Panorama Sport
Home » Kuriozitete » I hyn miu në pantallona, zhvishet në mes të stacionit

I hyn miu në pantallona, zhvishet në mes të stacionit

Një grua u detyrua të heqë pantallonat në mes të stacionit të metrosë, kur një mi po i ngjitej nëpër këmbë. Ana Vargas, 40 vjeç, ishte ulur në një nga stolat e stacionit “Columbus Circle” të Nju Jorkut në orën 7:50 të mëngjesit, kur një mi i tmerruar papritur iu fut në pantallona dhe po i ngitej nëpër këmbë. Fillimisht ajo kishte menduar se pantallonat po lëviznin vetë për shkak të ndonjë rryme. Por më pas e kuptoi ç’po ndodhte në të vërtetë. Ajo po shkundte fort pantallonat, por miu nuk binte. Më pas kishte bërtitur: “O Zot kam një kafshë poshtë pantallonave”, sipas “New York Daily News”. Ndaj asaj iu desh të hiqte pantallonat përpara të gjithë udhëtarëve. Shpëtoi nga miu, por më pas u dërgua në spital për t’u kuruar për gërvishtjet.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

5 Komente per “I hyn miu në pantallona, zhvishet në mes të stacionit”

  1. Betohem se do i hiqja te gjitha vec po ta shihja miun e jo me te me futej ne trup!!!

  2. miu ishte tek patallonat rastesisht apo kishte qellime te tjera

  3. do jepja rrogen mujore vetem te asistoja ne nje spektakel te tille.
    Te kenaqet shpirti: situate e parrezikshme, komike, erotike….ja kjo eshte dobia e minjve se deri sot nuk kisha gjetur tjeterr dobi.

  4. me ka ndollur dicka e ngjashme por protagonisti kryesur eshte merimange ne gjokset e nje femre Qe po priste per autobus por ajo nuk e shikoi ngaqe lexonte gazeten dhe marimanga filloi te avancoje drejt piramidave dhe une I thash shiko ke nje merimange ajo ngriu dhe kur merimanga iu afrua ke qafa une vec iu afrova dhe I fryra

Beni nje Koment


2 + 7 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept