‘Miss Shqipëria 2007′, 5-muajshe shtatzënë me nipin e Berishës
Kuriozitete, Panorama Plus e Dielë, 17 Qershor, 2012 | 13:11 pm
Historia e dashurisë me nipin milioner të Sali Berishës.
Është vetëm 21 vjeç dhe së shpejti do të bëhet nënë. “Miss Shqipëria 2007”, Irsa Demneri, është 5-muajshe shtatzënë, dhe pret të bëhet nëna e një vajze, nga lidhja e dashurisë me nipin e Sali Berishës, një djalë shtatlartë, i diplomuar për Juridik. Djali që quhet Endrit, aktualisht punon në administratën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa është një frekuentues i rregullt i jetës së natës dhe i njohjeve të shumta, që ka me vajzat VIP. Në një nga këto raste ai është e njohur me ish-missin Demneri, duke nisur kështu një histori dashurie që fillimisht është mbajtur sekret vetëm mes mikeshave të saj më të ngushta. Historia që ka filluar para një viti, për hir të së vërtetës ka pasur uljet e ngritjet e saj, për faktin se të dy kanë pasur një jetë të vrullshme, duke frekuentuar jetën e natës, dhe ndoshta duke përjetuar xhelozi për njëri-tjetrin. Por gjatë kësaj periudhe që ata kanë dalë bashkë, kanë hedhur një hap më shumë në njohjen e tyre pasi presin një fëmijë, që sipas rezultatit të ekos pritet të jetë vajzë. Me marrjen vesh të këtij lajmi, ata kanë organizuar një darkë të madhe familjare, duke e bërë serioze marrëdhënien e tyre tashmë. Aktualisht Irsa jeton ende pranë familjes, deri në marrjen e një vendimi për të filluar bashkëjetesën me Endritin.
Kush është Endriti
Është pak më shumë se 25 vjeç dhe nuk janë të paktë ata që e njohin në Tiranë, për jetën që bën si një djalë i ri milioner, i pasionuar pas markave dhe makinave të shtrenjta. Për shkak të këtij fakti dhe pamjes së tij prej djali sharmant, ai është parë
shpesh të frekuentojë clubet e shtrenjta të jetës së natës, me vajza të ndryshme të botës së ekranit. Pasioni i tij për vajzat e bukura duket se është vërtetuar me lidhjen me Irsën, një ish-miss i spektakleve të bukurisë së Petri Bozos. Periudha që Irsa është njohur me Endritin, i takon kohës që ajo u largua nga ekrani duke iu përkushtuar më shumë studimeve në Universitetin Europian të Tiranës. Edhe se është një djalë që argëtohet jashtë mase me shokët e tij, ai ka një profil serioz të punës së tij si jurist pranë Bashkisë së Tiranës. Miqtë e tij të afërt e kanë komentuar si të paparashikueshëm vendimin e tij për të krijuar një lidhje serioze në moshë kaq të re, dhe për t’u bërë baba kaq shpejt, gjë për të cilën ai është shprehur entuziast tashmë.
Irsa, jeta e vajzës pas shpalljes Miss në vitin 2007
Kur u shpall “Miss Shqipëria 2007”, Irsa Demneri ishte vetëm 17 vjeç. Më pas ajo prezantoi spektakle të tjera të Petri Bozos, ndërsa provoi të ishte pjesë e programeve televizive, si ai me titull “Colorbar”, program veror i shfaqur në “Vizion Plus”, ku ajo ishte një nga anëtarët e jurisë së këtij programi tip karaoke, të drejtuar nga Kozeta Kurti. Pasi Irsa nisi studimet e larta për Shkenca Politike në Tiranë, ajo iu largua ekranit, duke krijuar përshtypjen se hoqi dorë nga televizioni. Por ndryshe nga disa vajza të ekranit, që tërhiqen totalisht nga jeta publike, ajo ishte po ashtu një frekuentuese e jetës së natës. Si një studente shumë e mirë me mësime, ambiciet e saj e kapërcenin botën e televizionit duke pretenduar për pozicione pune në administratë. Para disa vitesh ajo u bë imazh i një linje të fustaneve të nusërisë, ndërsa pohoi se i pëlqente modelimi dhe do kishte shumë dëshirë t’i vinin sa më shumë oferta, si ajo e prezantueses së spektaklit “Netët e klipit Shqiptar”, që e drejtoi së bashku me Olti Xhezon. Irsa ka eksperimentuar edhe me kinemanë, ku interpretoi në filmin e Gjergj Xhuvanit “Lindje-Perëndim-Lindje”, në një lidhje dashurie me një djalë, që luhej nga modeli i njohur Oni Pustina. Gjatë kësaj periudhe ajo nuk ka deklaruar asnjë lidhje serioze, pasi i kishte dhënë fund historisë së saj të dashurisë së gjimnazit. Për sa u përket linjave, jemi kureshtarë të shohim pasojat e shtatzaënisë, pasi deri tani është nga të paktat miss-e që ruan të njëjtën peshë që kishte, kur fitoi kurorën e “Miss Shqipëria”.





























Jete te lumntur deri sa ai te jete nipi i atij heroit te PPSH.
Kur lexova kryeartikullin mendova se ishte ndare ende pa u martuar ashtu si ndoth shpeshe …. .Por keshtu edhe pse eshte nipi Berishes ska ndonje gje te keqe sepse edhe ai do te dashuroje… si gjithe djemte, mjafton ta kete te shejte familjen si Berisha dhe te mos i nderroje njerezit e familjes si shume politikane ne Shqiperi….
Jeni cifti me i bukur ne Shqiperi.Ju uroj jete te lumtur dhe mbarsi.
Keshtu ka lezet –Kjo eshte demokracia –1 milion shqiptare ikin ne emigrim se nuk kane me se te jetojne ne Shqiperi————Ndersa keta qe drejtojne bejne nje jete si ne perralla bashke me fisin e tyre
Tamam demokraci o vella — Notojne ne miliona dollare ata qe jane ne krye
ndersa populli … i fryn kembeve, ose e merr buken me liste
Kjo eshte liria –Ata jetojne si ne perralla me parate e popullit shqiptar
, ndersa ne gezojme , packa se nuk e mbushim barkun me buke
Po kur ze ne goje Sala jeten ne bllok qe benin ata ne kohe te Enverit ! hahahahahahahahaha
Epo te te genjeje nje si Sala , qe edhe per te vajtur nga Fieri ne Vlore ne 1996, perdorte helikopter se i vritej prpanica ne makine -
—–Ne nje kohe qe Enveri , kishte me qindra Avione ushtarake, dhe gjithe Shqiperine ne dispozicion, te cilen e ndertoi ai vete dhe nuk\
ja lejonte vetes te bridhte lart e poshte me Helikopter
o ”rajmond”per nje pjese te artikullit te ”jap te drejte”,kurese per pjesen e helikopterit jo,se DULLA jo se i kursente helikopteret,se per te punonin 2.8 miljon skllever por nuk hypte nga frika se para se te ngordhte kishte nja 30 vjet qe s dilte as jasht shtetit se s’ja mbante b……..
hahahahahaa Dulla kishte frike ? hahahahahahahaha
Degjo ore mik ! Edhe historianet amerikane jan cuditur me kurjaon e Enver Hoxhes
Enveri nuk e njihte friken , sic thote historiani ameirkan EDVIN JACQUE , libri i te cilit Historia eShqiperise gjendet ne bibloteken e kongresit Amerikan
Enveri ishte nga ata lloj brumi qe gatuhen heronjte ——AI nuk ishte njeri –Ai ishte hyjni –dhe hyjnite nuke njohin friken –I tile ishte vetem Enver Hoxha
Edhe Vacisllav Havel tha kur erdhi ne Tirane :….Ne kurre nuk do ta harorjme Shqiperine qe e vetme ne gjithe boten u ngrit ne mbrojtje te Cekosllavakise kur ne u pushtuam nga Bashkimi Sovjetik …….
Askush nuk foli atehere per ate pushtim , por Enveri e demaskoi me force ate pushtim kriminal..
Ne ate lufte te ftohte kur Europa ishte ktheyer ne nje harrem me dy sulltane , vetem Shqiepria e Enve rhOxhes nuk ishte pjese e atij harremi te turpeshem ku vegjetonte kjo Europe qe tani na shet pordhe per lirin e demorkacine
O Raimond e paske mesuar mire historine e PPSH dhe marksizmin duhet ta kesh patur 10. Nuk e di se çfare moshe ke, por ma ha mendja i ke me te degjuar keto qe shkruan. Lere Enver Hoxhen ta trese dheu, po di doje qejfi edhe dheut dhe na lere te qete ne qe e pesuam aq shume nga ai.
nuke kishte nji cun tirane po more malokun moj cuc
25 vjec dhe milioner?!?!?!?
