Panorama Sport
Home » Kulture » “Kur isha fëmijë doja të bëhesha si Parashqevi Simaku”

“Kur isha fëmijë doja të bëhesha si Parashqevi Simaku”

Sopranoja Ermonela Jaho

Jeta e sopranos shqiptare, nga fëmijëria te fama.

“Për të mbajtur veten kam punuar me të moshuar, në restorante dhe shkoja edhe në shkollë”

Nga fëmijëria, kur ëndërronte të bëhej si Parashqevi Simaku, te skenat më të mëdha operistike botërore. Sopranoja shqiptare, e famshme tashmë në të gjithë botën, Ermonela Jaho, ka rrëfyer jetën e saj artistike në “Opinion” në TV Klan. Kur ishte hera e parë që pa një opera, ç’e shtyu drejt muzikës klasike, cilat kanë qenë rastësitë me fat, dueti me tenorin Saimir Pirgu në “Royal Opera” në Londër, marrëdhëniet me Inva Mulën e artistë të tjerë shqiptarë… të gjitha në një intervistë.

Vazhdoni pas 20 vitesh të keni të njëjtin pasion si atëherë kur donit që të bëheshit një këngëtare?
Absolutisht po. Është ai pasion dhe ai zjarr që mban atë ambicien e mirë që duhet të ketë një artist, që të vë vazhdimisht në kërkim të diçkaje të re. Nuk duhet të përsëritësh, pasi përsëritja është vdekja e artit.
Nuk ka pasur ndonjë moment ku përballë një valixheje të mbushur plot keni thënë u lodha, nuk dua të nisem sot?
Në fakt, e them gjithmonë dhe përsëri nisem sërish. Nisem sërish, pasi mendoj se po bëj diçka që më pëlqen dhe pasioni për të është rritur vazhdimisht bashkë me mua. Kjo është një ëndërr që rritet bashkë me Ermonelën.
Në moshën 14-vjeçare keni shkuar për herë të parë në operën e Tiranës, dhe ka qëlluar që opera e asaj dite të ishte “Traviata”. Siç e keni thënë edhe vetë, keni qarë. Si ka ndodhur vërtetë?
Është shumë e vërtetë. Dua ta nis pak më përpara: Njohja ime me muzikën ka qenë si për çdo shqiptar. Shpirti i shqiptarëve njihet përmes muzikës popullore, në rastin tim nëpërmjet muzikës polifonike të Shqipërisë së Jugut, pasi prindërit i kam nga Jugu. Gjithmonë kam pasur dëshirë të dëgjoj kushërinjtë e mi tek këndonin. Ata kanë marrë pjesë dhe në grupet polifonike të Gjirokastrës si amatorë. Unë nuk vij nga një familje muzikantësh, pasi babai im është ushtarak, ndërsa nëna filloi si arsimtare, pastaj me punë të ndryshme për të mbijetuar. Kjo ka qenë njohja ime e parë me muzikën popullore. Shpeshherë kam provuar të mbaj iso, po stonoja dhe tani më vjen zor ta them. Hapi tjetër ishte kur dëgjoja këngët në RTSH. Doja të isha pjesë e atij festivali, ishin dëshirat fëminore në atë kohë.
Kush ishte këngëtarja që ju impresiononte?
Parashqevi Simaku ishte këngëtarja që më pëlqente, si shumica e fëmijëve të asaj kohe. Doja të isha si ajo. Ndërkohë në moshën 5-vjeçare babai më regjistroi në Pallatin e Pionierëve, që ishte dhe një lloj institucioni shumë edukativ për fëmijët. Pasi aty nisnin hapat e para drejt teatrit, drejt skenës.
Por, nuk kishit asnjë lidhje me muzikën klasike?
