PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Une Gruaja » Majlinda Gurra: Qëndisja si terapi antistres

Majlinda Gurra: Qëndisja si terapi antistres

Dikur, përpara viteve ‘90, procesi i qëndisjes për një femër ishte si një shkollë fillore e detyrueshme, së cilës nuk i shpëtoje dot. Gjyshet e urta kishin durimin e pashoq për të mësuar mbesat e tyre se si të mbanin gjilpërën apo grepin, më vonë shtizat në duar, për të mësuar proceset më të lehta të punës me dorë. Ndërsa më tutje ishte detyrë e nënës që, përpara se vajza të martohej e të shkonte në derën e burrit, thuajse të gjithë pajën duhet ta realizonte vetë. Centro apo mbulesa tavoline të punuara kujdesshëm dhe me durimin e një murgu për muaj të tërë. Punime me kortina për perdet e shkurtra, ndërsa modeli i azhurit ishte i pashmangshëm për pjesët anësore të çarçafëve. Andaj, nuk ishte habi e madhe që pajat e vajzave të reja që martoheshin ishin të gjitha njësoj, sepse modelet që qarkullonin nëpër duar ishin sa të varfra, aq edhe të kursyera në mozaikë, larmishmëri ngjyrash, tendencash etj. Sot gjithçka ka ndryshuar kryekëput. Arti i të qëndisurit, jo vetëm që nuk është më një nevojë, por përkundrazi, është kthyer në një qasje interesante për gratë që duan të shtendosin nervat pas një ngarkesë ditore në punë, për femrat që u qëndrojnë larg argëtimeve klishe si kafenetë apo shëtitjet e gjata, të cilat zgjedhin që kohën e tyre të lirë ta mbushin mjeshtërisht bukur apo edhe për shumëkënd që është i dhënë pas punës së dorës dhe krijimeve artizanale, vlera e të cilave as nuk mund të krahasohet me një dhuratë të blerë të gatshme apo të ardhur nga cilido kënd i botës. Majlinda Gurrës që prej 12 vitesh jo vetëm nuk i ndahet gjilpëra nga dora, por ka ndërtuar një biznes më vete, ku gra të të gjitha moshave e bëjnë për dëshirë personale, apo të paguara nga Majlinda, realizimin e modeleve të gatshme me përmasa të ndryshme. “Ide për qëndisje”, një kënd i veçantë, i artit të qëndisjes dhe dhuratave të mençura të punuara me dorë, të cilat u dedikohen datave specifike, si ajo e martesës, e lindjes së fëmijës, emra të përzemërt etj. Nga diploma e biokimisë, tek arti i qëndistarisë, ku është lidhja? Ishte një periudhë e vështirë në jetën time, kur mbeta pa punë. Laboratori i kimisë, ku punoja prej kohësh, u mbyll dhe një ditë të bukur e gjeta veten me duar në xhepa dhe pa asnjë angazhim profesional. Përveç përgjegjësisë bashkëshortore apo edhe asaj si nënë, doemoes doja të gjeja një zgjidhje, për të mos qendruar kotë dhe vrarë kohën nëpër kafene me shoqet e mikeshat e mia. Gjatë kësaj kohe u njoha me një zonjë greke, e cila bënte qëndisje të modeleve të ndryshme, por të destinuara për tregun e huaj. Si e bija e një qëndistareje me famë në Tiranë në vitet e komunizimit, jam rritur me idenë e së bukurës, me përvojën e qëndisjes si një traditë familjare e jona, mes penjëve, modeleve dhe nuk isha pa “brum”. Vendosa t’i rikthehesha pasionit të fëmijërisë dhe genit familjar, kësisoj u përfshiva në artin e pafundmë të qëndistarisë duke krijuar një aktivitet timin. Sa i vështirë ka qenë fillimi i këtij rrugëtimi profesional për ju? Fillimisht, përmes disa të njohurve të tim shoqi që jetonë në Francë, shkova disa herë atje për të parë magazinën ku furnizohej e gjithë bota me moline, modele të gatshme për t’u realizuar, panorama, copa perdesh, mbulesa tavolinash etj. Shumë shpejt mu zgjuan kujtimet e vjetra, kur qëndisja bashkë me mamanë, dhe time motër. Sot, pas 12 viteve aktivitet dhe punë artizanale të timen, besoj se gjithçka ia ka vlejtur. Thatë se mamaja juaj ka qenë mjeshtre në këtë fushë… Ime më, Hajrie Doraci, ka qenë me titull “mjeshtre” në qëndistari dhe shefe e gjithë NPV-së së Tiranës. Prej saj, që e vogël kam mësuar punimin me mbushje, kryq, azhuret, qëndisjet në gjergjef, të cilat vijnë edhe sot, por në një formë më të moderuar. Përvoja personale dhe tradita familjare janë ndërthurur mirë tek unë, gjë e cila bën që asnjëherë të mos e humbas dëshirën për të marrë gjilpërën në dorë e për të punuar me orë të tëra. Dikur, proçesi i qëndisjes i detyrueshëm për t’u mësuar nga çdo vajzë. Në ditët e sotme mbetet një zgjedhje personale apo jo? Personale, por edhe luksi