Nalbandian nuk përmbahet, shkelm gjyqtarit anësor!
Video e Hënë, 18 Qershor, 2012 | 11:40 amTenisti David Nalbandian ka humbur krejt durimin gjatë finales “Queen’s”në Londër, kur në inat e sipër, duke gjuajtur me shkelm një reklamë publicitere aty afër, i ka dhënë një goditje therëse në kërci njërit prej gjyqtarëve anësor.
Për pasojë argjentinasit i hiqet fitorja e kësaj ndeshje, ndërkohë që ka aludime se edhe mund të ndëshkohet me skualifikim nga kampionati.


























