Ekonomie Martë, 12 Qershor, 2012 | 15:22 pmMinistri Petrit Vasili dhe deputeti Edmond Spaho legalizojnë shtëpitë.
Lista zyrtare me përfituesit për 12 qarqe të vendit.
Qytetarët e 12 qarqeve të vendit kanë gati 2247 leje legalizimesh, të cilat duhet t’i tërheqin pranë drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale. Nga Drejtoria qendrore janë bërë publike listat me emrat e qytetarëve që u legalizohet objekti i vetëdeklaruar, ku bien në sy edhe emrat e ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe deputetit të PD-së, Edmond Spaho. Paraprakisht për këta qytetarë ka përfunduar procesi i shqyrtimit të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe po kështu është bërë edhe pagesa e faturës financiare që është nxjerrë nga përllogaritjet e kryera nga Agjencia. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës nga ana e Agjencisë është bërë i mundur tashmë kalimi në fazën e fundit, që është dhënia e lejes së legalizimit. Qytetarët kanë tashmë të legalizuar objektin informal që kanë deklaruar më herët dhe kjo pasuri e paluajtshme tashmë mund të regjistrohet në hipotekë duke e bërë kështu qytetarin pronarin përfundimtar. Pas regjistrimit në hipotekë mundësohet edhe disponimi i tapisë, çka garanton përfundimin e plotë të procesit për një pasuri të paluajtshme.
Tarifat dhe afati
Në fund të majit qeveria bëri disa ndryshime në ligjin që sanksiononte tarifat e shërbimit për procesin e legalizimit. Ajo shtoi një tarifë të re prej 6 mijë lekësh si tarifë që lidhet me shërbimin e përgatitjes së dokumentacionit tekniko-ligjor për dosjet respektive të qytetarëve që kanë vetëdeklaruar ndërtimet informale. Më herët ligji përcaktonte pagesën e vetëm një tarife, që ishte ajo e shërbimit të përditësimit në terren, që ka vlerën 4 mijë lekë për çdo kat të objektit informal të ndërtuar apo shtesës pa leje. Po kështu, një ndryshim tjetër i rëndësishëm që lidhet me procesin e legalizimeve ishte edhe ajo e afateve për pagesat. Për faturat që Agjencia e Legalizimeve pret për qytetarë të caktuar që marrin shërbim pranë saj si për dokumentacion, si për përditësim në terren, afati i pagesës është ulur në 10 ditë. Më parë ky afat i lënë në dispozicion për pagesë ishte një muaj.
Per te pare emrat e qytetareve qe marrin legalizimet klikoni mbi:PDFNERTILA MAHOtweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
1 Koment per “Legalizimet, emrat e 2247 qytetarëve që marrin lejen”
pershendetje te dashur miq…do te doja te dija ku mund ti gjej emrat e qytetareve qe u ka dale legalizimi ne tirane…kush mund te me ndihmoje i jam mirnjohes
pershendetje te dashur miq…do te doja te dija ku mund ti gjej emrat e qytetareve qe u ka dale legalizimi ne tirane…kush mund te me ndihmoje i jam mirnjohes