besoj. Jo shumë gra e kanë kohën e lirë në dispozion për të ndenjur ulur gjatë dhe për të mbaruar molinetë me radhë, apo për t’u marrë seriozisht me një model të preferuar. Por, konstatoj që tendenca për të ripërqafuar punën e dorës ka ardhur në rritje, bashkë me format e moderuara të bazës së punës dhe lëndës së parë të nevojshme për këtë proçes. Është e vërtetë që në periudhën e komunizmit nuk kishte vajzë të vogël apo të rritur që të mos dinte të qëndiste, të bënte punë me grep apo me shtiza. Një model qarkullonte në 30 gra të lagjes apo të fisit, çka e bënte të njëtrajshme dhe aspak specifike punën e tyre. Në ditët e sotme, e qëndisura për disa gra është angari e tepruar, për të tjera rezulton një terapi e antistres. Le të qëndrojmë tek kjo e fundit, ç’efekte antistres ka puna e dorës? Thuajse çdo grua në shtëpinë e saj, ka një kënd të caktuar posaçërisht për proçesin e qëndisjes. Kur futesh aty brenda dhe ndër duar ke një model që e pëlqen shumë dhe dëshiron ta përfundosh, rehatohesh mendërisht dhe emocionalisht. Sapo merr gjilpërë, mendja jote punon vetëm tek mënyra e lëvizjeve, tek ngjyrat, molinetë. Sot, qëndisja është në ato nivele që të ofron vetëm kënaqësi në diçka që ti e ke përzemër. Përveç aplikimit vetjak nga çdo femër, a shfrytëzohet puna e dorës si terapi në ambiente të izoluara, le të themi burgje, spitale…? Kjo është një nga gjetjet më interesante për gratë e izoluara, të të gjithë grupmoshave, të cilave u është privuar liria. Nëpër burgjet e grave në vend, kryesisht punime më të preferuara të dorës janë ato me grep dhe me gjilpërë. Në modelet e gatshme, për të cilat nevojitet vëmendje, përqendrim, gratë humbasin mendjen, duke u distancuar nga problemet që i mbajnë të ngërthyera në ato kushte. Terapia e të qëndisurit, përzgjedhja e modeleve sipas preferencave, teksa dikush e bën për dëshirë, një tjetër për dhuratë apo edhe për ta shitur, humbja në botën shumëngjyrëshe të molineve, nuancave të forta etj i largon nga hallet apo problemet që ato mund të kenë. Efekti i kësaj “terapie” është i provuar shkencërisht? Në disa shtete ku kam qenë për shkak të punës apo edhe për dëshirë personale, si Francë, Suedi, Zvicër etj., kam parë nga afër se si nëpër spitalet qendrore të këtyre shteteve të mëdha evropiane, ishin krijuar dhoma të posaçme enkas për procesin e të qëndisurës. Këto quheshin dhomat e terapisë emocionale, ku pacientët e sëmurë, por që ishin në gjendje për të lëvizur nëpër korridoret e spitalit dhe jo në gjendje akute, zgjidhin të shkonin në këto dhoma për t’u relaksuar, për t’u larguar nga shtrati i sëmundjes. Duke u marrë me qëndisjen, ata përhumbeshin aty, duke mos u kthyer pas disa orëve në dhomë, e duke qetësuar shpirtin, mendjen, duke përmirësuar gjendjen emotive. Njësoj funksiononte edhe për të afërmit e pacientëve të sëmurë, që vinin për t’i vizituar apo ata që qëndronin për net të tëra pranë të sëmurit. Si kanë ndryshuar ndër vite modelet që ofrohen për punimet me dorë, cilësia e produkteve etj? Qëndisja ka ndryshuar së bashku me modën ndër vite. Nga vitet ‘90 ne trashëguam punën artizanale të dorës dhe me kalimin e kohës syri ishte edhe më i stërvitur ndaj dhe modelet u moderuan, gjithçka u zhvillua duke u përsosur si proçes. Dikur punimet e vjetra ishin thjesht me mbushje apo punë kryq. Copat kanë qenë poliestër, ndërsa për penjtë mamatë tona shqepnin akllazin dhe i merrnin fijet. Sot, penjtë janë me fibra natyrale për veshjet e bebeve. Molinetë i rezistojnë larjes, nuk zbardhen nga drita apo qëndrimi i gjatë në mur, ka goxha cilësi. Gjithashtu, modelet janë nga më të larmishmet, peizazhe, personazhe të artit, ikona fetare, apo panorama specifike me data përvjetoresh martese. ERMIRA ISUFAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Majlinda Gurra: Qëndisja si terapi antistres”

  1. te lumte linda.te falenderoj shume per idete kaq te dobishme qe percjell per grate.po problemi eshte se ne po qendisem nuk shohim dot Ezelin!!!!(ironi)
    ketu te fokusohen OJF-te per te lene gjurme pozitive ne komunitet e jo ne promocione boshe.
    pune te mbare e mendje te bukur ashtu si je ne foto.

Beni nje Koment


9 + = 10

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy