Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » KLSH, raport për Aviacionin: U favorizuan 2 kompani

KLSH, raport për Aviacionin: U favorizuan 2 kompani

TIRANE- Një dëm ekonomik prej rreth 2 milionë euro ka shkaktuar Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), për periudhën e veprimtarisë 1.9.2010 deri më 29.2.2012.

Rezultatet janë publikuar sot nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për periudhën e sipërcituar.

Një nga shkeljet që thekson raporti është; “Mos hartimi dhe mosparaqitja për miratim te Ministri i MPPT i tarifave që duhet të zbatohen nga AAC, për shërbimet që duhen kryer në zbatim të nenit 9, pika 2, të ligjit nr. 10040, datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i RSH” dhe neneve 6, 17 të ligjit nr. 10233, datë 11.02.2010 “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, gjë e cila është shoqëruar me efekte financiare negative në të ardhurat e AAC-së në vlerën 1,986,116 Euro, duke favorizuar kompanitë ajrore “Belle Air” dhe “Albanian Airlines”.

Zbulimet dhe përfundimet e këtij kontrolli sipas KLSH-së tregojnë se, menaxhimi dhe administrimi nga ana e stafit drejtues dhe punonjësit e ngarkuar të AAC është shoqëruar në mjaft raste me mosrespektim dhe moszbatim të akteve ligjore, nënligjore dhe rregullative në fuqi. Pas këtij auditi në bazë të shkeljeve të gjetura, KLSH ka rekomanduar edhe fillimin e procedurave për “Largim nga puna në Autoritet” për Zv/ Drejtorin Ekzekutiv, “Paralajmërim me shkrim për largim nga puna me afat shlyerje 1 vit” e “Vërejtje me shkrim me afat shlyerje 6 ( gjashtë) muaj”, për 26 punonjës,

Për ish Drejtorin Ekzekutiv masa disiplinore “largim nga puna në autoritet” konsiderohet e ezauruar, për shkak se Ministri i Punëve Publike dhe Transportit e ka larguar nga puna në AAC. KLSH i ka kërkuar Agjencisë së Prokurimit Publik që të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të marrë masat administrative e disiplinore respektive për 13 punonjës.

Në njoftimin e KLSH thuhet se janë depozituar edhe dy kallëzime penale në organet e prokurorisë për Ish Drejtorin e AAC dhe Zv/ Drejtorit Ekzekutiv në cilësinë e Titullarit të autoritetit kontraktor (i autorizuar).

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 3 = 9

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept