Grabit me armë dyqanin e seksit, vjedh vibratorin pa karikuesin
Kuriozitete e Martë, 12 Qershor, 2012 | 14:56 pm
Një grabitës i armatosur ka vjedhur një lodër seksi të larë me flori 18 karat nga një dyqan luksoz objektesh për lojëra seksuale në Brazil. Policia tha se burri kishte hyrë në “Erotica Luxo” në Brazilia, kishte lidhur shitësin dhe kishte marrë vetëm një objekt nga kutia ku po reklamohej. Ai nuk kishte vjedhur asgjë tjetër përveç vibratorit të larë në flori, i cili ishte nxjerrë në shitje me një çmim rreth 3000 euro. Pronarja e dyqanit, Vanesa Baldini, tha se grabitësi nuk kishte marrë as karikuesin e vibratorit të prodhuar në Suedi. “Me të vërtetë që nuk e di se çfarë do të bëjë me të. Po ia lë imagjinatës së tij”, tha ajo.




























KUJDES SE DO VIJE PRAPE TE VJEDHE DHE KARIKUESIN !!