Kameron dhe gruaja harrojnë vajzën 8 vjeçe në lokal
Kuriozitete e Hënë, 11 Qershor, 2012 | 14:05 pm
Kryeministri britanik Dejvid Kameron ka pranuar publikisht se ai dhe gruaja e tij e kanë lënë gabimisht vajzën tetë-vjeçare në një bar, pasi kishin ngrënë drekë me miqtë e tyre disa muaj më parë.
Zyra e Kameronit konfirmoi se vajza e kryeministrit Nensi ka kaluar rreth 15 minuta në Plough Inn në Kadsden në Bakingemshajër, para se Kameroni dhe gruaja e tij, Samanta, të ktheheshin për ta marrë.
Në njoftim thuhet se incidenti ka ndodhur “disa muaj më parë”. Aty bëhet e ditur se Kameroni dhe gruaja e tij ishin të “shqetësuar” shumë pas incidentit.
Raportohet se lajmi fillimisht i bërë publik nga gazeta “Sun” e Britanisë, mund ta vë në siklet Kameronin, derisa qeveria e tij, po i jep një shtysë të re ndihmës “për problemet familjare”.



























Në Bruksel.,Ministrja e mbrendëshme e harroi celularin,se gjeti më.
Oops. Kur u kthyen kishin thene se bene mire se kishin harruar edhe cadren.