Absolutisht. Doja të vazhdoja më tutje dhe bashkë me mua u rrit ambicia për të qenë pjesë e festivalit. Por, për të realizuar këtë duhej të regjistrohesha në lice në moshën 14-vjeçare. Në atë periudhë, për t’u bërë pjesë e liceut duhej të përgatisje një pjesë nga muzika klasike dhe kjo gjë më detyroi të interesohesha pak më tepër dhe të merrja një lloj kulture në këtë zhanër të muzikës. Përgatitja e kësaj pjese ishte embrioni i këtij zhanri, nuk njihja më shumë se aq. Por, për të bërë gjërat më të sakta vendosa të shkoja dhe të shikoja një opera në Teatrin e Operës dhe Baletit, gjithmonë në kuadër të përgatitjes për të shkuar në lice. Nuk e kisha idenë se çfarë ishte “Traviata”, nuk e kisha idenë se çfarë ishte muzika klasike, pakëz dëgjoja muzikë simfonike në radio. Opera “Traviata” ishte botë tjetër, ishte fjalor tjetër. Pa e ditur fare se ku po futesha, fillon preludi. Tani që e kujtoj, duart i kam të ftohta. Ndjeva një emocion që nuk e prisja, sepse gjithmonë kisha shprehur dëshirë të shkoja drejt muzikës së lehtë. Te një fëmijë i ndrojtur si unë, diçka lëvizi, si një lloj dashurie në zgjimin e parë. Akti i parë më futi në një botë që nuk e kuptoja dhe deri sa arriti në aktin e fundit, ku ndodhi vdekja e Violetës, aty kam qarë dhe u preka jashtë mase dhe i thashë vëllait: Nuk do të vdes pa e kënduar njëherë “Traviatën”.
Si ishte koha e studimeve në Tiranë?
Mund të them se kam qenë shumë me fat që kam qenë pjesë e asaj disipline, gjë që do t’i vijë për të qeshur brezit të sotshëm. Nuk kishim asnjë lloj komoditeti, kishim vetëm një piano që të jepte mundësinë të ushtroheshe deri në 30 min. Por, për të gjithë brezin tonë që donim të studionim, pasioni i mbyste pamundësitë. Ngrihesha në 5 të mëngjesit për të shkuar dhe për të parë se kush ishte i pari që i binte pianos, madje ndonjëherë hynim dhe nga dritarja.
Është e vërtetë që e keni kënduar “Traviatën” për herë të parë në moshën 17-vjeçare?
Kjo është e vërtetë. Në rastin tonë, studimi i kantos është rezistenca vokale, sepse nuk bëhet fjalë një instrument, violinë apo violonçel. Në rastin e këndimit duhet një përgatitje e fortë dhe kordat e këndimit duan një teknikë të fortë, që të bëjnë ty që të kesh rezistencë për të kënduar një opera për tre orë.
Cili ka qenë fati i shokëve dhe shoqeve të klasës suaj? Ata që studiuan bashkë me ju, patën një karrierë apo e braktisën, siç ndodhi me shumë artistë pas viteve ‘90?
Fatkeqësisht, disa prej tyre e braktisën nga ndryshimet radikale që ndodhën në atë periudhë në Shqipëri. Këto ndryshime zgjuan te ne atë ndjenjën e lirisë dhe ndoshta pasioni për muzikën që kishim u vu në provë. Një pjesë e mirë e tyre ikën, pasi panë që nuk ishte aq e lehtë që të çash me muzikën, ndërsa një pjesë prej atyre që mbaj kontakte kanë ndryshuar karrierën për të mbijetuar.
Keni pasur rastin të takoni ndonjë nga shokët tuaj nëpër turnetë që keni bërë?
Ka ndodhur, por jo nga shokët dhe shoqet e mia, por nga studentët që kanë qenë pas meje. Rasti i fundit ishte kur dhashë premierën në Vjenë. Ishte Saimir Pirgu, që erdhi të më ndiqte.
Ju keni kënduar së bashku me Saimirin edhe në Londër, e sipas shtypit britanik ishte hera e parë që dy shqiptarë luanin rolet kryesore në “Traviata”…
