Panorama Sport
Home » Sport » Bekenbauer: “Gjermania nuk fiton Europian me këtë lojë”

Bekenbauer: “Gjermania nuk fiton Europian me këtë lojë”

Pavarësisht se Gjermania nuk po njeh rival, formacioni i përzgjedhur nga trajneri Joakim Lëv nuk ka bindur plotësisht legjendën gjermane, Franc Bekenbauer. Kajzeri bavarez ka një kontratë me të përditshmen gjermane “Bild” dhe pas çdo ndeshjeje të kombëtares analizon paraqitjen e “pancerave”. “Kombinime, kombinime dhe vetëm kombinime, por pa rrezik. Nuk është kjo loja e bukur apo filozofia që huton kundërshtarët. Nëse duam të shmangim surprizat, duhet që në kombinim e dytë të prekim rrjetën. Shumë prej tyre luanin të distancuar, në vend që të gjuanin në drejtim të kuadratit. Ndaj Greqisë duhen marrë masat ndryshe. Për t’u shpallur kampion, duhet me patjetër që skuadra të pësojë ngritje. Zgjedhjet e Lëvit më kanë pëlqyer, por niveli konstant i lojës edhe mund të bëhet i lexueshëm. Jam i bindur që trajneri po jep maksimumin për të përballuar çdo sfidë”.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 3 = 8

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept