtu edhe frymën e Kushtetutës. Kryeministri theksoi se mazhoranca bëri të gjitha përpjekjet për konsensus dhe se zgjedhja e presidentit erdhi përmes një procesi negociatash dhe konsultimesh mes faktorëve politikë”- thuhet ne njoftim.
Në lidhje me marrëveshjen e nëntorit 2011 kryeministri çmoi se në tërësi palët e kanë respektuar atë marrëveshje dhe me kontribut të përbashkët është arritur plotësimi i pjesës më të madhe të angazhimeve të asaj marrëveshje. Kryeministri vlerësoi se palët kanë bërë punë shumë të përgjegjshme në reformën zgjedhore dhe atë parlamentare dhe se çështjet e mbetura janë plotësisht të zgjidhshme. Kryeministri e siguroi zotin Jenkins për vullnetin e plotë pozitiv të mazhorancës për të kontribuar në zgjidhjen sa më shpejtë të çështjeve të mbetura.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon. Drejtori për zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar, zoti Ouen Jenkins vlerësoi rolin e vazhdueshëm pozitiv të Shqipërisë si faktor kyç për stabilitetin dhe paqen në rajon.



























Vetem genjen. si ka mundesi te jete nje burre si Berisha! Vetem nje here lindin mashtrues si ky i jone dhe kjo ndodh nje here ne 1000 vjet.
O Sali! Ti dhe ca qe te mbeshtesin e keni humbe jo vetem besimin ne ato qe thoni, por edhe sikur ndonje te vertete te thoni nuk u beson me njeri nga ata qe i ke torturuar keto 20 vjet. Tani nuk do themi me demokracia shqiptare, por genjeshtra shqiptare.