Është e vërtetë dhe ka qenë një arritje jashtëzakonisht e madhe. E para ishte një arritje profesionale, pasi është tempulli i muzikës klasike, ku kanë kënduar idhujt tanë të së kaluarës dhe jo kushdo mund të ngjitet në atë skenë. Nga ana tjetër, dy rolet kryesore, diva dhe partneri, ishin shqiptarë, gjë që nuk u përtyp dhe shumë mirë, pasi në atë periudhë në Londër lakoheshin shembujt negativë për shqiptarët, por në fund kritikat kanë qenë shumë pozitive dhe u prit mjaft mirë.
Përpara se të shkonit në Operën e Londrës apo të Vjenës, kapërcimi i madh drejt këtij tregu ndërkombëtar do të ndodhte në ’93-shin, kur Katia Riçiarelli organizoi një audicion në Shqipëri. Si ia dolët?
Kjo gjë ndodhi rastësisht, pasi ishte hera e dytë që Riçiarelli bënte një konkurs dhe përzgjidhte studentë nga e gjithë bota. Rastësisht vajta dhe mora pjesë dhe nuk kisha shumë shpresë se do të fitoja, pasi merrnin pjesë edhe këngëtarë të TOB-it, ndërsa unë isha studente e vitit të parë. Fati, rastësia ishte që Riçiarelli më mori në grupin e saj, dhe ironia e fatit ishte se më mori si mexosoprano dhe ky ishte një gabim i vogël.
Është e vërtetë që kur do dilnit për herë të parë në skenë në Mantova nuk kishit as veshje dhe as këpucë?
Kanë qenë kujtime shumë të bukura. Është e vërtetë që unë ika me pasionin për të kënduar, por ai pasion do dhe një makinë mbrapa për ta mbështetur dhe në fakt ika pak si në ajër. Një natë para se të këndoja, Riçiarelli donte të na shikonte si jemi veshur pasi ne përfaqësonim Shqipërinë. Në atë moment, nuk thoja që nuk kam fustan, por vetëm ulja kokën dhe mendoja se do më ikte kjo mundësi, se nuk kisha veshjen e duhur. Por, pasi u kompletova, me t’u thirrur emri im u nisa dhe me të dalë në skenë, më ngeci taka e këpucëve. M’u krijua një panik, për të mos thënë që të gjithë ngjyrat e ylberit kalonin në fytyrën time, por u kapërcye me sukses.
Ishte e vështirë të bëje karrierë në fillim të viteve ’90 në Itali?
Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Unë aty e kuptova vështirësinë dhe pasigurinë drejt kësaj karriere. Kam pasur shumë momente të vështira, pasi duhej të mbaja dhe veten time dhe të shkoja në shkollë. Për të mbajtur veten kam punuar me të moshuar, në restorante dhe duhej të shkoja edhe në shkollë, pasi e fitova atë dhe u transferova në Romë. Kam pasur shumë vështirësi, sepse edhe pse ishte evidente përgatitja ime, prapë nuk e përtypnim dot italianët.
Ju paragjykonin italianët?
Filozofia ime ka qenë që ndoshta kjo sakrificë do t’ia vlente një ditë. Kishte diferencime, pasi pedagogët nuk jepnin maksimumin e tyre me ne. Të shikonin sikur vjen nga një planet tjetër dhe sikur kërkoje një gjë që nuk të takonte. Të gjitha këto vështirësi më bënë që të hyja në një tunel depresioni, ku mësova të mbijetoj e vetme, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë.
A ju ka rënë rast të takoni profesorët tuaj të Santa Cecilias, pasi ju u bëtë pjesë e operave më të famshme të globit?