Nuk po kuptoj pse eshte Milioner- sepse njoh nje te huaj djale bosi e ky nuk eshte Milioner meqene se eshte i jati i tij Bos-ahaa kur nje pis si Sal-vucidoli eshte Bos behet e gjithe familja Bos me kuc e mac-Prisni dhe pak o tradhetare te Shqiperise nga hunda do tju dalin te gjitha -koha punon per te ndershmerit
shum bukur
Ka mesuar tani punon dhe ka krijue pasurin e tij me zgjuarsi e ndershmeri nuk eshte nje 25 vjecar qe vardiset rrugeve dhe nuk mendojne per te ardhmen e tyre per kete nuk e ka fajin Sala sepse shkollat jane te hapur per te gjith ata qe duan te mesojne dhe jo per ata qe shkojn per kalim kohe dhe nuk shfrytezojne dijet per te ardhmen e tyre.Per sa i perket “malokut” kan dal me te zgjuar se vendasit e tjere sepse jane keta person qe po marrin fame boterore ne fusha te ndryshme , por turp ti vije atij personi qe ne vitin 2012 merret me fjalen “malok” ose “lab”kjo fjali e fundit qendron te kjo shprehje “ke inatin foli haku”
Bravo!!!
cun king qeka
fajin e ka saliu
Kur thoni milioner dhe nipi I kryeministrit me e pakta duhet te dime nga I ka milionat. Deri ne 2005 dhe kryeministri vete ishte I varfer . Tani na u bene milionere 25 vjecaret pa asnje kontribut per familjen e jo me per vendin. Me gjithe simpatine per gazeten (profesionalizmin) ju them se thjesht na shtoni urrejtjen per kete kategori banditesh pa asnje lloj formimi Por qe pasurohen per pak dite ne kurriz te ketij trualli qe meritonte per vete poziten gjeografike (Europe e jo afrike ) . Nuk e di ku na ka mbetur ajo pak krenari genetike qe I durojme keta palo milionere te na e thone hapur e me krenari qe Jane te tille. Po na shuhen shpresat se nje dite do jemi sadopak qytetare evropiane ku keta sojseze te punonin edhe fort jo te na thone krenare qe Jane hajdute e kriminele milionere. Turp per te gjithe ne qe durojme e s,dime per ku jemi nisur e mallkuar kjo rrace e ndyre qe edhe po shtohet
Mos flisni percart o te mjere. Kudo qe te kesh studiuar e sado te kesh mesuar nuk mund te jesh milioner ne moshen 25 vjecare me perjashtim te rasteve kur je pjese e familjes se ketij lloj kyeministri qe kemi ne qe e copetoi dhe e voli mire kete Shqiperi te mjere. Po i lumte kur ne qorrat, syleshet, te pacivilizuarit i japim voten. Pyetja eshte se deri kur dhe a do mund ti gezojne keto pasuri qe kane vene me pa te drejte dhe ne kurriz te ketij populli te gjore!!!!! Koha do ta tregoj……
More njerez i beni pyetje vetes suaj se vetem njerzit e Saliut na qenkan te pasur ,por te pasur dhe shum me te pasur se ky person jane edhe te afermit e njerzve te tjere ne pushtet , pastaj nuk jemi dhe aq te mjere sa po e ekzagjeroni ju se shkallet ngjiten nje e nga nje e jo pernjeher ,desha tju them qe e keni kuptuar nje gje keq sepse nuk e ka pasurin vetem te veten , por edhe ky person ka kontribuar ne pasurin e familjes vet.Bravo i qofte ,te tjeret le te flasin sa te duan se me te vertet koha deshmon gjithcka ,pastaj meqe paskeni kaq vrejtje per kryeministrin folni ne publik dhe jo neper chate .
xhdo popull ne bot eshte ne opozit me qeverin sado e mir te jet ajo.vetem shqiptaret gezohen kur lexojn per pasurit e familjes se kryeministrit,prandaj jemi kaq te zhvilluar,dhe kemi kete klas politike qe ja kan zili gjith bota
Si the 25 vjeç milioner,ben nje jete vipash ne lokalet e nates me luksozet.Po ky ponon dhe ne bashkine e z basha.Si the nipi i kryeministrit eshte milioner,jo jo nuk e besoj pa e degjuar nga njishi i shtetit me te korroptuar ne europe.PO po ,po vertetohet gjithçka nga dita ne dite se ky kryeminister punon vetem per oborrin shteteror dhe jo per popullin e vuajtur.Nipit i tij ben jete luksoze prej milioneri ndersa niperat tane shkruajne emerin ne liste per te blere gjene me elementare siò eshte buka e gojes,per te jetuar,nuk duket ndonje ndryshim i madh jo (si dita me naten).Te na rroje saliu qe na mbron me nipa e mbesa milionare…TUNG
Sweet ti i paske fut nji dopjo konjak me duket se vetem nje i dehur mund te jet kaq i shkeputur nga e verteta, 25 vjec, punon ne bashki dhe miljoner??? No f…… chance.