Sekui uron Nishanin: Roli i Presidentit, me rëndësi për integrimin
Tipike e Hënë, 11 Qershor, 2012 | 20:40 pmTIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europina në Tiranë, Etore Sekui ka përgëzuar Bujar Nishanin për zgjedhjen e tij si President i Republikës së Shqipërisë.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Sekui, i cili ka qenë mjaft aktiv gjatë negociatave për zgjedhjen e një presidenti konsensual, i uron Nishanit suksese në postin, që sipas tij, përfaqëson unitetin e popullit.
“Dëshiroj t’i uroj z. Nishani suksese si President, post i cili përfaqëson unitetin e popullit. Roli i Presidentit në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe për të ndihmuar vendin në bashkimin e të gjitha përpjekjeve do të jetë me rëndësi të vendimtare për Shqipërinë për të përballuar me sukses sfidat në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”- thuhet në njoftimin e ambasadorit të BE-së, Etore Sekui.



























