Grabit me armë butikun, merr 100 mijë lek
Lajmi i Fundit e Martë, 19 Qershor, 2012 | 20:22 pmTIRANE- Një person i armatosur dhe me armë grabiti mbrëmjen e sotme një butik në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.
Të dhënat e para të policisë pohojnë se grabitësi ka mundur të marrë nga butik “Stef” rreth 100 mijë lekë të vjetra. Nga grabitja nuk ka patur të lënduar.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e grabitësit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia është në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësit.



