Gjithmonë. Më tepër se sa me profesorin, me sekretarin e Santa Cecilias, sepse në atë periudhë që fitova shkollën, më duhej një dokument që unë isha qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe kjo do më ndihmonte që të vazhdoja studimet e ligjshme. Kjo gjë nuk m’u dha dhe u përcolla në një mënyrë jo shumë të këndshme nga Ambasada. Pasi shkoj në shkollë, i them sekretarit: Më vjen keq, po unë nuk e marr dot dokumentin dhe më duket se po humbas shkollën. Në ato momente kam qarë dhe ai e mbylli derën dhe më tha: “Do doja që fëmija im të donte shkollën kështu si ju”, dhe më premtoi se do më ndihmonte dhe do të firmoste. Unë atë person nuk e kam harruar dhe është i vetmi kontakt që vazhdoj edhe sot ta kem.
Kur ishin njohjet e para që u evidentuat si një këngëtare?
Kam filluar shumë shpejt të evidentohem, të jem e sinqertë. Pas konkursit të Pucinit, kam bërë konkursin Ankona dhe një tjetër, ku kisha mundësi të paguaja dhe biletën e trenit. Ishte shumë e vështirë, pasi ato lekë që kisha i shpenzoja për libra dhe nuk të jepej mundësia të shkoje nga një qytet në tjetrin për të marrë pjesë në konkurse. Pasi bëra të tri këto konkurse, fitova, dhe që nga ai moment kam prekur gjithë Italinë dhe gjithë Europën për një periudhë shumë të shkurtër.
Në çfarë moshe u ngjitët në një skenë prestigjioze dhe përse u transferuat nga Italia?
Jam ngjitur në moshën 23-24 vjeçe. U transferova nga Italia, sepse kisha një arsye familjare, pasi shkova në Nju Jork bashkë me shokun tim të jetës, por në fund të fundit shtëpia e këngëtarit është në çdo qytet që shkon. Nuk mund të kesh një vend kur karriera merr një përmasë të atillë.
Kur filloi njohja juaj ndërkombëtare?
Duke lënë modestinë mënjanë, çdo dalje e imja ishte një sukses për mua. Por, vështirësitë që kishte marketingu ishin të shumta, pasi ajo është mbështetja kryesore e njohjes ndërkombëtare. Ndërsa në Shqipëri nuk e dinin fare se çfarë njohje kisha fituar unë si soprano në operat ndërkombëtare, madje as familja ime nuk e dinte edhe pse unë ia shpjegoja, por nuk e kuptonin dot. Megjithatë ,kanë qenë tepër pozitivë. Gjithmonë më thoshin: Nëse je e lumtur, ti vetëm vazhdo.
A patën rast të ishin në një nga sallat ku ju keni kënduar?
Vetëm babi ka pasur mundësinë, kur kam qenë në Filadelfia me operën “Butterfly”. Ishte një kurorëzim i një ëndrre të prindërve të mi. Dhe mami gjithmonë më thoshte: Nëse një ditë do bëhesh këngëtare, duhet të këndosh “Madam Butterfly”. Fati donte që im atë të arrinte të më shikonte, duke kënduar këtë opera që ata e donin shumë.
Një rastësi e çuditshme ju çoi në “Royal Opera” të Londrës. Më 17 janar të vitit 2008, ju kënduat në vend të Ana Netrebkos, e cila ishte sëmurë, por njoftimin e morët vetëm një ditë më parë. Mbaj mend që Ismail Kadare disa ditë pas shfaqjes, në një takim, më foli me superlativa për reagimin që britanikët patën ndaj zërit tuaj….
