Deti me inerte, hetim inspektorëve ndërtimorë
Kronike e Martë, 19 Qershor, 2012 | 13:50 pmVLORE – Mësyjnë detin me inerte për të përfituar sipërfaqe para lokaleve e hoteleve në bregdet, procedohen penalisht 26 persona. Pronarët e këtyre objekteve, që nisin nga Vlora e deri në Orikum, do të përgjigjen para Drejtësisë për ndotjen e detit dhe ndërtimet e kryera pa leje. Kjo masë është ndërmarrë nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Vlorës, pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimeve konkrete kur janë hedhur materiale të ngurta në det për përfitimin e moleve dhe hapësirave në brendësi të detit. Nga Policisë bëhet e ditur se 9 raste janë gjatë vijës bregdetare që i përket qytetit të Vlorës, ndërsa 17 të tjera në zonën e Orikumit. Materialet inerte kanë muaj që hidhen nga mjetet e rënda jo vetëm natën, por dhe në mes të ditës. Për pronarët e objekteve ka nisur hetimi për akuzat e “ndërtimit të paligjshëm” dhe “ndotjes së ujërave detare”. Policia e Vlorës nuk është ndalur vetëm tek individët, por dhe tek institucionet shtetërore për këtë fenomen. Sipas deklaratës së Policisë mësohet se Prokurorisë i është kërkuar procedimi penal për përfaqësuesit e institucioneve që duhet të parandalonin këtë prekje masive të detit. Me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ka nisur procedimi penal në ngarkim të punonjësve të inspektorateve ndërtimore urbanistike të Bashkive Vlorë dhe Orikum, në ngarkim të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, si dhe në ngarkim të inspektorëve të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Vlorë. Ata akuzohen se nuk kanë reaguar përballë veprimeve të paligjshme nga ana e individëve në Vlorë e Orikum. q.b



























DUHET te TERHEQ vemendjen STAFIT tuaj se do te gjejne shume material te ngjashem dhe flagrant si ai i Vlores por ne qytetin e Durresit ne zonen e viles se Zogut ne ate qe quhet CURRILA. Kjo zone si vije bregdetare eshte betonuar keto 7vjet me shpejtesi dhe jane krijuar mole te shemtuar ne det dhe qe perben shkelje te ligjit dhe penalitet dhe ne vijimesi drejt Universitetit masakra vazhdon por e kamufluar me Lokale te parise se Durrsit.Te asaj parie qe esht ne krye te partive dhe qeverisjes vendore.Ju keni per te kapur nje gjah te majme vec ne se jeni te njejte me ta do ta mbyllni gojen.