Ka qenë një moment shumë i bukur. Aty ku është vështirësia më e madhe, aty është dhe mundësia më e madhe. Në atë kohë isha në Nju Jork dhe po studioja një opera tjetër. Një natë përpara më merr menaxheri dhe më thotë që “Ermonela kështu është puna, por duhet të kesh shumë kurajë për të bërë një hap të tillë”. Ishte hera e parë që do të këndoja në operën e Londrës, ndaj duhej të bëja një audicion për të kënduar atje. Në atë kohë nuk kisha vizën dhe ata më morën duke shkelur ligjet. Pasi arrij në aeroport, hap celularin të shikoj nëse do të më njoftonin për provat, por asgjë. Sapo shkoj në hotel të hap valixhen, më bie telefoni dhe më njoftojnë që duhej të ikja pasi kisha vetëm katër orë para premierës. Nuk u prezantova si një divë, por si një zëvendësuese, dhe kjo dalje ishte si një thikë me dy presa. Në fillim nisëm provat, para se të hyja në skenë, por për një orë vetëm mësova kush ishte dera që do të hyja dhe cila ishte dera që do të dilja, asgjë tjetër. Para se të fillonte shfaqja, del drejtori i Teatrit dhe thotë se “për arsye shëndetësore sonte nuk do të dëgjoni Ana Netrebkon, por Ermonela Jahon”. Në këtë çast publiku reagoi dhe nisën zhurmat dhe këtë herë thashë fati e shansi janë në anën e publikut. Isha e panjohur për teatrin dhe drejtuesit e tij, çdo gjë në atë moment ia lash fatit. Fillimi ishte i vështirë, por aktin e fundit të operës e mbylla me lot në sy dhe me sukses.
Në vitin 2010, pas këtij suksesi, u rikthyet sërish në Londër me Saimir Pirgun, si ju pritën këtë herë të dytë?
Ajo ka qenë një fitore dopio, pasi nuk donin të paguanin një biletë kaq të shtrenjtë për të dëgjuar për 3 orë dy shqiptarë. Për artistët është ligj reagimi i publikut dhe ai për ne ishte mjaft pozitiv.
Sa kushton një biletë opera në Londër?
Për një premierë shkon deri në 700- 800 paund dhe kjo ishte për dy shqiptarë.
Çfarë marrëdhëniesh keni me Saimir Pirgun?
Marrëdhënie shumë të mira. Është e vështirë të gjesh dy shqiptarë në opera. U lidhëm shumë në Angli për arsye se treguam se kush ishim. Na lidhi egoja që kishim të dy. Ishte një bashkëpunim i mrekullueshëm, nuk kishe nevojë që t’i tregoje bëj këtë apo atë, ne kishim gjuhë të përbashkët.
Po me Inva Mulën keni kontakte?
Me Invën kam kontakte normale, por i përket një brezi tjetër. Është më e madhe se unë dhe vijmë nga dy botë të ndryshme, pasi unë dhe Pirgu vijmë nga shkolla italiane, ndërsa Inva nga ajo franceze. Por, ka qenë një moment në Trieste, ku rastësia e solli që të këndojmë një natë njëra, një natë tjetra. U komentua me nota pozitive dhe shumë gazeta shkruanin që ne ishim si shqiponja me dy koka.
Pashë kalendarin tuaj dhe në maj ishit në Vjenë, në fund të majit dhe qershor në Berlin, në gusht do jeni në skenën e Veronës, pas kësaj në Bilbao, ktheheni në operën e Vjenës, pastaj në teatrin “San Carlo” të Napolit, sërish në Berlin, Tulon, Barcelonë dhe më pas në operën e Monte Carlos, për ta mbyllur në maj të vitit të ardhshëm në operën e Mynihut. Si mund të arrini që brenda një viti të arrini të zhvendoseni në kaq shumë qytete?
Është shumë e vështirë, por duhet marrë çdo gjë me pozitivitet. E veçanta në gjithë këtë rrugë është publiku, pasi ka dallime mes tyre. Për shembull, shkon në Francë dhe dashuria që të jep publiku është i veçantë, të duartrokasin pafund, ndërsa britanikët janë më të ftohtë, ata presin fundin për të vlerësuar dhe për të dhënë dashuri. Të njëjtën gjë kanë edhe vjenezët, por ndryshon nga vendi në vend.
Cili publik ju pëlqen më shumë. Cili është vendi që jeni ndjerë më mirë?
Kudo jam ndjerë mirë, pasi në skenë përpiqem të jem e vërtetë dhe të këndojë me shpirt. Çdo publik kur i flet me gjuhën e zemrës është e pamundur që mos të japin atë mirënjohje.
A ju pengon kjo zhvendosje e vazhdueshme në jetën tuaj familjare?
Më pengon, pasi të mungojnë afeksionet. Një artist duhet të ketë rreth tij përkrahjen e personit që do, ndan jetën dhe shumë e shumë gjëra të tjera.
Vini shpesh në Shqipëri?
Vij çdo vit për të parë familjen time. Ndërsa në skenën shqiptare jam ngjitur para 7 vitesh dhe e kam pasur ëndërr, pasi ika nga Shqipëria në fillimet e suksesit tim. Dëshira për t’u ngjitur në skenën e TKOB-it është shumë e madhe.
Keni pasur oferta për të ardhur në Tiranë?
Kam pasur, por janë anuluar gjatë rrugës. Është shumë e vështirë të bashkëpunosh në Shqipëri, pasi nuk e pranojnë dot që jo çdo gjë që vjen nga jashtë ka më tepër vlerë se sa një person që flet gjuhën tënde, ti ke ndarë jetën dhe sukseset me të.
A është e vërtetë që ju keni pasur dëshirë që të krijoni një shkollë të muzikës klasike në Tiranë?
Ka qenë një dëshirë që në fillim, kur unë ika nga Shqipëria. Kjo shkëndijë ndodhi në 150-vjetorin e shtetit italian në Verona, ku isha diva e asaj mbrëmjeje dhe gjatë darkimit u hodh si ide që të hapej një akademi, jo vetëm për muzikën, por edhe për skenografinë, kostumografin, instrumentistët etj. Ajo që m’u kërkua ishte që të bëja ndërmjetësin me kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën. Gjatë një vizite familjare përfitova të takoja kryetarin e Bashkisë dhe të bënim të mundur bashkëpunimin dypalësh.
A ka në Shqipëri sot talente?
Muzika do atë pasionin, zjarrin që ne e kemi si popull. Besoj se ka talente, por në art besoj se këtë çelës jo të gjithë e kanë.
Shtypi thotë që keni qenë një fëmijë i ndrojtur. Nuk dukeni aq e ndrojtur tani, e keni lënë pas ndrojtjen e fëmijërisë?
Ndrojtja aty është, por ku flitet për artin dhe muzikën është çelësi i sigurisë sime psikologjike.
Karriera e një artisteje dhe sidomos një këngëtareje operistike nuk është e pafund, pasi vjen një kohë që jeni jashtë tregut. Keni menduar se një ditë mund të jeni jashtë skenave?
E mendoj gjithmonë dhe e di që një ditë do të ndodhë. Nuk është mendim i trishtuar, pasi e di që është një gjë që nuk do të zgjasë përjetë. Në momentin kur të jem jashtë skenës, mendoj të jap eksperiencën time si pedagoge, të ndihmoj brezin e ri.
E mendoni ndonjëherë kthimin në Shqipëri?
E kam menduar, por prapë ngelet diçka e largët, nuk mund ta them tani, jetës nuk i dihet…

BLENDI FEVZIU

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per ““Kur isha fëmijë doja të bëhesha si Parashqevi Simaku””

  1. sa kenaqesi esht kur ndigjon histori te tilla suksesi nga nje bashkatdhetare,me gjith ato vuajtje dhe sot esht nje artiste me fam boterore, sepse edhe un kam qen emigrant dhe sot kam nji bisnes timin, por isha krenar kur me pyesnin se nga vija…

  2. kur isha femij doja te behesha si Elvana Gjata

Beni nje Koment

5 + = 9

Social Network

AMC universal
Abissnet

VIDEO

Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept